Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Pashka është një nga festat më të rëndësishme në kalendarin e besimtarëve të krishterë. Siç na thotë Bibla, Biri i Perëndisë vdiq me dhimbje në kryq, para se të ringjallej tri ditë më vonë dhe të ngjitej në qiell. Ai vdiq për mëkatet tona, dhe duke e bërë këtë e shndërroi kryqin në simbolin përcaktues të Krishtërimit. Ja cilat janë disa nga fakte historike më pak të njohura rreth kësaj ngjarjeje:
1. Jezusi u kryqëzua në “vendin e kafkës”
Sipas Dhjatës së Re, Jezu Krishti u kryqëzua në një vend të quajtur Golgota, që thuhej se ndodhej në periferi të Jeruzalemit në Izrael. Në aramaisht, gjuha e krahinës së Judesë, Golgota përkthehet si “vendi i kafkës”, pasi ai vendi ishte në majën e një kodre në formën e një kafke. Vendndodhja e saktë e Golgotës është ende një temë shumë e debatuar midis studiuesve të Biblës dhe arkeologëve.
2. Jezusi u kryqëzua në vitin 33 të Erës Sonë
Ekspertët besojnë se Krishti u kryqëzua të premten, më 3 prill të vitit 33. Edhe pse ka pretendime për data të tjera, si 7 prilli i vitit 30 dhe 25 prilli i vitit 31, data me e mundshme është e para për shkak të disa faktorëve. Këtu përfshihen dëshmitë e shkruara kontekstuale si dhe faktorët gjeologjikë, siç ishte edhe një tërmet.
3. Jezusi vdiq në orën 15:00 të pasdites
Sipas ungjijve, Jezusi ndërroi jetë rreth orës 15:00 të pasdites, pasi qëndroi 6 orë i gozhduar në kryq.
4. Në atë moment ndodhi një tërmet
Kur Jezusi dha frymën e tij të fundit, shkrimet e shenjta thonë se një tërmet tronditi territorin përreth. Mateu, Kapitulli 27, thotë: "Kur Jezusi bërtiti sërish me zë të lartë, dha frymën e tij të fundit. Në atë moment perdja e tempullit u gris në dysh nga lart poshtë. Toka u drodh, shkëmbinjtë u çanë dhe varret u hapën”.
Sipas gjeologut Xheferson Uilliams, aktiviteti sizmik ka ndodhur gjatë datave afër vdekjes së Jezusit. Ndonëse është e pamundur të thuhet nëse tërmeti ndodhi pikërisht në momentin e vdekjes së Jezusit, është një fakt historik që aktiviteti sizmik në atë zonë po ndodhte gjatë asaj kohe.
5. Në fillim Ponc Pilati e shpalli Jezusin të pafajshëm
Ponc Pilati mbahet mend si guvernatori romak që e dënoi Jezusin me vdekje me kryqëzim. Megjithatë, më pak i njohur është fakti se në fillim Pilati e shpalli Jezusin të pafajshëm sipas ligjit romak.
Ndërkohë, ishin udhëheqësit hebrenj, ata që pohuan se ai ishte fajtor për veprën shumë të rëndë fetare të blasfemisë sipas ligjit hebre.
Ata deklaruan se pretendimi i Jezusit për të qenë Biri i Perëndisë ishte fyes për Zotin. Nga frika e hakmarrjes, Pilati e përmbysi vendimin e tij fillestar dhe e dënoi Jezusin me vdekje.
6. Kryqëzimi nuk ishte një shpikje romake
Praktika e lidhjes apo e gozhdimit të një viktime mbi një tra ose shtyllë druri, nuk ishte një nga shpikjet e shumta që i dhanë botës romakët. Në fakt, kjo formë brutale e dënimit me vdekje e ka origjinën nga asirianët, një nga qytetërimet më të vjetra të njohura në botë.
Gjatë shekullit VI Para Krishtit, persianët e përdorën në mënyrë sistematike kryqëzimin. Kjo praktikë u popullarizua më tej pasi Aleksandri i Madh pushtoi Persinë dhe e përhapi këtë metodë në të gjithë Mesdheun gjatë shekullit IV Para Krishtit. Romakët e zbuluan kryqëzimin gjatë Luftërave Punike të shekullit III Para Krishtit, duke e përmirësuar atë.
7. Kryqëzimi romak ishte ndryshe
Romakët prireshin ta përdornin atë për banorët e provincave, dhe jo për qytetarët e Romës, kryesisht si një taktikë për të dekurajuar rebelimet.
Në fakt, ata e çuan në ekstrem këtë mjet, duke kryer kryqëzime në masë. Më famëkeqe është ajo e kryengritjes së skllevërve të udhëhequr nga Spartaku rreth vitit 71 Para Krishtit.
Pasi u shtyp rebelimi, 6000 rebelë u kryqëzuan përgjatë rrugës Via Appia, rruga që lidh Romën me Kapuan.
8. Kryqëzimi romak ishte tortura e fundit
Siç na thonë ungjijtë, Jezusi u rrah publikisht, u tall dhe u pështy, para se të detyrohej të mbante një kurorë me gjemba në kokë dhe kryqin mbi shpinë. Kjo ishte një praktikë e zakonshme për ata që dënoheshin me vdekje me kryqëzim nga romakët.
Në fillim shumica e viktimave zhvisheshin lakuriq, fshikulloheshin, talleshin dhe gjymtoheshin fizikisht. I zakonshëm ishte edhe abuzimi me familjen e tij.
Kryqëzimi ishte pjesa e fundit e një metode ekzekutimi të tmerrshme dhe çnjerëzore. Disa viktimat vdiqën nga plagët e tyre para se të arrinin në kryq.
Të tjerët rezistuan për disa orë në kryq, duke vdekur dalëngadalë nga dhimbja. Ndonjëherë ushtarët romakë tregonin mëshirë duke ua thyer këmbët e atyre që ishin varur nëpër kryqe, për t’i shkaktuar një vdekje më të shpejtë.
Kjo nuk i ndodhi Jezusit, pasi kur ushtarët shkuan për ta kontrolluar, ai kishte vdekur tashmë. Në vend të kësaj, ata e shpuan në anën e trupit, për t’u siguruar që ai kishte vdekur.
9. Nuk ka gjasa që Jezusi të jetë gozhduar në duar
Ndërsa shkrimet e shenjta thonë se Jezusi pësoi plagë në duart e tij, analizat moderne shkencore kanë hedhur dyshime nëse kjo metodë do ta kishte mbajtur Jezusin të gozhduar në vend. Madje edhe me gozhdimin e këmbëve të tij. Sepse thonjtë do t’i ishin shkulur nga tendosja e peshës trupore.
Në vend të kësaj, sugjerohet se Jezusi ishte gozhduar përmes kyçeve të dorës, një pjesë më e fortë e trupit që mund ta mbante atë të fiksuar në kryq.
Megjithatë, kjo bie ndesh me ungjijtë dhe imazhet mbizotëruese të kryqëzimit të Jezusit. Pa asnjë dëshmitar okular, nuk ka gjasa që ne të dimë ndonjëherë me siguri mënyrën si ka ndodhur kryqëzimi./ Përshtatur nga CNA.al
Organizata mafioze po depërtojnë gjithnjë e më shumë në po...
Lufta në Ukrainë ka një natyrë psikologjike dhe politi...
Sipas World Happiness Survey, Finlanda ka qenë vendi m...
Asgjë nuk ilustron më mirë rëndësinë në rritje në çësh...
Politika e zgjerimit është rikthyer në krye të mekaniz...
Në rast se do të mbetet fuqia kryesore e botës, Shtete...
Niveli global i demokracisë është rikthyer atje ku ish...
Gjeopolitika mund t’ju çojë shumë larg në shpjegimin e...
Ekziston një fije që lidh suksesin e ndërmjetësimit të...
Vdekja në turrën e druve është një formë e vjetër ndëshkim...
Nga këndvështrimi i një ushtari rus, lufta në Ukrainë duhet ...
Një juri e madhe e Nju Jorkut ka paditur ish-president...
Çdo vit qindra mijëra njerëz shkojnë në Stamboll të Turqis...
Tërmetet shkatërruese që vranë më shumë se 50.000 njerëz n...
Ballkani Perëndimor nuk është asgjë më pak se një kub Rubi...
Pikërisht në momentin që Xi Jinping po i thoshte lamtu...
Komunizmi mund të mos të trokasë në derën tonë të përp...
Lajmi mbi vendosjen e mundshme të armëve bërthamore ru...
Marrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës për zbatimin e n...
Lajmi për vdekjen e Pablo Eskobar u përhap në të gjith...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...