Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

U ngrit një zhurmë e madhe, një tymnajë në lidhje me një investim që do të zhvillohet në qendër të Tiranës, i cili kishte marrë leje më shumë se një vit më parë.
U ngrit një tymnajë, duke drejtuar gishtin tek drejtuesit, tek investitorët që ishin tre, njërit prej tyre nuk i përmendej emri fare dhe justifikimi, argumenti ishte se, kjo kullë ishte bërë për t’i dhënë para Sali Berishës, për të kapur, për të korruptuar opozitën që s’po fliste e të tjera si këto.
Në fakt, kulla e kishte marrë lejen, thjesht dhe vetëm po bëhej rrethimi, por ky është një debat tjetër. Të shikojmë detajet.
Të gjithë në fillim drejtuan gishtin dhe theksuan se ishte një skemë për të hequr vëmendjen nga inceneratorët dhe dora shkonte direkt te kryebashkiaku Erion Veliaj.

Shkon tek Veliaj sepse mediat kryesore që po e bënin zhurmën ishin Top Channel, Carlo Bollino , Gazeta Tema, që janë mediat zyrtare, zëri zyrtar i Rilindjes, i kryebashkiakut, por edhe media të blera disa prej tyre të paguara me qindra mijëra euro, dikush dhe me miliona në ortakëri me aferën e inceneratorëve.
Një personazh tjetër ishte në lojë, por ai reagoi dhe e zbuloi veten menjëherë sapo plasi zhurma. Një zhurmë e filluar nga rrjetet sociale, nga grupime të kontrolluara, nga njerëz afër Lulzim Bashës apo gazetarë që herë bëjnë sikur janë në qendër dhe të pavarur, por që janë në listë-pagesat e bashkisë dhe inceneratorëve.
Filloi në rrjetet sociale, dolën dy grupime, çuditërisht të kundërta , një prokapitalist dhe një antikapitalist. Rrjetet sociale bënë të tyren dhe në një moment u shfaq Lulzim Basha, i cili bërtiste për SPAK-un.
Këtë e tha qartë dhe dje në shkrimin e tij kryeministri Rama që iu drejtua në mënyrë tallëse, pasi Luli ishte zgjuar një vit me vonesë për të çuar një çështje në SPAK.
Problemi nuk qëndron nëse e çon apo jo Luli çështjen në SPAK. Intriga e ngritur nga njerëz në krah të Lulzim Bashës dhe e kthyer në një dallgë kundër opozitës duke e identifikuar personalisht me Berishën dhe djalin e tij ishte një skemë e fëlliqur, që do të merrte fund sepse edhe devotshmëria anti-berishiste më e madhe e di shumë mirë që fakti se, jeton me qira në shtëpinë e një ndërtuesi nuk do të thotë se je pronar dhe aksioner i ndërtimeve që ai bën sepse në shtëpi me qira ndërtuesish jetojnë me qindra e mijëra vetë.
Por kjo nuk ka lidhje. Shkëlzen Berisha dha sqarimet e tij dhe kërkoi publikisht që të anulohej leja duke rrëzuar alibinë se kishte qenë vetë Berisha pas kësaj leje.
Njeriu që me shumë gjasa i dha goditjen dhe e ngriti si kauzë çështjen e asaj kulle quhet Lulzim Basha dhe njerëzit afër tij të cilët janë dhe disa gazetarë të paguar nga inceneratorët, që lidhen direkt me Lulzim Bashën, me këshilltarë pranë Lulzim Bashës, që kanë negociuar edhe takimin e këtij të fundit me Taulant Ballën.
Janë ky grup që fshihen shpesh në rrjetet sociale me emra të tjerë që zhvillojnë intriga, që kanë mundur të sigurojnë edhe pagesa të majme korrupsioni nga pushteti, të cilët bëjnë lojëra të dyfishta sa në krah të opozitës, aq dhe në krah të qeverisë, por ka dhe raste që paguhen nga të dyja anët dhe kontrollohen edhe nga persona që qëndrojnë mbi kokë.
Ndaj, edhe çështja e kullës në qendër të Tiranës nuk ka qenë thjesht dhe vetëm një bilbil i rënë nga Erion Veliaj për të mbuluar çështjen e inceneratorëve.
Është më e thellë akoma sepse aty janë zhytur gazetarë, njerëz që paguhen nga njerëzit e Lulzim Bashës dhe nga ky i fundit që kërkoi t’ia linte kullën Berishës për të rritur veten në kauzën opozitare.
Tashmë në linjën zyrtare, në linjën mediatike, në linjën politike do të kemi disa palë.
Përveç Berishës të një opozite apo qeverisë që godet dhe kryebashkiakut që është një linjë e tretë, do të kemi edhe Lulzim Bashën, i cili është linja e katërt e lojës politike dhe publike dhe filloi me kullën në qendër ku dështoi me sukses pasi u kap mat së bashku me gazetarët dhe njerëzit e tij që kërkuan të ngrinin një stuhi në gotë, por që në fakt dështoi me sukses ndonëse e dha rezultatin përreth tre katër ditë pasi edhe devtoshmëria e shumë mediave anti-berishiste që jetojnë, gëzojnë, flenë dhe ushqehen me doktorin bënë që çështja të ishte edhe më e besueshme dhe lajmi të merrte dhenë.
Tani Luli mendon se e ka dhënë efektin e tij, pasi shumë shqiptarë besojnë se kullën e ka Saliu, por e vërteta nuk mund të jetë dy, është vetëm një. “Fake news”-in e prodhoi Luli dhe të tijtë./ CNA
Në një deklaratë të tij për mediat, kryebashkiaku i Ti...
“Kush ka bërë gabime të mbajë përgjegjësi një më një.”...
Prishi rehatinë e gushtit për turravrapin e thasëve të...
Ish kryeministri Sali Berisha ka komentuar ngjarjen në Mal...
Afera e inceneratorëve është një nga aferat më të mëdha ko...
Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës, Bel...
Mëngjesin e sotëm ka patur radhë kilomterike automjetesh n...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas ngjarje...
Për të dytën ditë radhazi në fushgropën e Korçës është reg...
5 netë magjike ju presin në Korçë! Në datat 16-20 gusht, B...
Mesdheu Qëndror përbën më shumë se gjysmën e kalimeve të m...
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora dukej e pa...
Një aksident automobilistik ka ndodhur pasditen e kësa...
Media prestigjioze, Daily Mail i ka kushtuar një artik...
Menaxherët e dy lokaleve në Sarandë janë proceduar në ...
Zyrat e aplikimit “Identitek” për dokumente biometrike do ...
Si çdo vit, edhe këtë vit, Vodafone po i bën pushimet e tu...
Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi akuzo...
Këtë vit ka pasur fluks të lartë turistik. Vetëm gjatë mua...
Ambasadori i Japonisë në Shqipëri, Takada Mitsuyuki, ka vi...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...