web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni/ 15 persona të plagosur

2025-12-26 14:16:00, Kosova & Bota CNA

Sulm me thikë në një fabrikë në Japoni/ 15 persona

Pesëmbëdhjetë persona janë plagosur dhe shtruar në spital pas një sulmi me thikë në një fabrikë gomash të rënda në Japoninë qendrore. Sipas një raporti të ri nga shërbimet e emergjencës, disa nga të plagosurit pësuan plagë të shkaktuara më thikë, ndërsa të tjerë u sulmuan me një lëng që thuhet se ishte zbardhues.

Një zëdhënës shpjegoi se kishin marrë një telefonatë nga një fabrikë gome fqinje me informacion se pesë ose gjashtë persona ishin therur dhe se në sulm ishte përdorur edhe një lëng në formë spreji.

Mediat japoneze raportuan se lidhur me ngjarjen është arrestuar dhe autori i dyshuar me akuzën për tentativë vrasjeje. Nga 15 të plagosurit, të paktën gjashtë vijojnë të trajtohen me ndihmë mjekësore në spital. Krimi i dhunshëm është relativisht i rrallë në Japoni, ku shkalla e vrasjeve është e ulët dhe ligjet për armët janë ndër më të rreptat. /CNA





Lajmet e fundit nga