LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Makina përplas një person/ Humb jetën këmbësori

29 Mars 2024, 21:31, Kronika CNA
Makina përplas një person/ Humb jetën këmbësori
Foto ilustruese

Një aksident është regjistruar rreth orës 20:20, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”.

55-vjeçari me iniciale A. F., duke drejtuar një automjet tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin me iniciale H. S., rreth moshës 65-vjeçare.

Fatkeqësisht, këmbësori ka ndërruar jetë si pasojë e aksidentit.

Nga ana tjetër, shoferi është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit./ CNA

Lajmet e fundit nga