web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhjet e parakohshme/ Qytetarët e Kosovës votojnë sot në përfaqësitë diplomatike

2025-12-27 09:13:00, Kosova & Bota CNA

Zgjedhjet e parakohshme/ Qytetarët e Kosovës votojnë sot në

Qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit do të votojnë ditën e sotme në përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet e parakohshme që do të mbahen nesër në vend.

Në njoftimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Kosovë thuhet se qyetarët në përfaqësitë diplomatike mund të votojnë me letërnjoftim, pasaportë ose patentë të Republikës së Kosovës.

Ndërkohë sipas vendimit të KQZ-së, do të lejohen edhe dokumentet me afat të skaduar.

Njoftimi i plotë:

Sot, më 27 dhjetor 2025, votohet në përfaqësitë diplomatike.

Qytetarët e Republikës së Kosovës që jetojnë jashtë vendit dhe janë regjistruar me sukses për votim në përfaqësi diplomatike mund të votojnë:

Me letërnjoftim, pasaportë ose leje vozitjeje të Republikës së Kosovës – lejohen edhe dokumentet me afat të skaduar, sipas vendimit të KQZ-së.

Zëri juaj ka rëndësi. Merrni pjesë në votim!

Gjatë ditës KQZ do të mbajë disa konferenca lidhur me ecurinë e procesit të votimit në përfaqësitë diplomatike të Kosovës. Konferencat do të mbahen në këto orare:

- Konferenca e parë ora 09:00, hapja e qendrave të votimit. Flet zëdhënësi i KQZ-së.

- Konferenca e dytë ora 14:00, pjesëmarrja në votime deri në ora 13:00 dhe ecuria e procesit zgjedhor.

- Konferenca e tretë në ora 20:00, përfundimi i procesit të votimit, pjesëmarrja në votime në përfaqësitë diplomatike ku është përmbyllur procesi i votimit.

Ndërkohë në orën 01:00, KQZ do të njoftojë vetëm përmes faqes së web-it dhe rrjeteve sociale për përfundimin e votimit edhe në përfaqësitë diplomatike në SHBA dhe Kanada.

Për këto zgjedhje të drejtën e votës do të mund ta ushtrojnë mbi dy milionë shtetas të Kosovës. Gjithashtu, në zgjedhje do të marrin pjesë 24 subjekte politike me gjithsej 1.180 kandidatë. /CNA





Lajmet e fundit nga