
Kush është njeriu që një ditë do të pasojë Putinin në krye të Rusisë?
Boris Ratnikov, një ish-oficer i KGB-së dhe kryekëshil...
Me gjithë mizorinë dhe urrejtjen e regjimit të presidentit rus Vladimir Putin, Ukraina vazhdon t’i rezistojë agresorit dhe është gati të luftojë deri në fitore. Një vit më parë, shumë dyshuan tek Ukraina. Thoshin se brenda disa ditësh - më së shumti brenda javësh - Rusia do të pushtonte Kievin.
Dhe disa nga ata zëra që u dëshmuan të ishin kaq të gabuar, po flasin tani për “plane paqeje”, duke nxitur Ukrainën të pranojë lëshime mbi sovranitetin dhe integritetin e saj territorial në këmbim të marrëveshjes së Rusisë për t’i dhënë fund luftës. Por këto “plane paqeje” bazohen në mitet dominuese me të cilat duhet të përballemi përpara se ato të bëhen realitet.
Miti i parë: Ukraina nuk është në gjendje të rimarrë territoret e saj
Ukraina e ka rrëzuar tashmë këtë pretendim duke e rimarrë një pjesë të territorit, nga periferitë e Kievit deri në Kharkiv dhe Kherson. Ukrainasit kanë vullnetin për të luftuar dhe një strategji efektive për të rimarrë gjithçka që u takon. Ndërkohë, ritmi ynë i ngadaltë i mbështetjes i pengon aftësitë e tyre për të vepruar më shpejt dhe në fund e rrit numrin e të vdekurve.
Më shumë armë, më shumë municione, më shumë trajnime është rruga e sigurt drejt rikthimit të plotë të territorit të Ukrainës. Dhe për ta arritur këtë, kemi nevojë për një strategji afatgjatë që do t’i lejojë Ukrainës të largojë plotësisht Rusinë, përtej kufijve të saj të njohur ndërkombëtarisht.
Miti i dytë: Rusia është e pamposhtshme
Pavarësisht nga shpërfillja e Rusisë mbi jetën e njerëzve dhe shkujdesjen për t’i hedhur ushtarët rusë në fushën e betejës si mish për top, numri shumë i madh i trupave të saj nuk ka arritur ende të mbyllë hendekun e krijuar nga paaftësia e dukshme. Trupat ukrainase kanë një moral të lartë, komandantë kompetentë dhe qasje në teknologji jashtëzakonisht superiore.
Po ashtu ne duhet ta pranojmë realitetin që Perëndimi - me prodhimin ushtarak ende në nivele paqeje - nuk ka filluar as të përkulë “muskujt” e tij të plotë ushtarakë. PBB-ja nominale e kombinuar e vendeve nordike dhe baltike është më e lartë se ajo e Rusisë. Janë këto fakte reale që duhet të orientojnë strategjinë e Perëndimit. Mendësia, vendosmëria dhe vullneti politik janë kyçe.
Miti i tretë: Rusia do të lodhet dhe do të dëshirojë paqen
Putin nuk është gati të kënaqet me një paqe të ndershme dhe të qëndrueshme. Ashtu si në vitet 2008 dhe 2014, lufta e fundit ka nxitur revanshizmin rus, dhe kur partnerët perëndimorë flasin për një zgjidhje të mundshme apo ngrirje të konfliktit, Moska e sheh atë jo si një rrugëdalje, por si një shenjë të lodhjes së Perëndimit.
Në vend se ta afrojë paqen, biseda e vazhdueshme mbi një fund të negociuar të luftës vetëm sa e rrit koston për Ukrainën dhe për aleatët perëndimorë. Prandaj, kjo luftë duhet të “zgjidhet” në fushën e betejës, pasi çdo marrëveshje që siguron përfitime reale ose të perceptuara për Rusinë do të ishte vetëm një frymëmarrje përpara fazës tjetër të kësaj lufte.
Miti i katërt: Krimea është një “vijë e kuqe” për Putinin
Putinit i pëlqen të vizatojë vija të ndryshme të kuqe. Ai e di që Perëndimi do t’i marrë ato seriozisht, siç do t’i merrnin rusët perëndimorët. Dhe gjatë kësaj lufte, Putini ka vazhduar të vizatojë vija të reja të kuqe. Por ato e kufizojnë shpejtësinë e vendimmarrjes sonë. Kufijtë e dakordësuar ndërkombëtarisht duhet të jenë e vetmja vijë e kuqe, dhe Krimea është pjesë e Ukrainës. Ndalimi i Ukrainës që të rimarrë Krimenë nuk do ta frenonte kurrë dëshirën e Putinit për të gllabëruar më shumë territore.
Miti i pestë: Pas luftës mund të rinisim marrëdhëniet me Rusinë e Putinit
Vladimir Putin dhe disa zyrtarë dhe analistë në Perëndim, mbështeten ende tek ideja se “Rusia do të jetë ende atje” pas luftës, ndaj planifikojnë një rikthim te biznesi si zakonisht. Është diçka që vjen së bashku me frikën mbizotëruese se pasardhësi i Putinit do të ishte edhe më i pamëshirshëm dhe hakmarrës.
Megjithatë, ne duhet ta shohim humbjen e Rusisë jo si një kërcënim, por si një mundësi për të ndërtuar një vend të ndryshëm, të transformuar dhe që të mos i kërcënojë më fqinjët e saj. Në vend se të kemi frikë nga transformimi i Rusisë, ne duhet të pranojmë se ndërsa kanë kaluar 30 vjet, shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ende nuk është e plotë. Dhe se nuk do të jetë kurrë derisa të ndryshojë mendësia në Moskë.
Miti i gjashtë: Të gjitha luftërat përfundojnë me negociata
Kjo është një narrativë që nuk i qëndron provës së historisë. Pas Luftës së Dytë Botërore, vendet europiane nuk i rimorën territoret e tyre pas kontakteve diplomatike me regjimin nazist. Imagjinoni të uleshe në tryezën e bisedimeve me Adolf Hitlerin në fund të vitit 1942, kur ushtritë e tij kishin ngecur vërtet në Stalingrad, por gjysma e Europës ishte ende e pushtuar prej tij.
Për më tepër, a ka sjellë ndonjëherë një paqe të qëndrueshme ndonjë marrëveshje armëpushimi me Rusinë? Nëse po, atëherë pse gjeorgjianët shkojnë të flenë çdo natë të tmerruar se sulmi i radhës do t’ua marrë oborrin e shtëpisë? A e ndaluan luftën Marrëveshjet e Minskut apo ato i dhanë Rusisë kohë për t’u përgatitur për sulmin e gjithanshëm ndaj Ukrainës?
Memorandumi i Budapestit i vitit 1994, që i dha Ukrainës garanci sigurie në këmbim të heqjes dorë nga rezervat e saj bërthamore, rezultoi gjithashtu të ishte një premtim bosh. Për këto arsye, Rusia tani duhet të mposhtet ushtarakisht në vend se të marrë ndonjë ftesë për një konferencë paqeje. Dhe Ukraina duhet të ftohet të anëtarësohet në NATO sa më shpejt që e lejojnë kushtet, sepse vetëm NATO mund të ofrojë garanci reale për sigurinë.
Miti i shtatë: Vendet baltike dhe Polonia duan vetëm hakmarrje kundër Rusisë.
Lufta kundër Ukrainës ushqehet nga pakënaqësia e Rusisë për rënien e Bashkimit Sovjetik. Dhe agjenda hakmarrëse imperialiste e Moskës është një sfidë ekzistenciale jo vetëm për Ukrainën, por për të gjitha shtetet kufitare, përfshirë vendin tim Lituaninë.
Por çdo vendim që kemi marrë 3 dekadat e fundit ka pasur lidhje me krijimin e sigurisë për njerëzit tanë. Kur paralajmëruam mbi rreziqet që paraqiste Rusia, u etiketuam si alarmistë. Në fakt kishim të drejtë. Dhe ne vazhdojmë të shprehim shqetësimet tona sepse e dimë se regjimi i Putinit nuk ka përfunduar ende planin e tij, dhe se bota nuk do të jetë e sigurt derisa të jetë e mundur.
Ashtu si Ukraina, ne duam një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme. Por nëse Ukraina detyrohet të vendoset, ajo nuk do të sjellë as drejtësi, as paqe. Kjo është arsyeja pse fitorja e Ukrainës është fitorja jonë. Siguria e tyre është siguria jonë. Dhe vetëm fitorja do ta ndalojë Putinin të vijë sërish drejt nesh.
Shënim: Gabrielius Landsbergis është Ministër i Jashtëm i Lituanisë./ Përshtatur nga CNA.al
Boris Ratnikov, një ish-oficer i KGB-së dhe kryekëshil...
Bota perëndimore që e përsëriti mbështetjen e saj për ...
Kur Xi Jinping të vizitojë Moskën këtë javë, Vladimir ...
Të premten e kaluar Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC)...
A vendosët që me rastin e Vitin e Ri të hiqni dorë një zak...
Reza Pahlavi ishte për dekada në skajet e largëta të polit...
Dhimbjet e kokës janë shumë të zakonshme tek njerëzit, dhe...
“Reshjet e prillit sjellin lulet e majit”, ose kështu thot...
Gjithçka i ngjan një romani thriller. Në mëngjesin e h...
Kina, ekonomia e dytë më e madhe në botë dhe fuqia më ...
Emigrimi në Europë, sidomos nga Afrika, ka ardhur në r...
A ka folur Maria Zakharova, një zëdhënëse e fuqishme d...
Nëse forcat ukrainase do të pajisen me avionët luftara...
Gati gjashtë muaj pas shpërthimeve të fuqishme te tuba...
Pas Luftës së Dytë Botërore, udhëheqësi i ri komunist ...
Videoja e një gruaje që tundte flamurin e Bashkimit Eu...
Në shkurtin e vitit 1941, kur Britania e Madhe po përballe...
Në një godinë ngjyrë rozë në lagjen e ambasadave në Pekin,...
Për botën perëndimore, rëndësia e luftës në Ukrainë ka...
Në epokën e mbikëqyrjes masive nga ana e shtetit, mund të ...
Për aksidentin në Durrës ku drejtuesi i furgonit, Ndue Aba...
“Stop” u ndal në një aksident të ndodhur në 7 Mars 2023 në...
Për gjobën 20 milionëshe, qytetari Ndue Kolthi takon drejt...
Jemi në fshatin Spiten të Lezhës, në biznesin e qytetarit ...
Gjyqtarja e Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Ti...
Në Shqipëri, reforma e sistemit gjyqësor largoi nga puna m...
Instituti i Studimeve Politike ka kryer një analizë të...
Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Lazër Sallaku u shkark...
Detaje të reja kanë dalë nga aksidenti tragjik në Maqe...
Një aksident ka ndodhur në Kroaci ku kanë mbetur të pl...
Hetimet për vjedhjen e argjendarisë në Kamëz vijojnë, ...
Autoritetet e Catanzaro kanë mbyllur hetimet për opera...
Tani, kur teknologjia është duke ndryshuar qasjen ndaj...
Ditën e sotme do të kemi mot të paqëndrueshëm me reshj...
Ditën e martë dhe të mërkurë do të kemi mot të paqëndr...
Masat ajrore polare dhe frontet e ftohta të njëpasnjës...
"Turqia i ka thënë Suedisë se pret që të ratifikojë br...
Shtete të mëdha po përpiqen që të zgjasin armëpushimin...
Kroacia është në krye të listës evropiane për sa i për...
Udhëheqësi i një organizate shumëkombëshe të jogës tan...
Pamjet me dron tregojnë se si po tjetërsohet zona e Gjirit...
Një lajm i hidhur ka trishtuar këtë të dielë korçarët dhe ...
Ndrek dhe Mimika Luca, rinia dhe dashuria që mbeti me rrez...
Viola Gjyzeli është 13-vjeçarja nga Durrësi që do të p...
Rritja e kredisë konsumatore është përshpejtuar në tre...
Transfertat kombëtare në euro janë rritur ndjeshëm gja...
Sot më 29 nëntor 2023, dollari amerikan blihet me 93.5...
Prej dekadash Ballkani është një Rajon që ka vuajtur nga l...