
Një nga moralistët dhe ish-kritikët më të mëdhenj të Lulzim Bashës, Edvin Kulluri, është strukur nën sqetullën e personit, të cilin për vite me radhë e ka quajtur dështak, komik, madje në një rast ka vënë në dyshim edhe ekzistencën e tij për shkak të humbjeve apo veprimeve të tij në politikë.
Kulluri ka pranuar kockën e dhënë nga Basha, i cili e ka emëruar Sekretar të Marrëdhënieve me Publikun.
Po, po. Ai që dikur e shante dhe bënte rolin e moralistit, sot është një sahanlëpirës, i cili për një post është strukur në gjirin e Bashës.
Këtë e tregoi më parë pjesëmarrja e tij në Kuvendin Kombëtar të Lulzim Bashës, të sallës së mbushur me miq, familjarë apo inatçinj, nuk e dimë në cilin grup bën pjesë Edvin Kulluri.

Ajo që e përforcoi edhe më shumë faktin që Kulluri u kthye në lëpirës të Bashës, është pikërisht emri i tij në listën e të përzgjedhurve për sekretar.

Por ai që sot është zgjedhur nga Luli Basha si Sekretar për Marrëdhënien me Publikun, dikur e quante kryetarin e tij tradhtar të demokracisë.
Këtë e vërteton një status i datës 6 shkurt i vitit 2020 në rrjetin e tij sociale ku shkruante:
"Në 2014 Rama centralizoi pushtetin lokal duke goditur drejtëpërdrejtë demokracinë përfaqesuese me reformën territoriale dhe Basha as nuk mori pjesë në tryezë! Dy vite më pas Rilindja mbushte Shqipërinë me hashash, ndërsa PD protestonte kundër Metës tek Kryesia e Kuvendit!
Në zgjedhjet e 2017 Rama hyn në zgjedhje me një bilanc qeverisës katastrofë pa mbajtur asnjë premtim të Rilindjes në 2013, Basha lë opozitën pa fushatë dhe hyn në zgjedhje me listat më idiote në historinë e një partie politike dhe i dhuron mazhorancës shumicën parlamentare! Po në 2017 Kuvendi cakton emrat që do propozonin partitë politike pozitë-opozitë që do përbënin KLGJ, KLP dhe KED, opozita tërhiqet nga komisioni duke ja lënë kompetencën tërësisht Rilindjes për të vendosur njerëzit që do bënin emërimet në sistemin e drejtësisë!
Vjen koha për zgjedhjet lokale të 2019 dhe Rama merr në tavolinë të gjitha bashkitë pasi nuk i mjaftonin 45 të tilla po prej vendimeve të Bashës që bojkoton zgjedhjet! Në 2020 miraton Rilindja ligjin për OFL që shkel me të dyja këmbët Kushtetutën, Kodin Penal dhe cënon drejtëpërdrejtë punën e e organeve të drejtësisë, Basha takon tre studentë konviktorë dhe blen 5 kokrra shegë! E ndërkohë që i dhuron çdo pushtet Edi Ramës, fajin ja kanë Lulzim Bashës ata demokratë që kanë qenë kundër vendimeve që e kapitulluan opozitarizmin dhe Shqipërinë në duart e Edi Ramës!
Për të gjithë këtë tradhti të demokracisë që na ka çuar në pushtetin thuajse absolut të Rilindjes, ka vetëm një përgjegjës: Lulzim Basha! Nuk është populli dele siç e etiketojnë servilët e Bashës popullin shqiptar, por kryetari i opozitës në foton më poshtë, me ca qingja që i shkojnë pas në çdo tradhti në gjirin e Ramës!"/ CNA

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ka quajtur siamezë në...
Sonte në stadiumin “Air Albania” do të zhvillohet ndeshja ...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar shifrat zyrtare që ...
Ministri i Brendshëm ka shkuar në Fushë-Krujë, ku është de...
Ekspertët nga agjencia e mbikëqyrjes bërthamore të Kombeve...
Kryeministri i vendit Edi Rama ka ndarë në rrjetet cociale...
Polici i cili u përfshi në një sherr të ndodhur rreth orës...
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas një ngj...
Politikani veteran Mangosuthu Buthelezi në Afrikën e Jugut...
Një sherr mes 7 personash ka ndodhur mbrëmjen e së pre...
Një 51-vjeçar në Tiranë ka rënë në prangat e policisë pasi...
Deputeti i Partisë demokratike, Edi Paloka ka treguar një ...
Disa ditë më parë ministri i Brendshëm Taulant Balla b...
Policia e Shtetit ka prezantuar planin e masave për ndeshj...
Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka bërë me dije se pas s...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka dekretuar shkarki...
Gjatë ceremonisë për 77-vjetorin e kryengritjes antikomuni...
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Dritan Goxhajn, ish-luft...
Mbi dy milionë vizitorë të huaj janë regjistruar gjatë mua...
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka shprehur ngus...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të diel në aksin Milo...
Zbulohet një bazë me arsenal armësh dhe municioni luftarak...
Sot në Vlorë do të zhvillohen homazhet në nder të gazetari...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mbërritur zyrtarish...
Dhjetëra njerëz janë zhdukur në Guajanë të Amerikës së Jug...
Virusi i etheve afrikane të derrit ka shpërthyer në shtatë...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...