LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrau bashkëjetuesen në 2022-shin/ Apeli jep vendimin për Ramiz Micin

29 Mars 2024, 15:55, Kronika CNA
Vrau bashkëjetuesen në 2022-shin/ Apeli jep vendimin për Ramiz
Ramiz Mici

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin për Ramiz Micin, 39-vjeçarin që vrau bashkëjetuesen e tij korrik të 2022-shit.

Mici do të vuajë dënimin me burgim të përjetshëm. Ai do të vuajë dënimin në një burg të sigurisë së lartë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në Elbasan në korrik të vitit 2022, ku pas një zënke xhelozie Ramiz Mici vrau me thikë Jetlira Elezin, nënë e dy fëmijëve.

Ata jetonin në lagjen “Skënderbej” prej 4 muajsh në një banesë me qira.

37-vjeçarja ishte e divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e parë. Edhe autori i vrasjes ishte i divorcuar dhe kishte dy fëmijë nga martesa e mëparshme.

Ditën e vrasjes, 37-vjeçarja do të ikte nga banesa pasi kishte gjetur shtëpi tjetër, por Mici i mori jetën./ CNA

Lajmet e fundit nga