LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moda e vjetër e Dashit me Patozin

18 Shkurt 2023, 16:22, Politikë CNA
Moda e vjetër e Dashit me Patozin
Dashamir Shehi dhe Astrit Patozi

Dashamir Shehu i LZHK-së dhe Astrit Patozi i Bindjes, dje kanë njoftuar themelimin e koalicionit të tyre “Aleanca Progresiste”.

Një koalicion me dy parti, të cilat pretendojnë se janë të djathta dhe me opozitën.

Në fakt Shehi ka qenë sistematikisht në opozitë dhe Bindja lindi si e tillë dhe ngelën dy forca të cilave ende nuk u dihet pesha e vërtetë elektorale.

Bindja ishte një dështim spektakolar, nuk mundi të merrte asnjë mandat në zgjedhjet e vitit 2021, ndërsa Dash Shehi me ato vota që mbledh vetë në qytet, gjithmonë ka mundur të marrë një mandat të dhuruar nga Partia Demokratike dhe Opozita, por edhe për shkak të komunikimit të marrëdhënies së tij që ai ka me median dhe publikun.

Patozi është një tjetër emër i rëndësishëm i PD-së, ish-nënkryetar i saj që për shkak të përplasjeve me Bashën dhe mungesës së demokracisë në PD, ai u përjashtua dhe u hoq në mënyrë skandaloze nga lista në vitin 2017.

Më tej themeloi Bindjen Demokratike ku dhe garoi, humbi, deklaroi që ka dhënë dorëheqjen, por mesa duket nuk ka ndodhur një gjë e tillë.

Flasin të dy kryetarët e partive të vogla për parti progresiste, Aleancë Progresiste.

Në fakt që të dy janë kryetarë partish që nuk kanë ndonjë ndryshim të madh nga Lulzim Basha, Ilir Meta apo Sali Berisha.

Madje, këta dy të fundit, edhe pse nuk janë për t’u përshëndetur shumë për demokracinë që kanë sjellë apo për t’u përqafuar, por janë përgjegjësit kryesorë të situatës politike në vend apo edhe të demokracisë në forcat e tyre politike, të paktën në partitë që kanë pasur, kanë zgjedhur dikë tjetër apo si rasti i Metës ka vendosur edhe gruan, apo Petrit Vasilin si kryetar.

Ndërsa Shehi dhe Patozi janë kryetarë partish që nuk kanë bërë zgjedhje kurrë.

Moda e vjetër e Dashit me Patozin
Dashamir Shehi dhe Astrit Patozi

Dashamir Shehi bashkoi dikur LZHK-në, pas një lëvizjeje të disa partive gjoja të djathta me një frymë gjoja nacionaliste, legaliste, mbajti partinë vetë dhe ka gati 20 vite që s’ka bërë kurrë zgjedhje.

S’ka as degë, as struktura, as parti që zgjidhen, as kuvende, as njerëz.

Dash Shehi që del vetë si babaxhan dhe flet televizioneve, i fut dhe një batutë, qëndron atje në opozitë. Burrë i mirë, i dashur, i respektuar, fjalë të ëmbla si opozitar, por parti në formë demokratike me struktura me zgjedhje, Dash Shehi as ka bërë dhe as ka.

Dhe nuk dihet kë ka edhe në parti. Me shumë gjasa ka ngelur vetë, me ndonjë shok tavolinë. Asgjë më shumë sesa kaq. Por ai e krijon frymën elektorale me mesazhet që përcjell gjatë zgjedhjeve, me fjalimet që mban në parlament apo qëndrimet që ka në opinionin publik. Por me Partinë Demokratike, parti me struktura, parti të organizuar nuk ka.

Nuk është se ka ndodnjë ndryshim të madh nga këto të tjerat. Si Edi Rama që është në pushtet kryeministër, por ka 20 vjet që nuk bën zgjedhje. Kështu është edhe Bindja Demokratike e Astrit Patozit. Bëhet një koalicion mes Bindjes dhe LZHK-së dhe del flet Astrit Patozi.

Kush është Patozi te Bindja?

Ai tha se unë jam shembulli më i mirë i politikanit, po të humb zgjedhjet do të jap dorëheqjen. Ai ka dhënë dorëheqjen si kryetar. Partia ka një kryetar të ri të emëruar, i cili quhet Fabian Topollaj.

Njeriu që duhej të mbante qëndrim, duhet të fliste dhe duhej të deklaronte koalicionin duhej të ishte Fabiani, por del Astriti.

Njofton koalicionin, mban dhe qëndrimet, çka tregon se edhe Patozi ashtu si Sali Berisha, ashtu si Ilir Meta apo ashtu si Dash Shehi nuk ka ikur si kryetar partie.

Moda e vjetër e Dashit me Patozin
Astrit Patozi dhe Sali Berisha

Atë parti që themeloi vetë, nuk e lëshon dot. Kanë ngelur pesë, kanë ngelur dhjetë apo 15, Bindja Demokratike mund të ketë disa njerëz më shumë sesa Dash Shehi, por edhe asaj i kanë rrjedhur së tepërmi.

Për faktin se si parti politike u krijua dhe në zgjedhje hyri sepse kërkonte një forcë politike, të hapur, të vërtetë, demokratike dhe jo si parti e Lulzim Bashës, parti klienteliste, partia e kunatit, e familjes, partia e vetes, që e mban një njeri, që i bën listat një njeri, por një parti e hapur ku njerëzit garojnë.

Edhe Bindja Demokratike, nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga Lulzim Basha. Është themeluar në 2019-ën, jemi në 2023, edhe pse hyri e vetme në zgjedhjet lokale me një muaj parti mori një rezultat aq sa i lanë edhe pse s’kishte as numërues apo si të mbronte votat, por u përfaqësua sa mundet.

Moda e vjetër e Dashit me Patozin
Lulzim Basha dhe Astrit Patozi

Në 2021-shin humbi në mënyrë krejt zhgënjyese për shkak të pritshmërive më të mëdha që kishte. As Patozit, as të tijtë që kandiduan në Shqipëri nuk mundën të mblidhnin dot vota.

Nuk shkuan më shumë se 7 mijë vota në 1 milion e gjysmë votues, një numër që vlen hiç si rezultat zgjedhor. Edhe në një zonë me mazhoritarë të drejtpërdrejtë nuk do të kishin dalë dot deputetë pasi varet dhe nga zona elektorale.

Nga ai moment, pra dy vite më parë Patozi deklaroi se jepte dorëheqjen.

Sot pas dy vitesh është sërish Patozi kryetar.

Është sërish një grup themeltar me 6 vetë që komandon, kontrollon dhe bën partinë dhe pas katër vitesh partia Bindja Demokratike, nuk ka mundur dot të bëjë zgjedhjet.

Ilir Meta mirë apo keq, formalisht i bën zgjedhjet. Sali Berisha mirë apo keq, shkoi, mblodhi një stadium me njerëz, mirë apo keq zhvilloi disa primare, mirë apo keq i ka pesë njerëz, ka një debat të brendshëm, Luli do t’i marrë vulën. Sherri është me Alibeajn dhe grupin e Bashës.

Këtej Patozi ka ikur sepse e zboi Luli, por ku është demokracia e këtyre partive të tjera që sulmojnë më të mëdhatë.

Dakord këto parti të vogla vlejnë, i duhen demokracisë, janë personazhe të rëndësishme edhe Dash Shehi edhe Astrit Patozi. Kanë mendim politik, kanë artikulim të qartë, kanë qenë konseguentë në disa vendime.

Megjithëse ka momente krejtësisht të dyshimta se atëherë kur duhet të flasin heshtin dhe kur duhet të heshtin, flasin. Por, kjo ka pak rëndësi. Janë qëndrimet e tyre, janë personazhe politike me eksperiencë dhe me peshë, me ato pëlqyeshmëri të vogla, me aq sa pak vota kanë. Por që të gjykosh më të mëdhenjtë, nuk duhet të sillesh si ata.

Çfarë ka bërë ndryshe Bindja Demokratike apo LZHK-ja?

Kur janë bërë zgjedhjet, si i kanë bërë zgjedhjet? Cilat janë proceset që kanë zhvilluar? Apo janë thjesht partitë e individëve?

Këtu nuk përfshihet vetëm Patozi dhe Shehi, janë me dhjetëra të tjera që nuk zhvillojnë zgjedhje fare si parti, që s’kanë struktura, thjesht dhe vetëm një vulë dhe ecin përpara a thua se do të bëjnë përmbysjen e madhe, sikur janë alternativat e partive opozitare në Shqipëri.

Moda e vjetër e Dashit me Patozin
Astrit Patozi

Këto duken më shumë lëvizje të cilat bëhen në prag të zgjedhjeve lokale për të ngritur një peshë të vogël elektorale në listat e këshilltarëve.

Edhe në rast se opozita nuk do të ketë një kandidat të vetëm, është këta mund të nxjerrin kandidatin e tretë apo të katërt. Kjo për t’u faktorizuar për zgjedhjet e vitit 2025.

As Berisha, as Basha, kushdo që të jetë tani kushdo që të jetë në krye të opozitës, kur të shkojnë në zgjedhje në rast se do t’i fitojnë, duhet të ulen në tryezë e të negociojnë vendet e deputetëve me koalicionin tjetër opozitar, ku përfshihen Dash Shehi dhe Astrit Patozi.

Pa harruar këtu edhe parti të tjera që kanë dalë nga koalicioni opozitar si Partia Agrare që pritet të kandidojë e vetme në këshillat bashkiakë, apo PDIU e Shpëtim Idrizit e cila pritet të shkojë në zgjedhje sërish e vetme, por duket se është më afër Qeverisë.

Në fakt ky koalicioni i Shehit me Patozin nuk duket se në start ia kalon atij të Selami Jenisherit me Kujtim Gjuzin në 202-shin, por ky vjen te lokalet e 2023-shit./ CNA.al

 

Lajmet e fundit nga