LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

1 kuti larg rezultatit final në Dibër për Këshillin Bashkiak/ PD e Bashës forcë e pestë, PSD lë pas “BF”-në

17 Maj 2023, 09:42, Politikë CNA
1 kuti larg rezultatit final në Dibër për Këshillin
Lulzim Basha

Në Dibër ka mbetur një kuti votimi pa numëruar nga 99 në total.

Sipas të dhënave të KQZ-së, PS është drejt fitores me 8053 vota, duke marrë 13 mandate.

Pas saj, renditet PSD, duke marrë 3884 vota dhe 6 mandate e duke lënë pas "Bashkë Fitojmë".

Më pas renditet "Bashkë Fitojmë" me 3081 vota me 5 mandate.

Pas kësaj renditet PLL me 1206 vota, duke siguruar një mandat, ndërsa e pesta renditet Partia Demokariket e Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt e cila ka marrë 1198 vota dhe ka siguruar 1 mandat.

Rezultatet për Këshillin Bashkiak në Qarkun Dibër.

-PS-8053 vota 13 mandate

-PSD-3884 vota 6 mandate

-BF-3081 vota 5 mandate

-PLL-1206 vota 1 mandat

-PD-1198 vota 1 mandat.../ CNA.al

Lajmet e fundit nga