
Lëvizin monedhat e huaja/ Sa këmbehen, sot euro, paundi dhe dollari
Sot euro blihet me 117.8 Lekë dhe shitet me 123.8 Lekë...
Në vitin 2021, prodhimi i perimeve është 1.338.218 tonë, duke shënuar rritje vjetore me 3,28 %, krahasuar me vitin 2020. Niveli më i lartë i prodhimit të perimeve është në qarqet Fier me 541.792 tonë, Tiranë me 133.579 tonë dhe Berat me 131.830 tonë.
Prodhimi i drithërave në vitin 2021 është 691.353 tonë, duke shënuar rritje me 1,04 %, në krahasim me një vit më parë. Niveli më i lartë i prodhimit të drithërave u arrit në qarkun e Fierit me 168.385 tonë, pasuar nga qarqet Elbasan me 98.249 tonë dhe Korçë me 85.094 tonë.
Në vitin 2021, prodhimi i patates është 258.862 tonë, duke u rritur me 1,56 %, në krahasim me vitin 2020.
Qarqet që kanë nivelin më të lartë të prodhimit të patates në vend janë Korça me 63.418 tonë, Fieri me 44.636 tonë dhe Elbasani me 29.986 tonë.
Krahasuar me një vit më parë ulje ka shënuar prodhimi i fasules me 12,98 %.
Perimet e njoma përfaqësojnë 66,48 % të perimeve gjithsej ndjekur nga bostanoret me 24,03 % dhe perimet e thata me 9,48 %.
Në vitin 2021 u prodhuan 889.693 tonë perime të njoma duke shënuar rritje prej 1,69 %, gjithashtu prodhimi i bostanoreve dhe perimeve të thata ka shënuar një rritje respektivisht me 7,60 % dhe 4,11 %, krahasuar me vitin 2020.
Në grupin e perimeve të njoma, kulturat përfaqësuese janë domatja me 35,35 %, kastraveci 13,28 % dhe speci 11,17 %.
Në grupin e perimeve të thata, qepa e thatë përfaqëson 85,32 % ndaj prodhimit gjithsej, ndërsa në grupin e bostanoreve shalqini përfaqëson 84,25 % të prodhimit të këtij grupi.
Prodhimi i perimeve në serra përfaqëson 21,67 % të prodhimit gjithsej të perimeve nga ku 52,00 % e këtij prodhimi i përket Qarkut Fier. Në vitin 2021, prodhimi në serra është rritur me 2,64 %, krahasuar me një vit më parë ku prodhimi i domates zë 51.9 % të prodhimit gjithsej në serra.
Qarku me përqindjen më të lartë të prodhimit të perimeve në serra ndaj prodhimit të perimeve gjithsej është Berati me 64,62 % dhe Fieri 27,79 %, përqindja më e ulët është shënuar në qarkun Korçë dhe Gjirokastër 0,16 % dhe 0,42 %.
Drufrutorët. Prodhimi i drufrutorëve përfaqësohet nga prodhimi i pemëve frutore, ullinjve, agrumeve dhe rrushit.
Prodhimi i pemëve frutore në vitin 2021 është 287.210 tonë duke u rritur me 4,92 %, krahasuar me vitin 2020. Niveli më i lartë i prodhimit të pemëve frutore u arrit në qarkun e Korçës me 89.753 tonë pasuar nga qarqet Elbasan me 39.118 tonë dhe Fier me 33.774 tonë.
Grupi i pemëve frutore me farë zë 45,43 % të prodhimit, peshën kryesore në këtë grup e zë prodhimi i mollëve me 85,25 %. Qarku i Korçës zë 66,02 % të prodhimit të mollëve gjithsej në vend.
Në grupin e pemëve frutore me bërthamë, peshën më të madhe e zënë prodhimi i kumbullave me 46,33 % të prodhimit të këtij grupi, pasuar nga qershitë me 24,80 % dhe pjeshkët me 23,18 %. Në grupin e pemëve frutore subtropikale, peshë kryesore zë prodhimi i fiqve me 51,40 %, pasuar nga shegët me 17,76 %.
Niveli më i lartë i prodhimit te pemët frutore arrore është shënuar në Qarkun e Kukësit, peshën kryesore në këtë grup e zënë arrat me 46,37 %, pasuar nga gështenjat me 33,96 %. Në vitin 2021, u prodhuan 110.164 tonë ullinj, duke shënuar rënie me 16,52 %, krahasuar me një vit më parë.
Niveli më i lartë i prodhimit të ullirit u arrit në qarkun e Fierit me 34.241 tonë pasuar nga qarqet Elbasan me 21.102 tonë dhe Vlorë me 20.298 tonë.
Varietet e ullirit për vaj përfaqësojnë 87,60 % të prodhimit gjithsej dhe varietetet e ullirit për tavolinë përfaqësojnë 12,40 %. Niveli më i lartë i prodhimit të agrumeve është shënuar në qarkun e Vlorës me 64,41 % (32.518 tonë).
Prodhimi i agrumeve në vitin 2021 është 50.485 tonë me një rritje prej 2,61 %, krahasuar me një vit më parë, ku 65,04 % të prodhimit gjithsej të agrumeve e zënë mandarinat. Në 2021-shin, prodhimi i rrushit është 212.011 tonë duke shënuar një rritje me 6,50 %, krahasuar me një vit më parë, ky prodhim përfaqësohet nga rrushi i vreshtave me 60,51 % dhe rrushi i pjergullave me 39,49 %./CNA.al
Sot euro blihet me 117.8 Lekë dhe shitet me 123.8 Lekë...
Fatura e energjisë elektrike për muajin qershor i ka k...
Eksperti i ekonomisë, Vjoldi Danaj, ka komentuar proje...
Sezoni turistik ka goditur vlerën e monedhës së përbas...
Monedha europiane ka pësuar një rënie të lehtë, krahas...
Të gjithë shtetasit shqiptarë dhe kompanitë që operojn...
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, i është rikthyer sër...
Euro blihet me 119.1 Lekë dhe shitet me 119.7 Lekë. P...
Ndryshimi vjetor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Ç...
Euro blihet me 119.2 Lekë dhe shitet me 119.8 Lekë. P...
Çmimet po vazhdojnë të rriten më shumë dhe më shpejt s...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan blihe...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan blihe...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan blihet me...
Në tregun valutor ditën e sotme dollari amerikan blihe...
Çmimi i Bitcoin-it ra nën vlerën 20 mijë dollarë sot në Lo...
Bordi Transparencës ka ulur çmimin e naftës me 4 lekë....
Në Maj 2022 eksportet e mallrave arritën vlerën 45 mld...
Euro blihet me 119.4 Lekë dhe shitet me 120.1 Lekë. D...
Në bursën ndërkombëtare çmimi i naftës sot ditën e pr...
CNA.al ka publikuar të dhënat e pasurisë së deputetit ...
Ish-drejtori skandaloz i “Rrugëve”, Lefter Gështenja, që i...
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Akil Kraja, në një ...
Kreu i PD-së, Sali Berisha, vijon të publikojë denonci...
Kunati i Mimi Kodhelit, ish-ministes së Edi Ramës, pasi ka...
Vettingu nuk po arrin të zgjidhë të gjitha problemet e...
Komisionerja e Vettingut, Etleda Çiftja, është paraqitur s...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar nga de...
Policia ka zbardhur detaje nga aksidenti i rëndë që u ...
Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën ...
Dalin pamjet nga vendi ku ndodhi plagosja e inspektorit të...
Dalin detajet e para nga plagosja e punonjësit të IMT-...
Sezoni turistik në Shqipëri ka hyrë në periudhën me ng...
Kjo fundjavë nuk parashikohet të jetë si ditët e tjera...
Reshje të dendura shiu kanë përfshirë Tiranën, mesditën e so...
Së fundmi është hapur një peticion në lidhje me disa emisi...
Romancieri me origjinë indiane, Salman Rushdie, i cili...
Prokuroria Themelore Publike në Shkup, ka njoftuar të prem...
Nënpresidenti i Paraguajit, Hugo Velazquez të premten ...
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Malit të Zi, Zor...
Këtë vit Festivali Mbarëkombëtar i Komedisë, “Koko Fest”, ...
Kur flasim për qytetin e Korçës në mesjetë duhet të ke...
Pas një beteje të gjatë me sëmundjen, është ndarë nga ...
Dy mijë vjet më parë, Perandoria Romake ndodhej në kul...
Monedhat e huaja kanë një qëndrueshmëri në blerje dhe shit...
Kompania "Ryanair" ka thënë se nuk do të ofrojë më fluturi...
Lufta në Ukrainë dhe çmimet e larta të energjisë po i kush...
Dollari amerikan po ndjek rrugën e euros në tregun valutor...