web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Pronari real” i inceneratorëve, “i lidh duart” drejtësisë

2023-04-03 20:20:00, Denoncim CNA

“Pronari real” i inceneratorëve, “i lidh duart”

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Gent Strazimiri, shkruan në rrjetet sociale se ?pronari real? i inceneratorëve i ka lidhur duart SPAK-ut, prandaj nuk i vendosen prangat.

Ai ngre pikëpyetjen se cili person paska fuqinë që të mbledhë Këshillin e Ministrave, ta detyrojë të marrë 17 vendime brenda ditës për t?i paguar 423 milionë euro një kompanie që ende sot nuk i dihet "pronari real".

Strazimiri thekson se ky person që ka firmosur për të shpenzuar 423 milionë euro brenda ditës, pa e ditur as se kush është pronari real të cilit i duhen paguar, duhet arrestuar.

Postimi i plotë i Strazimirit:

"Pronari real" të ka lidhur duart, prandaj ti nuk ia ve dot prangat!

* Dikush paska firmosur për të shpenzuar 423 milionë euro brenda ditës, pa e ditur as se kush është pronari real të cilit i duhen paguar?

- Dhe ti nuk e arreston!

* Ti po kërkon "pronarin real" për ta arrestuar dhe ke frikë të ndërpresësh pagesat, të sekuestrosh objektin e inkriminuar, se krimineli na padiska në arbitrazh...?

Cilido qoftë "pronari real" që na fshiheshka dhe ia paske frikën në arbitrazh, ka konsumuar të njëjtën vepër penale për të cilën ti po akuzon Arben Ahmetajn...

Po të doje ta gjeje, thërrisje Arben Ahmetajn dhe e pyesje me apo pa pranga në duar:

* cili na qënkësh ky mbi Arben Ahmetajn, që paskësh fuqinë të mbledhë Këshillin e Ministrave e ta detyrojë të marrë 17 vendime brenda ditës, për ti paguar 423 milionë euro një kompanie që ende sot nuk i dihet "pronari real", të cilin por e kërkoke por ia paske edhe frikën e arbitrazhit...?

Ti pikërisht "pronarin real" nuk do të gjesh, megjithëse e di se kush është...

Është ai që të ka lidhur duart, e prandaj ti nuk i ve dot prangat!/Cna.al





Lajmet e fundit nga