LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagoset familja me 5 anëtarë

30 Mars 2024, 13:49, Kronika CNA
Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, plagoset familja me 5
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Rrugën e Kombit, në afërsi të Milotit.

Dy mjete janë përplasur dhe për pasojë janë plagosur 5 persona, mes te cilëve 2 fëmijë.

Mësohet se të plagosurit janë një familje nga Kosova që po udhëtonin me një mjet tip ‘Golf’.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë. 

Për shkak të aksidentit për pak minuta u bllokua ky aks rrugor./CNA 

Lajmet e fundit nga