LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Pozoi duke treguar të brendshmet pranë statujës mbretërore/ Modelja rrezikon 5 vite burg

27 Mars 2024, 08:57, Lifestyle CNA

Pozoi duke treguar të brendshmet pranë statujës mbretërore/

Një modele 22-vjeçare rrezikon deri në pesë vjet burg, pasi realizoi disa fotografi provokuese në një monument mbretëror tajlandez.

Ndaj modeles Pim Atchapara pati një reagim të ashpër, pasi pozoi disa foto, të cilat u quajtën të pahijshme përpara një statuje të mbretit Rama I në provincën Buriram më 24 mars.

Në foto, modelja 22-vjeçare ka veshur një fund shumë të shkurtër ngjyrë kafe, përmes të cilit i dukeshin të brendshmet dhe një bluzë të kuqe.

“Ju lutem vizitoni qytetin tim”, ka shkruar modelja te fotot.

Pozoi duke treguar të brendshmet pranë statujës mbretërore/

Pas postimit të fotove, banorët e zonës njoftuan policinë, ndërsa Astapara u përpoq të shmangte më të keqen, duke pretenduar se donte vetëm të ftonte turistët në zonë.

Përveçse rrezikon burgun, modelja përballet edhe me një gjobë prej 4000 dollarësh për ekspozim të pahijshëm./ CNA

Lajmet e fundit nga