LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sherr me thika në Tiranë/ Një viktimë

31 Mars 2024, 22:32, Kronika CNA
Sherr me thika në Tiranë/ Një viktimë
Foto ilustruese

Një sherr me thika ka ndodhur mes të rinjve në Shkozë të Tiranës.

Nga informacionet paraprake, raportohet se ka humbur jetën një person, teksa ka qenë duke u transportuar për në spital.

Ende nuk bëhen me dije shkaqet dhe rrethanat e këtij konflikti.

Ndërkohë, policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të sherrit. 

"Më datë 31.03.2024, rreth orës 21:50, tek rrethi i Shkozës, si pasojë e një konflikti të çastit mes disa shtetasve që lëviznin me dy automjete, (të cilët më pas janë konfliktuar fizikisht me mjete prerëse), është goditur me mjet prerës shtetasi A. D., 18 vjeç.

Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në spital.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë./ CNA

Lajmet e fundit nga