Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Çështja e vulës së Partisë Demokratike është një nga diskutimet më të mëdha politike, megjithëse është një vendim që i përket një procesi drejtësie. Kjo e fundit në Shqipëri ende e ka shumë të ulët besueshmërinë.
Politikisht Berisha ka treguar se është ai lideri i Partisë Demokratike, është njeriu që ka shumicën e saj.
Gjithsesi, është Gjykata që duhet të vendosë me procedurat e saj, sepse Luli dhe të tijtë pretendojnë se vula u përket atyre.
Lulzim Basha është zgjuar, ka dalë nga strofulla dhe po kërkon që të marrë vulën. Së fundi u shfaq në TV-të e pushtetit, me një flamur të zhubrosur dhe flokët plot llak, duke rënkuar se akuzat ndaj tij nga Berishistët ishin të padrejta.

Basha si presion ndaj Berishës po përdor Alibeajn që të shpallë kandidatura në shumë nga bashkitë e vendit.
Gjyqi është shumë shpejt. Në datën 3 mars 2023 pritet të zhvillohet seanca. KQZ ka afatin e fundit të regjistrimit të subjekteve garuese tre ditë më pas.
Nuk dihet nëse është finalja apo mund të shtyhet dhe të ecë përpara.
Cilat janë vendimet? Janë tri.
Një vendim që e merr vulën Berisha dhe një vendim që e merr vulën Basha.
Vendimi i tretë mund të jetë rikthim, rishqyrtim në shkallë të parë, apo shtyrje etj.
Në rast se vulën e merr Berisha, kandidatët aktualë të shpallur nga Primaret, kandidatët e asaj që quhet Foltorja, që në fakt është PD-ja zyrtare regjistrohen në KQZ, bashkë me kandidatë e tjerë të këshillave bashkiakë dhe koalicionin përkatës.

Lulzim Basha ngelet pa vulë dhe parti, kandidatët e tij nuk kanë si të regjistrohen, e vetmja zgjidhje do të ishte formula e një koalicioni me parti të tjera, që shpallnin kandidatë njerzit e Bashës.
Nëse vulën e merr Lulzim Basha, i cili në fakt figuron ende kryetari i PD-së, në gjykatë, ata që ka shpallur Basha kandidatura, regjistrohen në KQZ si kandidatët e PD-së, të vulës dhe nga ana tjetër kandidatët e Berishës do të regjistrohen me koalicion të ri politik, i cili mund të kryesohet nga LSI-ja siç ndodhi në zgjedhjet e 6 marsit 2022.
Pra do të jemi në të njëjtën situatë, siç ishim një vit më parë me 6 mars 2022.
Lulzim Basha nuk e pranon politikisht Berishën, ai merr vulën regjistron kandidatët e tij nga Jugu në Veri.
Kuptohet që aktualisht kanë shpallur shumë pak kandidatura.
Diku mund të ketë mbështetje të kandidatëve të dalë nga Berisha dhe qartësisht loja është e dukshme që çdo palë që merr vulën regjistron kandidatët.

Por çdo të ndodhë në rast se Basha merr vulën, me kandidatët e Berishës, të cilët ai nuk pranon t’i regjistrojë apo kandidatë të Berishës që mund të kalojnë nga Basha, apo që të gjithë kandidatët e Berishës mund të regjistrohen në një koalicion që mund të quhet Poli i Demokracisë ku përfshihet LSI-ja, partitë e tjera politike dhe Berisha vendos kandidatët e tij.
Do të jetë një garë që duket qartazi se në finale do të na japë një produkt si ai i 6 marsit 2022 që theksuam më lart.
Në rast se do të ketë një kthim për rishqyrtim apo një vendim gjyqësor për shtyrje e të tjera si këto, PD do të vazhdojë të ketë një ngërç, konflikti do të zgjasë, por në zgjedhje do të shkojë me vulën zyrtare që në fakt e kanë Luli, Alibeaj e Gazment Bardhi dhe Partia Demokratike të shumicës që e ka Berisha, do të detyrohet të futet në një koalicion ashtu siç ndodhi një vit më parë.

Por, pritet të ketë shumë rrjedhje kandidaturash andej nga do të anojë vula.
Sepse mund të ketë kandidatë të Bashës që mund të tërhiqen nga gara, apo kandidatë të Berishës që mund të tërhiqen nga gara e të regjistrohen me Bashën.
Por, këto janë pjesë e një skeme tjetër që mund të ndodhë pas shpalljes së vendimit të Gjykatës.
Faktet janë dy.
Në rast se del Basha dhe merr vulën ai do të regjistrojë kandidatët e tij, ndërsa Berisha do të detyrohet të regjistrojë kandidatët me një koalicion tjetër.
Nëse vulën e merr Berisha, Basha pritet të ngelet pa hyrë në zgjedhjet lokale, megjithëse ka një shpresë.
Shpresa është koalicioni i ri i Dashamir Shehit dhe Astrit Patozit, ku shumë nga kandidatët e Bashës mund të shkojnë e të regjistrohen me këtë koalicion politik.
I njëjti opsion mund të zbatohet edhe nga kandidatët e Berishës nëse vulën e merr Basha. Ata mund të regjistrohen me koalicion politik si në 6 marsin e shkuar me LSI-në ose me koalicionin e ri politik “Aleanca progresiste”, të Dashamir Shehit dhe Astrit Patozit./ CNA.al
Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, dhe kreu i Bindjes Dem...
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant B...
Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Ba...
Në vitin 2006, socialistët bllokuan foltoren e Kuvendit, i...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir ...
Kandidati për Bashkinë e Elbasanit, Luçiano Boçi, ka përku...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka nxjerrë rezult...
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka folur për tr...
Kandidati për Bashkinë e Tiranës i Partisë Demokratike...
Ndërsa gara për Bashkinë e Tiranës ka hyrë në një fazë të ...
Dashamir Shehu i LZHK-së dhe Astrit Patozi i Bindjes, ...
Kandidati i PD-së, për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi,...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, u ka bërë thirrje dhjetoristëv...
Grupi i përçarësve vijon me prezantimin e kandidatëve për ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka hequr paralale mes situatës...
Kandidati për kryebashkiak të Tiranës, Belind Këlliçi, vij...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, ka marrë pjesën në Konventën e...
Ilir Meta, kreu i PL-së, ka bërë një deklaratë sot gjatë n...
Kreu i PL-së, Ilir Meta, më në fund ka vendosur të bëjë tr...
Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste në Konventën Kombëtare...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...