web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Scandal/ The state pays the incinerators, the accused companies pay the trials with Albanian tax money

2023-04-02 16:45:00, Denoncim CNA

Scandal/ The state pays the incinerators, the accused companies pay the trials

A case of scandal and corruption that openly shows that the incinerator affair will continue to devour millions of euros and the crime is that these millions of euros of taxes of poor Albanians are being used by the incinerator companies to defend themselves against the accusations they have in relation to the Tirana incinerator, but perhaps also other accusations raised in relation to Fier, Elbasan, where their brain, according to SPAK, is Mirel Mërtiri.

CNA ka mundur të zbulojë një dokument, ku tregon se në Itali po zhvilohet një proces gjyqësor për ekstradimin e një prej aksionerëve dhe administratorit kryesor të kompanisë të inceneratorit në Tiranë, “Integrated Energy BV SPV” në lidhje me akuzat e ngritura nga SPAK-u dhe kërkesën për esktradimin e këtij të fundit.

Scandal/ The state pays the incinerators, the accused companies pay the trials

Ciaffaglione është akuzuar nga SPAK-u, pasi u provua që babai i Alqi Bllakos (nën arrest), ishte punësuar te landifilli i Tiranës nga kompania, e cila ka kontratën koncesionare në shkëmbim të favoreve korruptive pasi Alqi Bllako, ishte njeriu që si Sekretar i Përgjithshëm kishte firmosur dy ndërtimet e inceneratorëve të Fierit dhe të Elbasanit për llogari të Stela Gugalles dhe Klodian Zotos në lidhje me Mirel Mërtirin si dhe landfillin e Tiranës.

Ciaffaglione pas kërkesës për ekstradim nga Italia, ka bërë kërkesë në Gjykatë, procedura ka filluar, është zhvilluar një seancë, janë zhvilluar dy, por ajo që bie në sy dhe më skandalozja është fakti se kompania e inceneratorit të Tiranës, e cila është “Geogenix”, mëma, ndërsa e bija quhet “Intergrated Energy BV SPV”, pasi kompania mëmë ka ndryshuar emrin, po paguan gjyqet e Ciaffaglione-s me paratë e taksave të shqiptarëve.

Scandal/ The state pays the incinerators, the accused companies pay the trials

Kompania që ka inceneratorin e Tiranës, mëma e së cilës ndodhet në Holandë, vazhdon të paguhet nga qeveria shqiptare, të ardhurat shkojnë për tu mbrojtur nga akuzat. 

Sipas dokumenteve të siguara nga CNA, kjo kompani po paguan shpenzimet gjyqësore të Giuseppe Ciaffaglione-s në Itali. Ende nuk ka detaje për pagesat që po bëhen për studiot ligjore në Tiranë, për avokatët e Mirel Mërtirit, Stela Gugallës, Zotos dhe strukturën tjetër në akuzë nga SPAK-u, por jemi përballë fakteve, Giuseppe Ciaffaglione ndodhet i akuzuar nga SPAK në proces në gjykatën e italiane, sipas dokumentit të publikuar më sipër. 

Dokumenti tregon se ai ndodhet në një proces gjyqësor për t’u ekstraduar në Shqipëri dhe fatura e prerë nga studio ligjore në kokë tregon kompaninë “Geogenix”, e cila është vetë kompania ku Ciaffaglione është aksioner tashmë me 19.99% të aksioneve.

Scandal/ The state pays the incinerators, the accused companies pay the trials

Pak kohë më parë ai ishte me 100% të tyre, të cilat i ka shitur dhe ka ndryshuar aksionerët, ndërsa në regjistrin themeltar figuron se personi i parë i kompanisë ka qenë Klodian Zoto, më pas janë përfshirë Ernesto Graneli, Giuseppe Ciaffaglione dhe disa persona të tjerë që tashmë pas ndryshimit të ligjit për publikimin e aksionerëve të kompanive të huaja që ndodhen në “guacka” edhe në Shqipëri janë regjistruar dhe emrat e tjerë të këtyre personave.

Fillimisht kompania quhej “Integrated Energy”, u pretendua se ishte një kompani holandeze me eksperiencë, në fakt ishte një kompani ku njerëzit e inceneratorëve kishin shtrirë këmbët e tyre deri në Holandë dhe ku lidhjet e Stela Gugalles, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, i cili është quajtur dhe “truri” i inceneratorëve, shkonin nga Tirana, në Maltë, në Bullgari dhe deri në Holandë, një kompani, e cila erdhi në Shqipëri me emrin “Interagted Energy” dhe tani quhet “Geogenix”.

Kjo kompani ka nën akuzë dy nga administratorët, Arjola Kodrën, me arrest shtëpie, dhe Giuseppe Ciaffaglione, i cili u largua nga Shqipëria në momentin e ngritjes së akuzave nga SPAK-u dhe tashmë ndodhet në proces ekstradimi në Itali.

Scandal/ The state pays the incinerators, the accused companies pay the trials

Nga ana tjetër dokumenti më sipër na tregon se kjo kompani merr para nga shteti shqiptar dhe nga paratë që merr paguan proceset gjyqësore. Qeveria shqiptare paguan Landfillin e Tiranës, kompaninë “Integrated Energy BV SPV”, e cila ka për mëmë kompaninë “Geogenix” dhe kjo e fundit paguan gjyqet e administratorëve dhe aksionerëve të saj që po ndodhen në proces ekstradimi në Itali.

CNA po investigon në lidhje me këtë kompani, aksionerët e saj dhe personat e tjerë të përfshirë, ku midis tyre ka dhe gazetarë, të cilët janë dokumentuar dhe provuar se kanë kryer takime me “trurin” e inceneratorëve, Mirel Mërtirin, dhe persona të tjerë që kanë mundur të gllabërojnë median në Shqipëri, dhe të ushtrojnë propagandë kundër SPAK-ut, kundër hetimeve duke paguar sërish miliona, të cilat kanë si burim të ardhurat nga taksat e shqiptarëve të varfër, që kanë shkuar për ndërtimin e tre inceneratorëve.

Njëri prej tyre ka një kosto kolosale dhe ka ngelur në remont që është ai i Elbasanit, ai i Fierit ende i pa vënë në punë dhe së fundmi inceneratori i Tiranës që nuk ekziston./CNA

 





Lajmet e fundit nga