
Lefter Gështenja, është deputet i Partisë Demokratike, i futur në lista nga Lulzim Basha dhe i dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit 2021.
Nga drejtor tek rrugët, më pas bëhet biznesmen e miliarder, më pas deputet i paguar nga taksat e shqiptarëve.
Por, për të qenë në sallën e Kuvendit, Gështenja, dyshohet se ka gënjyer, kryesisht për kriterin e pasurisë por edhe në atë të dekriminalizimit.
Ndalohemi tek dekriminalizimi.
Gështenja deklaron se ka ndryshuar mbiemrin e tij por edhe emrin e babait, por nuk jep arsyet.
Mbiemri i tij i parë ka qenë Kostenja, dhe emri i parë i babait ka qenë Alush. Mbiemrin e ka ndryshuar në Gështenja, kurse emrin e babait e ka bërë Lush.

Arsyet janë mister, nuk deklarohen por kjo nuk do të thotë se nuk duhet të hetohen.
Kalojmë tek pasuria.
Në deklaratën e pasurisë të vitit 2021, që konsiderohet si fillestare, para se të merrte postin e deputetit, ai deklaron se ka pjesën më të madhe të burimeve financiare i ka nga emigracioni, ndërkohë në formularin e vetë-deklarimit, shkruan se ka qëndruar në Greqi në vitet 1991-1992.

Gështenja ka deklaruar se ka në pronësi, një shtëpi dy kate në Tiranë, e ndërtuar rreth viteve 1980, me sipërfaqe ndërtimi 63 m2 mbi parcelën ndërtimore, truall 300 m2, me investim 700 000 lekë, shtëpi banimi të ndërtuar përgjatë viteve 1992-1995 e përbërë nga një kat nëntokë-garazh 100.4 m2, kati përdhe 109.9 m2, kati parë 130 m2, kati dytë 130 m2, me vlerë 6 milionë lekë, ambient shërbimi në Tiranë 265 m2, me vlerë 80 mijë euro, shtëpi banimi në Qerret 73 m2 dhe me vlerë 25 mijë euro, garazh në Tiranë 80 m2 me vlerë 13 mijë euro, rreth 2 mijë m2 tokë në Tiranë me vlerë rreth 80 mijë USD dhe makinë 20 mijë euro.

Edhe paratë për shkollimin e fëmijëve në Angli dhe Holandë janë mister. Nuk deklaron asnëj të dhënë.

Gjatë investigimit, CNA.al zbuloi se Gështenja kishte qenë pronar i kompanisë “Civil Cons”, një kompani konsulence.
Sipas të dhënave të QKB-së, Gështenja nuk e ka më në pronësi këtë kompani, por të dhënat e tjera të zbuluara gjatë ivestigimit ngrenë dyshimet se ai qëndron sërish pas kësaj kompanie.
Kompania në fjalë është themeluar në vitin 2018. Sipas statutit të shoqërisë, ortakët themelues janë, K.A. dhe Lefter Gështenja me 50% të kapitalit secili.
Pas një viti, kokretisht me datë 05.07.2019, me anë të kontratës së dhurimit të aksioneve, kompania ka kaluar në duar të familjareve të ortakëve, K.A dhe Lefter Gështenjës.
K. A. dhe Lefter Gështenja largohen nga shoqëria duke dhuruar kuotat e tyre prej 50% të kapitalit secili, në favor të ortakëve të rinj, D.A. dhe Sadete Gështenjës.

Me datë 25.09.2020, me anë të kontratës së shitjes se kuotave të kapitalit, ortaket Sadete Geshtenja dhe D. A. shesin kuotat e tyre prej 50% te kapitalit secila në favor te ortakëve të rinj: D.D. (50%) dhe K.Ç.i (50%), kundrejt çmimit total prej 100.000 (njeqind mijë) lekë.

“Civil Cons” vetëm dy vite e themeluar ka hyrë fuqishëm në treg duke marrë tendera qindra-milionë lekë nga isntitucionet shtetërore, shitet për vetëm 100 mijë lekë të vjetra.
Për më tepër shitja ka ndodhur në momentet kur Gështenja deklaronte në takime se kishte të sigurtë vendin e mandatit të deputetit, pasi kishte zgjidhur gjithçka me Lulzim Bashën dhe familjarët e tij.

Kompania në fjalë rezulton se ka marrë 35 tendera me vlerë mbi 1 miliard lekë, nga institucione të ndryshme qendrore dhe vendore.
11 tendera i ka marrë Fondi Shqiptar i Zhvillimit, që është në varësi të kryeministrisë.
Tendera ka marrë nga pushteti vendor, nga 7 Bashki, tendera nga institucioni ku ai ka punuar, Autoriteti Rrugor Shqiptar, nga Spitali i Traumës dhe nga disa Ministri.
Pra 1 miliardë lekë nga Rilindja i janë dhënë “Civil Cons”, nga 2018 dhe këtej.
Përveç kësaj dyshohej se ka aksione në kompani të tjera të vendosur me emra të përsonave të tretë, siç thuhet në denoncimin e mbërritur në CNA.al, e cila do t’i shkojë më tej investigimit të nisur për deputetin Lefter Gështenja./CNA.al
PD, through MP Belind Kelliçi, has asked the next question...
"Civil Cons", is the company founded in 2018, with which ...
A building almost in the yard of the Faculty of History-Ph...
The Democratic Party, represented by MP Luan Baçi, has...
The Democratic Party has continued with the daily question...
It seems ridiculous bordering on the unbelievable, but an ...
The National Coordinator of the War against Corruption in ...
The Democratic Party continues to raise its voice about th...
Irfan Hysenbelliu, the businessman who also owns media, ha...
The member of the DP National Council, Jamarbër Malltezi, ...
Lefter Gështenja, the deputy of Lulzim Basha with the comp...
Irfan Hysenbelliu binesmeni i mbytur në borxhe dhe kredi, ...
CNA.al has been reporting for several days about the MP L...
Deputeti i Partisë Demokratike, Lefter Gështenja ka hapur ...
CNA.al ka publikuar të dhënat e pasurisë së deputetit ...
The scandalous former director of "Roads", Lefter Gështenj...
The member of the National Council of the DP, Akil Kraja, ...
The head of the DP, Sali Berisha, continues to publish...
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka denoncuar...
Sekretari i Përgjithshëm i FRPD-së, Grigels Muçollari, ka ...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The case addressed this Wednesday, June 3, on the show "St...
The show "Stop" broadcast this Wednesday, June 3, the case...
Irfan Hysenbelliu claims to be a big businessman, an hones...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
Several images provided by CNA show the area where this mo...
A quantity of explosive material exploded this morning at ...
The Head of the State Police, Skënder Hita, expressed his ...
New details have emerged regarding the serious incident th...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Witnesses in Lozhan, Maliqi, have shared details from the ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
French fighter jets took off 11 times last week as part of...
A number of European Union member states are pressuring th...
Hungary and Ukraine have reached an agreement on the right...
Serbian President Aleksandar Vučić has confirmed that he w...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Profit margins in the construction sector have increased s...
The Transparency Board, at its meeting today, decided to i...
Today, in the foreign exchange market, one US dollar is bo...