
Më datën 4 tetor, megjithëse është e paparë dhe e padëgjuar më përpara, deputetët e Lulzim Bashës shkuan dhe protestuan përpara Gjykatës së Apelit në Tiranë se duan datën e gjyqit për vulën e PD.
Një budallallëk i padëgjuar, por i justifikuar për çfarë janë e përfaqësojnë Luli dhe sekti i tij i deputetëve. Vetëm 6 muaj pasi ishte bërë ankimimi, deputetët e Lulit kërkuan të afrohet data, pasi u mungon vula. Megjithëse s’kanë asnjë njeri t’i ndjekë nga pas, hall kanë vulën.
Ishin pikërisht deputetët Dashnor Sula dhe Saimir Korreshi (korifej të drejtësisë) që dolën para gjykatës dhe kërkuan që ky organ të japë një vendim të përshpejtuar për vulën e Partisë Demokratike.
Ndërkohë që shqiptarët kanë 3-4 vjet që presin për hallet e tyre në gjykatat e Apelit për shkak të Reformës në Drejtësi dhe pasojave që ajo sjell, Lulzimsave u digjet barku për vulën. Gjykata ende po shqyrton dosjet e 2018-ës dhe 2019-ës, halli i deputetëve të Bashës ishte data për vulën, por edhe këtu sërish tregojnë sa vlejnë e çfarë e kanë këtë skenar kaq banal.
Drejtësia duhet të shqetësohej, sipas tyre, për një sherr vule kur janë me mijëra raste problematikash e hallesh të shqiptarëve.
Gjykata sipas rendit dhe shorteve të hedhura nxori datën 3 nëntor dhe çfarë ndodh, përfaqësuesi i tyre ligjor, Indrit Sefa, nuk u paraqit dhe depozitoi kërkesë për shtyrje seance me pretendimin e arsyes shëndetësore.
Gjykata e Apelit shtyu gjyqin për në datën 10, por edhe këtë herë përfaqësuesi ligjor i Bashës dhe Alibeajt nuk u paraqit dhe kërkoi shtyrje të seancës.
Pra, padia u bë nga deputetët e Lulzim Bashës, apelimi u bë nga deputetët e Lulzim Bashës, afrimi i datës u bë me protestë nga deputetët e Lulzim Bashës, u shpall data dhe nuk shkoi përfaqësuesi ligjor i Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt, u shty data dhe sërish së dyti nuk shkoi përfaqësuesi ligjor i Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt. Avokati i tyre një nga konsulentet ligjorë të kompanive të inceneratorëve, ishte në mbledhje me Alibeajn një natë përpara gjyqit, por të nesërmen u "sëmur".
Ky është një teatër palaçosh politikë, asgjë më shumë sesa kaq, faktet flasin vetë. Bënë padi, e ankimuan në Apel. Shkuan protestuan përpara Apelit, kërkuan që data të afrohet, data u shpall dhe ata nuk shkuan në gjyq.
Këta janë palaço politikë publikë që mendojnë se janë të sofistikuar, por janë thjesht edhe më qesharakë se mund të mendohet.
Të kërkohet shtyrja e seancave gjyqësore kur ti je palë që nuk e ke hapur vetë çështjen, që nuk kërkon afrimin e datës, që nuk beson te kallëzuesi është diçka e njohur në drejtësi, por të ankimosh, të protestosh për datën para gjykatës që të afrohet, data shpallet dhe ti nuk shkon dy herë, atëherë përse ankimon dhe për çfarë proteston?
Thjesht për të treguar që janë sharlatanë, inatçinj e të pavlerë që janë varur pas disa mandatesh të dhuruara nga Lulzim Basha që po i përdor tashmë si palaço publikë./ CNA.al
Media britanike "Sun on Sunday" ka publikuar sot një a...
Një reagim për shpërthimin e ndodhur pasditen e sotme ...
Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, ka reaguar në lidhje...
Të paktën katër persona janë vrarë dhe 38 të tjerë jan...
Vajza e Donald Trump, Tiffany dhe biznesmeni libanez M...
Javët e fundit në tregun mediatik është përfolur shumë...
Sekretari për marrëdhëniet ndërkombëtare të Partisë De...
Gjykata e Beratit ka vendosur të lërë në burg 11 shtetas, ...
Është vendosur përfundimisht mbyllja e institucionit t...
Emigrantët ilegalë shqiptarë po përdorin kopje të pasaport...
Një aksident që ka përfshirë dy makina ka ndodhur paradite...
Pak çaste më parë është raportuar se në qytetin e Fierit k...
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, një ditë pas ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, e ka nisur ditën e sotme m...
Media britanike "Daily Mail" ka pasqyruar protestën e ...
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, ka publikuar disa dok...
Kreu i Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzi, ka komentua...
Gazetari i njohur, Artan Hoxha, ka folur për rrezikun ...
“Për shkak të punës, a je detyruar të pish lëndë narko...
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i gjendur përballë...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të hënë në afërsi t...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, i zuri shumë njerë...
Ndërmjetësit e konfliktit në Lindjen e Mesme mes Shteteve ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...