LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PD, gati për 14 majin/ Alimehmeti flet për programin zgjedhor

20 Shkurt 2023, 11:46, Politikë CNA

PD, gati për 14 majin/ Alimehmeti flet për programin zgjedhor

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka komentuar situatën parazgjedhore në PD.

Alimehmeti u shpreh se PD-ja ka nisur prej kohësh me përgatitjet dhe në momentin që do të nisë zyrtarisht fushata do të jetë gati.

“Të gjitha përgatitjet janë në kuadër të fushatës. Fushata ende nuk ka nisur, ne po përgatitemi që kur të nisë të jemi gati.

Një pjesë të kësaj veshjeje e ka Tirana. Në fund të ditës bëhet fjalë për shërbime ndaj qytetarëve. Unë nuk mund të them se ku jemi, po ju garantoj që ka vërtetë gjëra të reja në këtë program.

Programi po gatuhet prej javësh dhe muajsh, por do akoma kohën e vet që të dalë zyrtarisht.

Do të jetë një komunitet i tërë që do të marrë benefitet”, tha fillimisht Alimehmeti në emisionin “Tirana Live” në "ABC News".

Më tej, Alimehmeti ka komentuar konotacionet politike, të termit “elektorati gri”.

“Më vret veshin elektorati gri, në mënyrë të qëllimshme partitë e përdorin këtë emër, kjo është pjesa me vibrante e shoqërisë. Përdoret fjala 'gri' qëllimisht nga partitë politike, pse nuk quhet i verdhë, por tentohet të shikohet me një sy tjetër neglizhues”, është shprehur ai./CNA.al

Lajmet e fundit nga