LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rikthimi i basteve sportive/ Rama zbulon ku do të shkojnë të ardhurat

28 Mars 2023, 12:28, Politikë CNA

Rikthimi i basteve sportive/ Rama zbulon ku do të shkojnë të

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se të ardhurat që do të mblidhen nga rihapja e basteve sportive do të shkojnë për financimin e disa fushave si sport, kulturë dhe teknologji.

Rama gjatë ceremonisë së nderimit të shtatë sportistëve shqiptarë ka theksuar mbështetjen që do të tregojë qeveria për sportistët shqiptarë duke përmendur edhe rastin e kampiones shqiptare Luiza Gega.

“Kemi parë bashkë me kryetarin e komitetit olimpik, që sot ne kemi në aspektin e vlerësimeve për sportistët një politikë financiare që praktikisht i fut sportistët tanë elitarë në nivelin e parë evropian sa i përket mbështetjes financiare. Pa diskutim jemi të parët në rajon, në raport me shumë vende që kanë kampionë botërorë në këto disiplina dhe duam ta bëjmë këtë duke shtuar edhe një mbështetje për periudhën stërvitore speciale sepse aty ka akoma një boshllëk. Do të japim mundësinë për stërvitjen në ato parametra siç është rasti i Luizës që kishte nevojë për stërvitje. Tjetra është që së shpejti do të kalojmë më në fund për miratim pasi të hyjë në këto ditë në procesin e konsultimit publik, ligjin për aktivitetet e basteve 'online'”, tha Rama.

Sa u përket basteve sportive kryeministri ka thënë do të kthehet nga një aktivitet joformal në një aktivitet formal ku do të kenë akses kompanitë e mëdha ndërkombëtare.

“Do të jetë një hap i rëndësishëm për të formalizuar një aspekt të këtij aktiviteti bastesh që siç ka treguar eksperienca nuk kemi mundur ta ndalim, por asnjë vend, përfshirë ato me kontroll të madh autoritarist. Në vend që të mbetet një aktivitet joformal, të kthehet i formalizuar ku të kenë akses kompanitë e mëdha ndërkombëtare dhe të ketë garanci për lojtarët për të gjitha aspektet dhe ku sipas ligjit të gjitha të ardhurat do t’i shkojnë sportit, kulturës dhe teknologjisë. Ndryshe nga më parë, e kemi përcaktuar në ligj nuk mund të merren për të mbuluar nevoja të tjera të qeverisë, por do të jenë të fokusuara vetëm këtu. Do të kemi një strukturë të re që do të bëjë mbikëqyrjen e kësaj industrie dhe do të kemi një bord kombëtar ku do të jenë pjesëmarrës përfaqësues nga qeveria dhe federata dhe për të përcaktuar ndarjen e fondeve në mënyrë periodike sipas projekteve dhe nevojave të federatave sportive, të sektorit të kulturës, të grupeve të ndryshme që janë të interesuar për projekte kulturore”, u shpreh ai./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga