LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë ndodhi me familjen e Adolf Hitlerit?

26 Mars 2023, 22:57, Blog CNA

Çfarë ndodhi me familjen e Adolf Hitlerit?

Peter Raubal, Hajner Hosheger dhe Aleksandër, Luis dhe Brajan Stjuart-Hjuston janë të gjithë burra shumë të ndryshëm. Peter është inxhinier, ndërsa Aleksandri një punonjës social. Luis dhe Brajan drejtojnë një biznes. 

Peter dhe Hajner jetojnë në Austri, ndërsa vëllezërit Stjuart-Hjuston jetojnë në Long Aljand SHBA, disa blloqe pallatesh larg njëri-tjetrit. Duket sikur ata nuk kanë asgjë të përbashkët, përveç një gjëje që është megjithatë shumë e rëndësishme. Ata janë të vetmit anëtarë të mbetur të linjës së gjakut të Adolf Hitlerit.

Dhe kanë vendosur të jenë të fundit. Udhëheqësi nazist Adolf Hitler ishte i martuar me Eva Braun vetëm për 45 minuta para vetëvrasjes së tij. Ndërkohë motra e tij Paula nuk u martua kurrë. Përveç zërave se Adolfi kishte një fëmijë të paligjshëm me një adoleshente franceze, ata të dy vdiqën pa fëmijë, duke bërë që shumë njerëz të besonin për një kohë të gjatë se grupi i tmerrshëm i gjeneve kishte vdekur bashkë me ta.

Megjithatë, historianët zbuluan se ndonëse familja e Hitleri kishte qenë e vogël, pesë pasardhës të Hitlerit ishin ende gjallë. Para se babai i Adolfit, Alois, të martohej me nënën e tij, Klara, ai ishte martuar me një grua të quajtur Franni. Me Franin, Alois pati dy fëmijë, Alois Jr. dhe Angela.

Alois Jr e ndryshoi emrin pas luftës dhe pati dy fëmijë, Uilliam dhe Hajnrih. Uilliam është babai i djemve Stjuart-Houston. Anxhela u martua dhe pati tre fëmijë, Leon, Geli dhe Elfride. Geli ishte më e njohur për marrëdhënien e saj potencialisht të papërshtatshme me gjysmë xhaxhain e saj dhe vetëvrasjen e saj.

Leo dhe Elfride u martuan dhe patën fëmijë, që të dy djem. Peter lindi nga Leo dhe Hajner nga Elfride. Si fëmijë, djemve të Stjuart-Houston u treguan për prejardhjen e tyre, dhe babai i tyre njihej si Vili. Ai njihej gjithashtu nga Fuhrer si “nipi im i urryer”.

Por nipi u përpoq të përfitonte nga xhaxhai i tij i famshëm, madje duke e shantazhuar për

para. Megjithatë, me afrimin e Luftës së Dytë Botërore dhe kur nisën të zbulohen qëllimet e vërteta të xhaxhait të tij, Vili u zhvendos në Amerikë dhe pas luftës e ndryshoi emrin e tij.

Ai nuk ndjente më asnjë dëshirë për t’u lidhur me Adolf Hitlerin. Ai u transferua në Long Ajland, u martua dhe pati 4 djem, njëri prej të cilëve vdiq në një aksident automobilistik. Sapo morën vesh mbi historinë e familjes së tyre Hitler, të tre djemtë bënë një marrëveshje. Asnjëri prej tyre nuk do të kishte fëmijë dhe linja familjare do të përfundonte me ta. Duket se të njëjtën gjë e kanë ndjerë edhe pasardhësit e tjerë të Hitlerit, kushërinjtë e tyre në Austri.

Peter Raubal dhe Hajner Hosheger nuk janë martuar kurrë dhe nuk kanë fëmijë. Dhe as që e kanë në plan. Sepse nuk kanë asnjë interes për të vazhduar trashëgiminë e xhaxhait të tyre.

Kur u zbulua identiteti i Hajiner në vitin 2004, lindi pyetja nëse pasardhësit do të merrnin honorare nga libri “Mein Kampf” i Adolf Hitlerit. Të gjithë trashëgimtarët ende të gjallë të Fyhrerit pretendojnë se nuk duan asnjë pjesë të tyre.

“Po, e di të gjithë historinë mbi trashëgiminë e Hitlerit. Por unë nuk dua të kem asgjë me të. Nuk do të bëj asgjë për këtë. Dua vetëm të lihem rehat në punët e mia”- deklaroi Peter për gazetën gjermane Bild am Sonntag. Ndjenja është ajo që ndajnë të 5 pasardhësit e Adolf Hitlerit.

Pra, duket se i fundit i familjes Hitleri do të vdesë së shpejti. Më i riu nga të pesë është 48 vjeç, dhe më i madhi është 86. Deri në shekullin e ardhshëm, nuk do të ketë më asnjë anëtar të gjallë të linjës së gjakut të Hitlerit.

Është një fund vërtet ironik për trashëgiminë e gjakut të një njeriu që e bëri synimin e jetës së tij krijimin e linjës së përsosur të gjakut duke eliminuar linjën e gjakut të të tjerëve./CNA

Lajmet e fundit nga