LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zënka me thika dhe leva/ 2 të rinj, të lënduar në Berat

31 Mars 2024, 22:50, Kronika CNA

Zënka me thika dhe leva/ 2 të rinj, të lënduar në Berat

2 të rinj janë plagosur mbrëmjen e kësaj të diele në Berat. Ngjarja ndodhi në lagjen “Uznovë”, në dalje të qytetit të Beratit, për shkak të gërvishjes së një automjeti.

Dy vëllezërit D. D., 28 vjeç dhe D. D., 30 vjeç, kanë zbritur nga mjeti i tyre dhe kanë thyer me leva xhamat e automjetit tip “Ford Fokus”, të 27-vjeçarit Xh. H. dhe të 24-vjeçarit Xh. K.

Pas kësaj, ata janë konfliktuar me thika e leva, derisa i kanë ndarë.

Shtetasit Xh. H. dhe Xh. K. kanë marrë disa dëmtime, por mësohet se kanë marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor në spitalin e Beratit dhe ndodhen janë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambjentet e Komisariatit dy vëllezërit dhe po kryejnë veprimet e mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./ CNA

Lajmet e fundit nga