Armë, kokainë dhe kanabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...

Kanë kaluar tashmë 20 vjet që kur koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara pushtoi Irakun, me qëllim rrëzimin e diktaturës së Sadam Huseinit dhe sjelljen e demokracisë.
Por pavarësisht qindra miliardave të shpenzuara për këtë përpjekje, Iraku ende nuk ështënjë demokraci funksionale, dhe po përpiqet ende pa sukses që të ndërtojë institucione shtetërore të qëndrueshme.
Në vend të asaj që synohej, pushtimi krijoi një varg krizash të njëpasnjëshme, nga ngritja e organizatave salafiste-xhihadiste si Al-Kaeda apo ISIS, deri tek pasojat nga përballja e SHBA-së me Iranin.
Sot, konflikti vazhdon të jetë një realitet i përditshëm në Irak, nga grupet e armatosura që konkurrojnë për territor dhe ndikim, tek dhuna strukturore e një sistemi të korruptuar, ku elitat politike gllabërojnë fondet shtetërore të destinuara për ofrimin e shërbimeve bazë.
Të privuar nga një standard jetese i denjë - pavarësisht nga pasuria e madhe këtij vendi me naftë - irakianët janë përpjekur që të mobilizohen në protesta masive. Por herë pas here, demonstratat janë shtypur dhunshëm nga forcat shtetërore, duke e bërë Irakun e sotëm më të rrezikshëm se kurrë më parë për cilindo që dëshiron të ushtrojë të drejtat e tij demokratike kundër kleptokracisë.
Think-tanku “Chatham House” ka mbledhur refleksione nga një sërë zyrtarësh dhe ekspertësh irakianë dhe ndërkombëtarë, të cilët ishin të përfshirë apo të ndikuar nga lufta, apo që u angazhuan në përpjekjet e mëvonshme për rindërtimin e vendit.

Këto reflektime mbi dështimet e synimeve të pushtimit, ofrojnë disa leksione jetike mbi konfliktet e shumta që po ndodhin sot në mbarë botën. Që në fillim, SHBA dhe aleatët e saj i dhanë përparësi fitoreve të shpejta, si për t’i treguar audiencës së tyre se pushtimi ishte një histori suksesi.
Por kjo gjë solli vendime të nxituara, të cilat nuk kishin një vizion strategjik afatgjatë. Pasojat ishin të rënda. SHBA vendosi ta shpërndajë ushtrinë e Irakut, dhe të largojë nga administrata më shumë se 40.000 nëpunës të lartë civilë, duke përmendur lidhjet e tyre me Partinë Ba’ath të Sadamit.
Këto vendime përfaqësonin një zhvendosje në qëllimin e pushtimit, nga “ndryshimi i regjimit” në shkatërrimin e shtetit. Pas kësaj lëvizje, rindërtimi i një shteti të qëndrueshëm do të kërkonte shumë më shumë kohë dhe përpjekje sesa ishte parashikuar fillimisht.
SHBA-ja nxiti miratimin e një kushtetute të re dhe mbajtjen e shpejtë të zgjedhjeve kombëtare, për t’i treguar botës se Iraku po kalonte me shpejtësi drejt një sistemi demokratik.
Por në vend se t’i drejtohej irakianëve anembanë vendit për të ndjekur një proces vërtet gjithëpërfshirës, udhëheqja e SHBA-së u mbështet tek një grup të vogël mërgimtarësh irakianë të kthyer në vend, të cilët kishin një vizion të ngushtë se si duhet të ishte Iraku i ei post-Husein. Në terma afatgjatë, ai vendim siguroi vazhdimin e konfliktit, duke i thelluar ndarjet dhe duke i fuqizuar liderët që ishin të shkëputur nga shoqëria që pretendonin se përfaqësonin.
Ndaj një leksion kyç për forcat ndërkombëtare që kërkojnë të mbështesin ndryshimin e regjimit ose tranzicionet politike në shtete të tjera është:puna me një grup të vogël mërgimtarësh që kanë jetuar jashtë vendit për të formuar një sistem të ri, ka të ngjarë të mos çojë domosdoshmërisht në një demokraci.
Konfliktet në Venezuelë apo Iran përfshijnë dinamika të ngjashme, ku qeveritë në mërgim ose figura të opozitës punojnë ngushtë me SHBA-në kundër statuskuosë aktuale. Aty ku opozita politike në mërgim është burimi i vetëm këshillues për aktorët ndërkombëtarë, politikat që hartohen mund të mos përfaqësojnë plotësisht për nevojat e shoqërisë në ato shtete.
SHBA dhe aleatët e saj besonin se një zgjidhje politike, e bazuar në një marrëveshje me elitat, do të çonte në demokraci dhe në fund të konfliktit. Në fakt, kjo qasje çimentoi një sistem korrupsioni ku zyrtarët irakianë - në të gjithë spektrin etno-sektar - e shkatërruan arkën e shtetit për përfitimin e tyre personale dhe lanë pak shumë para për t’ua rishpërndarë shoqërisë, e cilat mbetet sot pa shërbimet bazë apo gjërat thelbësore.
Në shumë konflikte të tjera, nga Libia dhe Libani në Kolumbi, aktorët ndërkombëtarë mbështesin një dialog me elitën, e cila shpesh nuk përfaqëson popullsinë e gjerë, dhe që zakonisht ndjek interesat e tyre ekonomike, të cilat mbështesin sistemet e korruptuara që dëmtojnë njerëzit e zakonshëm.

Gjatë 2 dekadave të fundit, miliarda dollarë janë shpenzuar për ndihmë zhvillimore dhe projekte stabilizimi në Irak, por ato nuk kanë çuar në përmirësime në jetën e përditshme të qytetarëve. Në të gjithë botën, donatorët ndërkombëtarë vazhdojnë të financojnë projekte zhvillimore që dështojnë të ndikojnë mbi dinamikat politike, të sigurisë dhe ato sociale.
Pavarësisht shpalljes të bujshme të presidentit Xhorxh Ë.Bush “Misioni u krye”, vetëm 5 javë pas pushtimit, një mësim vendimtar që mund të nxirret nga përvoja e Irakut, është se ndërtimi ose rindërtimi paqësor i një shteti nuk mund të arrihet me mjete ushtarake.
Ky ishte një leksion, të cilin më shumë një dekadë më vonë, presidenti Donald Trump nuk arriti ta mësonte, kur shpalli fitoren ushtarake ndaj ISIS. Fushata e bombardimeve të SHBA-së ndihmoi në largimin e suksesshëm të grupeve ekstremiste nga territori që ata kontrollonin, por nuk arriti të adresonte asnjë nga shkaqet kryesore të shfaqjes së tyre.
Hija e luftës përçarëse të Irakut, ka lënë pas një frikë dhe hezitimin e SHBA-së dhe shteteve të tjera për t’u përfshirë në konflikte “me trupa në terren”. Ky hezitim mund të shihet nga përfshirja e shkëputur ndërkombëtare në Libi, dhe lufta që e rrënoi Sirinë - deri te tërheqja më flagrante dhe e papritur e trupave dhe ndihmave ndërkombëtare nga Afganistani - dhe vijimi i luftës civile në Jemen.
Sfidat e vazhdueshme të shtet-ndërtimit në Irak, mund të gjurmohen që tek vendimet e marra nga udhëheqësit e SHBA-së dhe ish-emigrantët irakianë menjëherë pas pushtimit, ndërsa për të tjerat përgjegjësi kanë zyrtarët irakianë dhe aleatëve ndërkombëtarë në vitet që pasuan.
Të kuptuarit e asaj që shkoi keq, mund të ofrojë mësime të vlefshme, jo vetëm për ata që punojnë në Irak sot, por edhe në zona të tjera konflikti anembanë botës. Nëse do të merren parasysh leksionet, kjo mbetet për t’u parë.
Shënim:Dr.Renad Mansour, drejtor i Projektit të Nismës për Irakun në “Chatham House” dhe autor i librit “Na ishte njëherë në Irak”./ Përshtatur nga CNA.al
Amerika si “qyteti i ndritshëm mbi një kodër” është zh...
Mos kini asnjë dyshim, Vladimir Putin që pamë bashkë m...
Me gjithë mizorinë dhe urrejtjen e regjimit të preside...
Boris Ratnikov, një ish-oficer i KGB-së dhe kryekëshil...
Bota perëndimore që e përsëriti mbështetjen e saj për ...
Kur Xi Jinping të vizitojë Moskën këtë javë, Vladimir ...
Të premten e kaluar Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC)...
A vendosët që me rastin e Vitin e Ri të hiqni dorë një zak...
Reza Pahlavi ishte për dekada në skajet e largëta të polit...
Dhimbjet e kokës janë shumë të zakonshme tek njerëzit, dhe...
“Reshjet e prillit sjellin lulet e majit”, ose kështu thot...
Gjithçka i ngjan një romani thriller. Në mëngjesin e h...
Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe fuqia më ...
Emigrimi në Europë, sidomos nga Afrika, ka ardhur në r...
A ka folur Maria Zakharova, një zëdhënëse e fuqishme d...
Nëse forcat ukrainase do të pajisen me avionët luftara...
Gati gjashtë muaj pas shpërthimeve të fuqishme te tuba...
Pas Luftës së Dytë Botërore, udhëheqësi i ri komunist ...
Videoja e një gruaje që tundte flamurin e Bashkimit Eu...
Në shkurtin e vitit 1941, kur Britania e Madhe po përballe...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet, por tani BE mund të fillojë ne...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...