LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë/ Arrestohen 2 persona

3 Prill 2024, 11:20, Kronika CNA

Aksidenti me 8 viktima në Këlcyrë/ Arrestohen 2 persona

Dy persona janë vënë në pranga këtë të mërkurë në lidhje ngjarjen e djeshme në Këlcyrë, ku një person që transportonte klandestinë pësoi aksident me makinë dhe si pasojë u regjistruan 8 viktima.

Të arrestuarit akuzohen se kanë dhënë ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.

Ata janë kapur në Shkodër për llogari të policisë së Gjirokastrës.

Kujtojmë se personi me emigrantë të paligjshëm tentoi t’i ikte policisë, por humbi drejtimin e mjetit dhe ra në anë të lumit Vjosa.

Si pasojë humbi jetën shoferi dhe 7 emigrantët e paligjshëm, që dyshohet se janë me origjinë nga Pakistani./ CNA

Lajmet e fundit nga