LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Opozita e bashkuar në seli/ Berisha: Vendim që përloti demokratët

12 Shkurt 2024, 19:25, Politikë CNA
Opozita e bashkuar në seli/ Berisha: Vendim që përloti
Kryetari i PD-së, Sali Berisha

Kryetari i PD-së, Sali Berisha foli për bashkimin e grupit parlamentar dhe rikthimin e Gazment Bardhit në selinë qendore të Partisë Demokratike.

Në fjalën e tij për protestuesit në rrugën “Mustafa Matohiti”, Berisha e cilësoi veprimin e grupit të Bardhit si një vendim të përgjegjshëm që sjell shpresë dhe që përloti demokratët.

Sipas tij, mbledhja e sotme e grupit parlamemntar të PD-së bëri realitet dëshirën e rreth 700 mijë shqiptarëve që votuan më 25 prill për opozitën.

“Për të gjitha këto, shumë nga ju jeni përballur me presione të jashtëzakonshme. Me të drejtë edhe mund të jeni përlotur, jo vetëm për padrejtësitë ndaj jush dhe opozitës, por të përlotur për Shqipërinë tonë të dashur. Ka lot në sytë e demokratëve, por ato janë dhe do jenë lot gëzimi, sepse opozita është e bashkuar.

Të dashur miq, në historinë e PD-së, opozitës shqiptare, por edhe Shqipërisë dhe kombit, për aq sa PD, forca kryesore opozitare e vendit është sot shpresë e vetme e shqiptarëve, sot pas një betejë të përbashkët 1-vjeçare, por edhe pas përplasjeve dhe kundërshtive hera herë edhe të forta, 43 deputetë të PD, të koalicionit opozitar, u mblodhën së bashku në drejtimin e kryetarit të grupit parlamentar në selinë e partisë dhe bënë realitet dëshirën e rreth 700 mijë shqiptarëve që votuan më 25 prill për PD-në dhe koalicionin e saj.

Theksoj se ky bashkim nuk ishte i thjeshtë pas përplasjeve të forta të vjeshtës së vitit 2021, por ky bashkim ishte bashkimi më i natyrshëm i politikanëve të përgjegjshëm, atdhetarë, demokratë, të mandatuar nga elektorati i PD.

Ky bashkim ishte akti më i përgjegjshëm para zgjedhësve shqiptarë, dhe në veçanti para jush, demokratë të këtij vendi. Ky bashkim është padyshim akti më i mirëpritur për çdo demokrat që pa përfaqësuesit e tij të bashkohen në mbrojtje të interesave të tij dhe që shohin te ky bashkim rrugën më të sigurtë drejt fitores.

Por duhet të jeni të sigurt se ky bashkim është pritur me tmerr nga kreu i organizatës kriminale, Edi Rama, i cili bëri gjithçka, përdori mjetet më antidemokratike, mohimin e të drejtave themelore të deputetëve, arrestimin e liderit të PD, vetëm që ky bashkim të mos ndodhte.

Edi Rama, sot i tronditur gjer në shpirt, përpiqet të kërcënojë me zgjedhje. I them Edi Ramës se zgjedhjet do bëhen kur të dojë opozita dhe se ti ke fundin tënd.”, theksoi kryedemokrati./ CNA

Lajmet e fundit nga