
The incinerator company of Tirana, "Integrated Energy BV SPV", has been able to earn approximately 30 million dollars in at least 5 years from the concession of the administration of the landfill of Tirana.
According to official data provided by "openspending data", which refers to transfers from the Treasury, but also to the company's statements, only during the pandemic the company was able to register a pre-tax profit of over 15 million dollars.

Exactly about $8 million for 2021 and $7.2 million for 2020. So about over $15 million at the height of the pandemic.
Shqiptarët ishin të izoluar, bota ishte e izoluar, ndërkohë që kompania gjeneronte miliona dollarë fitime, në vitin 2020 shuma është 7.2 milionë dhe në 2021-shin shkon rreth 8 milionë dollarë me një rritje 10% dhe me një fitim para taksimit rreth 30% të xhiros.
Këto janë dy shifrat e vitit 2020-2021, ndërkohë pritet të publikohen edhe shifrat e vitit 2022, e cila duke parë trendin rritës apo stabilitetin mund të çojë në një total për rreth 30 milionë dollarë fitimi nga dita që kompania ka marrë në përdorim landfillin e Tiranës.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga vetë “Integrated Energy BV SPV”, janë investuar në landfillin e Tiranës rreth 32 milionë euro.
Në fakt, sipas një dokumenti tjetër që CNA ka siguruar, janë rreth 22 milionë euro. Pra, fitimi i realizuar nga kompania vitet e fundit është më i madh se investimi i kryer.

Pra, përkundrejt asaj që flitet për propagandë, landfilli i Tiranës thjesht dhe vetëm ka prodhuar para për kompaninë, e cila ka investuar me paratë që ka siguruar nga të ardhurat që vijnë nëpërmjet fondeve, të cilat i jep qeveria shqiptare, Bashkia e Tiranës, Bashkia e Durrësit, Bashkia e Kavajës, por edhe të ardhura të tjera që vinin nga mbledhja e dherave për të cilat paguhet një tarifë e caktuar, që në fakt më shumë sesa një shërbim është një ndihmesë që i bëhet kompanisë koncensionare për mbulimin e mbetjeve që mblidhen nga qytetarët.
Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në vitin e parë dhe të dytë kompania nuk ka mundur të ketë fitime të mëdha megjithëse ka dalë me fitime sërish.
Pra, që ditën e parë që ka marrë çelësat e landfillit dhe ka filluar investimet, kompania rezulton që të ketë siguruar të ardhura plus.
Gjithashtu me fitim rezulton edhe viti i dytë dhe viti 2019 është viti, i cili regjistron rreth 2.2 milionë dollarë fitime.
Kujtojmë këtu se gjatë komisionit hetimor parlamentar, ish-administratorja e kësaj kompanie, e cila ndodhet në arrest shtëpie, Arjola Kodra, ka theksuar se në fund të vitit 2019 i është dhënë leja e ndërtimit për landfillin kompanisë dhe leja e ndërtimit të inceneratorit, në fakt, sipas dokumenteve zyrtare të siguruara nga tatimet, vihet re se kompania e landfillit të Tiranës dhe inceneratorit që nuk ekziston ka aplikuar dhe ka kërkuar TVSH të rimbursueshme.
Pra, ka punuar dhe pa pasur një leje ndërtimi të zbardhur. Në vitin 2020, gjatë kohës së pandemisë që përmendëm më lart, janë 7.2 milionë dollarë fitim dhe rreth 8 milionë dollarë fitim në vitin 2021.
Pra, në dy vitet e pandemisë kompania ka regjistruar mbi 15 milionë dollarë fitim. Tashmë pritet dalja e vitit 2022, e cila, ashtu siç thamë, me trendin e dy viteve paraardhëse, i çon rreth 30 milionë dollarë fitimet para taksimit të kompanisë së inceneratorit të Tiranës.
Pra shifrat e fitimeve me shifrat e investimeve janë thujase të barabarta dhe siç pretendohet nga kompania, për të mos thënë se janë edhe më të mëdha fitimet. Pra, me lekët e të ardhurave janë kryer investimet e deritanishme për atë që quhet menaxhimi dhe administrimi i landfillit të Tiranës ku do të ndërtohej një incenerator, por që nuk ekziston.
Por shqiptarët, banorët e Tiranës, qarkut të Tiranës dhe Durrësit vazhdojnë të paguajnë 29 euro/ton për përpunimin, landfillimin dhe incenerimin e mbetjeve. Inceneratori në fakt në këtë landfill nuk ekziston.
Aktualisht SPAK-u po heton të gjithë atë që e quan aferën korruptive të inceneratorëve duke filluar me Elbasanin, ku është shpallur në kërkim ndërkombëtar Stela Gugallja, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri që quhet “truri” i inceneratorëve, dhe Fieri.
Të dyja këto kanë çuar pas hekurave ish-ministrin e Mjedisit dhe sekretarin e Përgjithshëm të atij institucioni, Alqi Bllakon, por të dyja këto investime janë ende jashtë funksioni.
Ato janë, siç pretendeon dhe kryeministri, investime publike që pas shtatë viteve i ktheheshin shtetit, ndërsa në rastin e Tiranës kemi një kontratë koncensionare të pretenduar prej rreth 430 milionë dollarësh me një investim rreth 128 milionë euro, kur në fakt deri tani i gjithë investimi mesa duket qartazi është i mbuluar nga fitimi dhe nga të ardhurat dhe xhiroja e madhe që ka kompania, por këto 430 milionë dollarë duket se shifra e vërtetë është shumë më e madhe, pra gati dyfish.
Sipas përllogaritjes së bërë me ekspert dje nga CNA, me trendin në rritje që ka kompania në dy apo tri vitet e fundit mund të shkojë mbi 600 milionë dollarë, ndoshta dhe deri në 750 milionë dollarë në 30 vite totali i xhiros së qarkullimit dhe me fitimet e deklaruara nga vetë kompania përtej asaj që është raportuar në biznes-planin çuar qeverisë shqiptare shifrat janë shumë herë më të larta dhe fitimi mund të jetë edhe më kolosal.



Kjo tregon dhe diferencën e madhe të çmimit. Pra, pretendimi se 29 euro/ton është një çmim i ulët, ndërkohë që gjenerohet një fitim kaq i madh prej 30 miliona dollarësh në gati 5-6 vite./ CNA.al
After the problem aired on the show Stop on TV Klan regard...
Emisioni Stop në Tv Klan trajton sonte historinë e një qyt...
Tashmë çdo gjë në vendin tonë është kthyer në biznes dhe p...
The former candidate for the primaries in the Democratic P...
The company, which would build the incinerator in Tira...
Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së hënës një problematikë në...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Gent Strazimiri, sh...
A few days ago, the testimony of the Italian citizen Gabri...
Yesterday the incinerator company of Tirana, "Integrat...
A case of scandal and corruption that openly shows that th...
The candidate of the Democratic Party for the Municipality...
The administrator and shareholder of the Tirana incinerato...
The democratic deputy, Tritan Shehu, has denounced the sta...
Academician Artan Fuga has denounced this morning what...
Three Wizz Air flights have been delayed this morning ...
A scandal has come to light from the testimony of an Itali...
CNA ka denoncuar prej vitesh aferën e inceneratorëve, ...
Residents of the village of Mushnike of the Lekaj Administ...
A citizen has addressed a letter to the Presidency, as...
A strong denunciation was made this afternoon by the s...
The murder of officer Enea Mekolli in the line of duty has...
The next case broadcast on the show "Stop", this Thursday,...
The case published this Thursday, June 4, on the show "Sto...
The protests of recent days related to the situation in Zv...
The Special Board of Appeal (KPA) decided this Monday ...
The KPA vetting decided this Thursday to dismiss the p...
Suela Salavaçi, a prosecutor in the Prosecutor's Offic...
The Special Board of Appeal reinstated the prosecutor ...
A 38-year-old man was arrested today near the Kamza turnof...
A money changer in Durrës lost 60 thousand euros after bei...
The 6 citizens captured in Dubai, members of criminal grou...
A serious accident occurred on the Kardhiq-Delvinë axis, i...
Today our country will be affected by stable weather condi...
For many children and teenagers, the long summer holidays ...
Albania is facing an unprecedented demographic transition,...
On Thursday, our country will be affected by unstable weat...
On the eve of the EU-Western Balkans summit, Germany and F...
Russian President Vladimir Putin said the war in Ukraine c...
An extraordinary story of survival has been recorded in Ne...
The Peace Implementation Council in Bosnia and Herzegovina...
Korça is ready to open the summer season with one of the c...
Two years after his passing, the renowned Korçë poet Skënd...
The Ethnographic Museum of Berat has opened its doors to v...
The story of Harilla Bakalli is one of the most chilling t...
Despite years of efforts at regional cooperation and free ...
Albania is the country with the highest level of severe ma...
This Friday, one US dollar is bought for 81.3 lek and sold...
The government aims to transform the country's industrial ...