LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sekuestrohen mbi 11 mijë euro në kufi

30 Mars 2024, 15:06, Kronika CNA

Sekuestrohen mbi 11 mijë euro në kufi

Si rezultat i angazhimit maksimal të shërbimeve të Policisë Kufitare të PKK Kakavije, për parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, krahas punës për ofrimin e një shërbimi cilësor dhe etik, qytetarëve në hyrje/dalje, është goditur 1 rast i mosdeklarimit të të hollave.

Në bazë të analizës të riskut, në dalje të vendit, u kalua për kontroll në vijë të dytë, shtetasi J. Ç., të cilit në çantë i janë gjetur 11 110 euro.

Shuma e parave e padeklaruar nga ky shtetas u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. Ç., 53 vjeç, banues në Patos./ CNA

Lajmet e fundit nga