
In an appearance for the media two days ago, the administrator of the Tirana landfill, Herman Daniel Vermulen, in addition to challenging SPAK authorities for the fact that the latter had not gone to see the work done in the landfill, also said some big untruths.
Së pari, gënjeu për bashkëpunimin me grupin e personave të shpallur në kërkim, Mirel Mërtirin, i cili njihet si truri i inceneratorëve, bashkëjetuesja e tij, Stela Gugallja, dhe Klodian Zoto. Pa folur për Giuseppe Ciaffaglione-n, i cili është edhe aksioner edhe administrator i kompanisë së bashku me administratoren tjetër, Arjola Kodra, e cila është nën arrest shtëpie dhe nën akuzë nga SPAK-u.

Sipas administratorit, në landfillin e Tiranës bëhej një punë e madhe. Akuzat ishin të pavërteta. SPAK-u nuk kishte shkuar, por dhe theksonte se paratë që paguheshin nga shqiptarët për landfillin 29 euro/toni ku nuk ka incenerator, pas afërsisht 6 vitesh nga firmosja e kontratës koncesionare, theksoi se paratë e shqiptarëve nuk shkonin për personat në kërkim.
Prej vitit të kaluar, siç kemi mësuar, në QKB janë shfaqur edhe tre aksionerët e rinj, të cilët pretendojnë se nuk kanë lidhje me Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe personat në kërkim.
Në fakt, ne vërtetuam lidhjen e tyre. Vërtetuam faktin se si janë marrë si konsulente kompanitë e Stela Gugalles dhe Klodian Zotos, se si ka qenë administrator Giuseppe Ciaffaglione, ky është fakt dhe ai është një person në kërkim, bashkaksioner i kompanisë.

Se si është në arrest shtëpie Arjola Kodra për të shkuar më tej edhe te të tjera fakte që tregojnë jo thjesht dhe vetëm bashkëpunimin, por edhe faktin se si Mirel Mërtiri, Klodian Zoto dhe Ciaffaglione janë "truri" i asaj që ndodh në Tiranë.
Kemi publikuar dhe një foto të Ciaffaglione-s me Zoton në inceneratorin e Tiranës që nuk ekziston pranë landfillit, siç duan ta quajnë, apo në impiantin e përpunimit të mbetjeve.

Sot po ju sjellim një tjetër dokument. Një dokument që akuzon drejtpërdrejt kompaninë.
Është paga që merr Mirel Mërtiri nëpërmjet një kompanie të tretë në Holandë për llogari të "Geogenix", mëmës së inceneratorit të Tiranës.
Pagesa është prej 5 mijë eurosh në muaj. Është "Geogenix" që ne treguam me dokumente që i garantoi Mirel Mërtirit rezidencën në Holandë, ndërkohë që ky ishte një person i shpallur në kërkim nga SPAK-u dhe kërkohej nga policia shqiptare.

Ende nuk qe bërë shpallja në kërkim ndërkombëtar për shkak të afateve që ka ligji.
Por në dhjetor, Mireli, sipas dokumenteve, firmosi në Tiranë.


Ne sot nuk po u qëndrojmë thjesht dhe vetëm dy dokumenteve të para, të cilat shqiptarët i kanë lexuar, pra faktit që Mireli ka një kontratë me "Geogenix" nëpërmjet një kompanie të tretë dhe merr rezidencën në Holandë dhe do të ketë një pagë prej 5 mijë eurosh në muaj si menaxher apo si drejtor, kjo pak rëndësi ka, sepse Mireli na shfaqet edhe në Zimbabve si negociator, firmos dhe dokumentet në emër të "Geogenix", hap dhe llogari bankare e të tjera si këto.
Sot po tregojmë një dokument të muajit mars që tregon se sërish kompania "Toss" i jep rrogën Mirelit për llogari të "Geogenix".
Për ata që duan ta kenë më të thjeshtë, kompania, e cila qëndron ndërmjet Mirelit dhe "Geogenix" është një kompani ndërmjetësuese, e cila është një garantuese ligjore me institucionet për të gjithë procedurën e pagesës së pagave, sigurimeve, taksave e të tjera si këto.
"Geogenix" paguan këtë kompani dhe kjo kompani paguan Mirel Mërtirin. Ky dokument tregon se kompania mëmë e inceneratorëve e ka paguar Mirelin edhe në muajin mars.
Administratori thotë se paratë nuk shkojnë për personat në kërkim. Në fakt, ne kemi publikuar edhe një tjetër dokument, ky këtu që është publikuar më parë, që tregon se si kompania paguan avokatët e Giuseppe Ciaffaglione-s në Itali që ai të mos ekstradohet në Tiranë për shkak se ai është një person i shpallur në kërkim si administrator, por edhe si bashkaksioner me gati 30% të aksioneve të kompanisë "Geogenix", kompanisë mëmë të landfillit të Tiranës.

Janë dy raste të verifikuara që një person në kërkim si Giuseppe Ciaffaglione në proces gjyqësor paguhet nga "Geogenix" dhe paguhet nga procesi gjyqësor dhe i dyti është ky i Mirel Mërtirit që "Geogenix" i paguan Mirelit pagën në mars, por edhe në dhjetor, ku të dy janë persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Pra, si nuk ka lidhje dhe nuk e di administratori i landfillit të Tiranës që personat në kërkim ndërkombëtar nga SPAK-u që akuzohen për aferat e inceneratorëve në Shqipëri nuk marrin pagesa nga kompanitë e tij dhe këtë na e garantoi ky i fundit?
Administratori ka gënjyer publikisht dhe kjo është një provë për SPAK-un, sepse ai ka ndihmuar që të fshehin gjurmët e krimit.

Kompania po paguan njerëz, të cilët janë në kërkim ndërkombëtar, ndërsa administratori flet publikisht duke tentuar të gënjejë institucionet, SPAK-un, të fshehë gjurmët se kompania nuk paguan edhe për gjyqet e Ciaffaglione-s edhe për rrogën e Mirel Mërtirit që ai të qëndrojë në arrati dhe të vazhdojë aktivitetin kompania duke u fshehur pas emrave të tjerë dhe duke luajtur me skema të ndryshme që filloi në Tiranë dhe përfundojnë në Zimbabve e më gjerë./ CNA.al
Në 3 Prill të 2023 emisioni “Stop” transmetoi rastin e për...
Banorët e lagjes Golem në Njësinë Administrative Rrethinat...
“Stop” ishte me qytetaren Albana Frankenhauser, e cila tre...
In a media appearance, the administrator of the landfi...
The Democratic Party has denounced the waste and abuse of ...
The newsroom of the show Stop on TV Klan received a messag...
Fiction sets the institutions in motion, solves the proble...
Fiks Fare researched dozens of municipal tender documents,...
Citizen Silë Ziu appeared on the show "Stop" on TV Klan af...
The next denunciation in the newsroom of the show Stop on ...
Rrjetet sociale fillimisht u cilësuan si një revolucion në...
CNA published today the figures that showed that in at lea...
The incinerator company of Tirana, "Integrated Energy ...
After the problem aired on the show Stop on TV Klan regard...
Emisioni Stop në Tv Klan trajton sonte historinë e një qyt...
Tashmë çdo gjë në vendin tonë është kthyer në biznes dhe p...
The former candidate for the primaries in the Democratic P...
The company, which would build the incinerator in Tira...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një problematikë në...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Gent Strazimiri, sh...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Authorities have conducted a large-scale anti-drug operati...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...