LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bes Kallaku konfirmon ndarjen nga Xhensila: Vajzën e shoh më shpesh, djalin pak më rrallë

26 Mars 2024, 07:58, Lifestyle CNA
Bes Kallaku konfirmon ndarjen nga Xhensila: Vajzën e shoh më shpesh,
Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj

Aktori Bes Kallaku ka konfirmuar ndarjen nga këngëtarja Xhensila Myrtezaj. Në njërin nga episodet e "Ferma VIP", ai ka folur për ndarjen, duke u shprehur se vajzën e sheh më shpesh, ndërsa djalin më rrallë, për shkak se jetojnë me Xhensilën, duke e cilësuar atë si ish-bashkëshorten.

Më tej ai është shprehur se për të ka rëndësi që ata të jenë mirë me shëndet, duke mos zbuluar asnjë detaj tjetër rreth ndarjes.

“Gocën e shoh pak më shpesh, djalin pak më rrallë se jetojnë me ish-bashkëshorten edhe po mërzitem ndonjëherë. Njeriut i ndodhin disa gjëra dhe situata në jetë që nuk i ka pritur.

Është pak e vështirë. Rëndësi ka të jenë mirë. Ji falënderues. Duhet të dimë të vlerësojmë ditët e mira. E rëndësishme është që të jenë mirë me shëndet”, tha ndër të tjera Besi./ CNA

Lajmet e fundit nga