LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Jemi të hapur për dialog”/ Socialistët ftesë PD-së së Berishës, vizë Alibeajt

20 Shkurt 2023, 12:18, Politikë CNA

“Jemi të hapur për dialog”/ Socialistët ftesë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar sot se janë të hapur për dialog me Partinë Demokratike, me deputetët e saj.

Me këtë deklaratë të bërë pas mbledhjes me grupin parlamentar, ai la të kuptohet se njohin Sali Berishën për kryetar të PD-së, pasi të përjashtuarit janë pjesë e grupit të Berishës.

Duket se pozicioni i Enkelejd Alibeajt është lëkundur edhe përballë socialistëve, ndaj këta të fundit, kërkojnë dialog me deputetët e PD-së, me shumicën që janë pjesë e grupit të Berishës.

“Unë dhe deputetët socialistë jemi të hapur për një dialog. Të konsultohemi, pra, të bëjmë një konsultë publike. Çfarë të bëjë Kuvendi kur thyhen rregullat? Unë di që kur ka një rregull ai zbatohet”, tha Balla./CNA.al

Lajmet e fundit nga