
Të jesh në opozitë është një zgjedhje, por që palët politike të ofrojnë opozitën e duhur është një detyrim ndaj qytetarëve dhe shqiptarëve për të qenë një alternativë e besueshme dhe jo vetëm kaq.
Për të qenë përballë qeverisë dhe për tu përplasur në beteja me të, për vendin dhe si gardian i interesave të qytetarëve dhe denoncimit apo të ndalimit të gabimimeve të qeverisë duhet të jetë opozita.

Ne në Shqipëri nuk e kemi opozitën që duhet. Ne nuk e kemi opozitën që u shërben qytetarëve. Sa për qeverinë ajo tashmë urrehet dhe nga vetë sopcialistët.
Në 10 vite është provuar se opozita e drejtuar nga Lulzim Basha ishte thjesht dhe vetëm një fasadë, e blerë, e përdorur dhe keqpërdorur nga qeveria. Tashmë kemi një opozitë të ndarë ku një grup deputetësh janë me Gaz Bardhin, Berisha drejton shumicën dhe Luli ka një pakicë të cilën do ta përdorë për pazar.
Një opozitë që na duhet do të ishte pa shumicën e deputetëve të grupit parlamentar, ku ka prej atyre që kanë dhënë para, pra kanë blerë mandatin e deputetit.
Ka prej atyre që nuk kanë asnjë kontribut, asnjë vlerë, ka prej atyre që nuk flasin në parlament. Nuk flasin as për çështje më të rëndësishme dhe të nxehta që kalon situata politike. Janë politikanë pa mendim. Nuk kanë shkuar kurrë në zonat elektorale por jetojnë në sarajet e kryeqytetit.
Ka prej atyre që kanë mendim, por janë sharlatanë publikë dhe jo politikanë. Ka Babale, ka servilë të futur në sqetullën e Saliut më pas te sqetulla e Lulit, rikthehen te Saliu e kështu me radhë. Nuk është as ai grup parlamentar, as ata individë, as artikulimi që kemi çdo ditë, opozita që na duhet. Ka dhe përjashtime, por janë pak.
Që të kthehet besimi duhet një opozitë që flet, që ka kauza, që u shkon çështjeve deri në fund. Nuk ka diskutim që Berisha, vazhdon, qëndron dhe reagon ndaj shumë çështjeve, pavarësisht se duhet t’i faturojnë dhe atë që s’i takon, por nuk mjafton.
A mund të bëhet sërish Berisha shumicë?

E vështirë për t’u besuar. Por a mund të jetë pjesë e betejave për të ndërtuar një opozitë të vërtetë dhe më pas për ta bërë atë fituese, edhe kjo duket vështirësisht e pranueshme, por fakti është situata në të cilën është sot opozita, nuk është opozita që na duhet.
Nuk e kemi të bashkuar në kauzat e duhura, por është thyer në segmente që kërkojnë përfitime nga pushteti. Luli kërkon ndonjë drejtor nga kryeministri Rama, tenderë për familjarë apo përfitimeve të ndryshme siç janë dhe shumë deputetë, të cilët marrin para nga ato që shpërndan kryeministri me firmën e tij që e hedh fap fap fap mbi dokumente.
Kemi një opozitë ku dikush shkruan, mbetet, ku dikush tjetër bën të fortin, ku dikush tjetër nuk di se çfarë të thotë në parlament e një opozitë ku vlerat duan t’i përfaqësojnë babalet, të pavlerët dhe të pamoralshmit.
E pa këto parime opozitë të besueshme dhe dinjitoze nuk kemi për të pasur.
Si shkohet drejt tyre është momenti më delikat që duhet të bëjë politika shqiptare, sidomos opozita ku dikush duhet të shohë më shpesh veten në pasqyrë e dikush tjetër jo nëpërmjet sondazheve.
Të jenë tek qytetarët aty ku duhet të kuptojnë nga vjen, ku shkon dhe çfarë përfaqëson. Kemi një elitë politike që ka braktisur qytetarët, nuk është në bazë te zgjedhësit, por është në sherrnajë dhe kjo nuk është ajo që na duhet, është opozita e paduhur, kjo është opozita që i duhet qeverisë, jo opozita që i duhet Shqipërisë./ CNA
On Wednesday, a closed-door meeting is taking place in the...
The Democratic Party has called on the Ministry of Finance...
The head of the Parliamentary Group of the SP, Bledi Ç...
Kryeministri Edi Rama në komentin e tij të gjatë në rr...
“Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Br...
The European Union has allocated 4.8 million euros to INST...
Prime Minister Edi Rama has not left without commenting on...
Prime Minister Edi Rama, during his speech at the conferen...
The Mayor of Shkodër, Benet Beci, has appointed one of...
Deputy Gazment Bardhi has again severely criticized Lu...
Former deputy Rudina Hajdari, daughter of Azem Hajdari...
Today, a fake news about Lulzim Basha is spreading in ...
This Tuesday, the Committee for Political Affairs and ...
After the oath in the Presidency, there was a reaction...
One of the biggest critics of Lulzim Basha for years, ...
For several weeks, former Prime Minister Fatos Nano ha...
During the tributes on the 25th anniversary of Azem Hajdar...
The General Secretary of the SP, Blendi Klosi, stated duri...
Prime Minister Edi Rama has announced that the road segmen...
Analyst Armand Shkullaku made a strong statement, as h...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
Leaders of the European Union and Western Balkan countries...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...