Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...

Gjergji Gjata, ishte një nga kandidatët që mori pjesë në primaret e PD-së së Foltores.
Pasi nuk arriti të kandidonte si i zgjedhur i Foltores së Sali Berishës, Gjergji Gjata u kontaktua nga Gaz Bardhi dhe ai pranoi kandidimin si kandidat i PD-së me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeajn.
Pasi kandidatura e Gjergji Gjatës dhe 41 Këshilltarëve bashkiak u depozitua në KQZ, erdhi njoftimi i tërheqjes së tyre në bllok nga gara lokale në këtë qytet.
Lajmin e bëri të ditur vetë Gjata në rrjete sociale.
Gjata me elegancë shpjegoi dhe zbuloi pak nga arsyeja se përse është tërhequr nga gara.
Gjata foli për mungesë procedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PD-së së "vulës" si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve.
Postimi i Gjatës:
“Ju informojmë se unë si kandidati për Kryetar i Bashkisë Korçë dhe 40 kandidatë për Këshillin Bashkiak, të partisë politike PDSh, tërhiqemi nga gara elektorale (në mënyrë të parevokueshme) për Zgjedhjet Vendore 2023, për mungesë të procedurave vendimmarrëse në organet drejtuese të PDSh lidhur me kandidimet, si dhe për shkelje të integritetit dhe dinjitetit të të gjithë kandidatëve, cenuar nga vendime personale dhe jo kolegjiale.Urojmë më të mirën për Korçën dhe suksese për kandidatët më të mirë në të gjithë vendin.
(Procedurën zyrtare do e kryejmë sipas rregullave që parashikon ligji, pranë KQZ.)”.
Ajo që Gjata nuk shkruan është zbardhur nga një pjesë e 40 kandidatëve të cilët pranuan kandidimin nën siglën PD dhe sot u dorëhoqën në bllok pa pirë ende kafen e mëngjesit.
Motivi i dorëheqjes së tyre ështe përzjerja e listës nga një personazh me zyra në katin e tretë të Torre Drinit.
Quhet Eris Hoxha!
Personit që si hyri doli nga dera e madhe e PD, i lejohet që nga kati i tretë i Torre Drinit të zhgarravisë letra zyrtare të PD-së së "Alibeajt".
Me të drejtën që i jep shoqëria me Enkelejdin apo fakti që zyra dhe eventualisht edhe tualeti i zyrës së katit të tretë, përdoret edhe nga Luli Basha.
Shoku Eris Hoxha besoi se pasi Enkelejdit ju duk sikur u bë Kryetar, mund të bënte ç'të donte me listat e atyre demokatëve që besojnë ende se këta dordolecë qenkan anti- Berisha!
Ndaj reagimi i atyre 40 demokratëve në fund të fundit duhet përshëndetur!
Ndërsa Enkelejdi sot në mëngjes, bënte dëngla dhe teatronte si i pezmatuar se pse Belind Këlliçi nuk kishte garuar nën siglën që ka Enkelejdi në xhep, 40 demokratë që i ishin bashkuar dordolecit deri dje ne 12 të natës, kuptuan sapo gdhiu se cilët ishin anti-Berishët që ne Vendim Gjykate paskan sekuestruar Vulën e PD.
Enkelejd Alibeaj dy ditet e fundit në çdo mbledhje tek zyrat e ish-Bankës Arabe në Bllok, kërcënonte se do dorëhiqej nëse të gjithë nuk i shkonin pas avazit pordhëve të gjata që lëshonte.
Sapo gdhiu e deri tani janë të pakten 40 kandidatë për keshilltarë bashkiak dhe 5 kandidatë për kryetar bashkie që janë dorehequr pasi kanë kontaktuar (mbase për herë të parë) me dordolecin Alibeaj.
Për momentin mos prisni reagim nga Enkelejdi!
Enkelejdi nuk dorëhiqet!
Pret fondet e KQZ!
2-3 muaj zgjat dhe do dorëhiqet paskëtaj!/CNA.al
Projekti i kandidatit të opozitës për Tiranën, Belind ...
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta duket se e ka kthyer v...
Kandidati i opozitës për Tiranën, Belind Këlliçi ka pr...
Në prag të betejës së 14 Majit, Komisioni Qendror i Zgjedh...
Agron Shehaj ka folur për tërheqjet e njëpasnjëshme të kan...
Njëri nga premtimet e kandidatit të opozitës për Tiran...
Gazetari Hysni Gurra ka ironizuar kreu e grupit të vulës, ...
Ish-deputeti Myslim Murrizi është tallur me Enkelejd Alibe...
Kandidati i Enkelejd Alibeajt për Vorën, Ibrahim Bruka nuk...
Tre kandidatë të Partisë Demokratike të vulës janë tër...
Një tjetër kandidat i Partisë Demokratike të vulës është t...
Pal Tushaj ka dhënë dorëheqjen si kryetar i PS-së në Rubik...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tomor Alizoti, i ka ci...
Sot gjatë një konference për mediat kryetari i komandu...
Gjergji Gjata, kandidati i Enkelejd Alibeajt për Korçën, ë...
Kandidati i Opozitës për Bashkinë e Tiranës u shpreh n...
Enkelejd Alibeaj vijon të braktiset nga të tijtë. Teks...
Kreu i përçarësve të PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka prezantua...
Kryetari i komanduar i grupit të vulës, Enkelejd Alibe...
Kreu i PD-së së “vulës”, Enkelejd Alibeaj, është shfajësua...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...