“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...

Niveli global i demokracisë është rikthyer atje ku ishte në vitin 1986. Kjo do të thotë se 37 vite përparim demokratik janë zhbërë gjatë dekadës së fundit. Nëntë vende janë bërë diktatura të pastra vetëm 2 vitet e fundit: Afganistani, Çadi, Guinea, Haiti, Irani, Mali, Mianmari, Turkmenistani dhe Uzbekistani.
Një term tjetër për këto janë autokracitë e izoluara. Këto prirje janë dokumentuar nga projekti “Varieties of Democracy” i zbatuar nga ekspertë në Universitetin e Goteborgut në Suedi, i quajtur shkurt edhe si V-DEM. Ata matën nivelin e demokracisë në botë, duke shqyrtuar se sa nga banorët e botës jetojnë në vende ku njihen dhe respektohen të drejtat demokratike.
Dy lloje diktaturash dhe dy lloje demokracish
Raporti i V-Dem bën dallimin midis 4 formave të qeverisjes: autokracitë e izoluara, autokracitë zgjedhore, demokracitë elektorale dhe demokracitë liberale. Autokracia është njëlloj si një diktaturë. Në autokracitë e mbyllura, ose nuk mbahen zgjedhje, ose mbahen procese formale, por kreu i shtetit nuk është i ekspozuar ndaj ndonjë konkurrence reale në zgjedhje.
Ndërkaq, në autokracitë zgjedhore, zgjedhjet mbahen ndërmjet partive të ndryshme, por procesi zgjedhor nuk i përmbush standardet demokratike. Në demokracitë elektorale mbahen zgjedhje të lira dhe të ndershme. Përveç kësaj, popullsia ka një sërë të drejtash institucionale demokratike, si liria e shprehjes dhe e drejta për t’u organizuar.
Në demokracitë liberale mbrohen legjislativi dhe gjyqësori, teksa mbikëqyret ekzekutivi, dhe mbrohet sundimi i ligjit dhe liria individuale e qytetarëve. Ojvind Osterud, profesor në Departamentin e Shkencave Politike në Universitetin e Oslos, ka kontribuar në raportin e fundit të V-DEM.
Ai thekson se disa nga vendet më autoritare në botë - si Kina dhe tani India - janë jashtëzakonisht të populluara. Dhe kjo ka një ndikim te matjet. Por shtetet pak a shumë autoritare janë gjithashtu në shumicë kur numri i shteteve përdoret si njësi matëse.
Osterud beson se rënia e qeverisjes demokratike ndodh shpeshherë për shkak të problemeve ekonomike.
“Do të ketë më shumë pakënaqësi, më shumë polarizim. Autoritetet priren të forcojnë masat e kontrollit, sepse ka më shumë trazira. Prandaj krizat ekonomike janë një pjesë e rëndësishme e shpjegimit të rënies së numrit të qeverisjeve demokratike”- tha ai.
Disa vende me sundim autoritar, si Kina, kanë qenë ndërkohë shumë të suksesshme në aspektin ekonomik. “Kjo do të thotë se një formë autoritare e qeverisjes, është shndërruar në një model zhvillimi për vendet e tjera, pasi regjimet demokratike kanë qenë shumë të dobëta në ofrimin e mirëqenies dhe rritjes ekonomike. Shumë shtete demokratike kanë mbetur në stanjacion dhe kanë përjetuar një papunësi në rritje”- shprehet eksperti.
Sa njerëz jetojnë nën forma të ndryshme qeverisjeje?
28 për qind, 2.2 miliardë njerëz, jetojnë në autokraci të izoluara. 44 për qind, 3.5 miliardë njerëz, jetojnë në autokraci elektorale. 16 për qind, ose 1.3 miliardë njerëz jetojnë në demokracitë elektorale. 13 për qind, ose 1 miliard njerëz, jetojnë në demokraci liberale.
Disa vende janë bërë më demokratike
Rënia e demokracisë është veçanërisht e dukshme në rajonin e Paqësorit, në Europën Lindore dhe në Azinë Qendrore. Një rënie ka ndodhur edhe në Amerikën Latine dhe Karaibe. Por ka shembuj të vendeve që kanë lëvizur në drejtim të kundërt, nga sundimi autoritar në qeverisjen demokratike.
Bolivia, Bullgaria, Republika Çeke, Republika Domenikane, Malavi, Moldavia dhe Zambia, kanë përjetuar që të gjitha një evolucion gjatë 3 viteve të fundit, nga sundimi autoritar në demokraci. Osterud beson se kjo mund të jetë për shkak të faktit se ato kanë arritur të ndjekin një politikë që ka garantuar rritje ekonomike.
Nga ana tjetër kjo do të thotë se ato ofrojnë më shumë për popullsinë e tyre. “Këto vende po përpiqen të zbatojnë politika të rishpërndarjes së pasurisë, gjë që do të thotë se dallimi mes të varfërve dhe të pasurve po bëhet disi më i vogël.
Vendet e Europës Jugore dhe Juglindore, karakterizohen nga proceset e anëtarësimit në BE, gjë që u ka dhënë atyre mundësinë të ulin papunësinë duke eksportuar fuqi punëtore në pjesët më të pasura të Europës. Kjo do të thotë se për shumë njerëz përmirësohen kushtet e jetesës, dhe më pas bëhen më të favorshme kushtet për një qeverisje demokratike”- thekson ai.
Varësia e Ukrainës nga Perëndimi, do të përmirësojë demokracinë e saj
Por a ka ndonjë shtet që qeveriset aktualisht në mënyrë autoritare, dhe që mund të lëvizë në një drejtim më demokratik gjatë viteve të ardhshme? Osterud nuk është i sigurt për këtë. “Kjo gjë është shumë e vështirë të parashikohet, sepse varet shumë nga zhvillimet e brendshme. Pra, nga ajo nëse qeveritë do të arrijnë të ndryshojnë trendin në drejtim të tensioneve më të vogla ndërmjet grupeve etnike dhe të zbusin tensionet e brendshme”- thotë ai.
Ai megjithatë e sheh Ukrainën si një histori suksesi në planin afatgjatë. “Është e mundur të mendohet se në një moment apo tjetrin, kur të përfundojë lufta, Ukraina do të bëhet e varur nga mbështetja e Perëndimin për rindërtimin e saj. Sot Ukraina është një lloj regjimi hibrid, pra me tipare të forta autoritare dhe një korrupsion të shumëpërhapur.
Prandaj është e arsyeshme të besohet se gjërat do të përmirësohen kur të përfundojë lufta.
Me varësinë nga mbështetja perëndimore, dhe me një orientim më të fortë drejt Perëndimit, do të ketë një presion të madh në drejtim të përpjekjes për t’i dhënë fund një pjese të praktikave korruptive, dhe për të krijuar një qeveri që u përgjigjet kërkesave të popullatës”-shton ai./ Përshtatur nga CNA.al
Gjeopolitika mund t’ju çojë shumë larg në shpjegimin e...
Ekziston një fije që lidh suksesin e ndërmjetësimit të...
Vdekja në turrën e druve është një formë e vjetër ndëshkim...
Nga këndvështrimi i një ushtari rus, lufta në Ukrainë duhet ...
Një juri e madhe e Nju Jorkut ka paditur ish-president...
Çdo vit qindra mijëra njerëz shkojnë në Stamboll të Turqis...
Tërmetet shkatërruese që vranë më shumë se 50.000 njerëz n...
Ballkani Perëndimor nuk është asgjë më pak se një kub Rubi...
Pikërisht në momentin që Xi Jinping po i thoshte lamtu...
Komunizmi mund të mos të trokasë në derën tonë të përp...
Lajmi mbi vendosjen e mundshme të armëve bërthamore ru...
Marrëveshja midis Serbisë dhe Kosovës për zbatimin e n...
Lajmi për vdekjen e Pablo Eskobar u përhap në të gjith...
Peter Raubal, Hajner Hosheger dhe Aleksandër, Luis dhe Bra...
Lëvizjet e fundit nga qeveria kineze sugjerojnë se Pekini ...
Stanislav Lonkin sapo ishte kthyer nga fushëbeteja e Ukrai...
Lumturia është diçka shumë e vështirë për t’u përkufizuar....
Kanë kaluar tashmë 20 vjet që kur koalicioni i udhëheq...
Amerika si “qyteti i ndritshëm mbi një kodër” është zh...
Mos kini asnjë dyshim, Vladimir Putin që pamë bashkë m...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...