
Turqia miraton aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO
Finlanda do të bëhet anëtarja e 31-të e NATO-s pasi pa...
Finlanda do të bëhet anëtarja e 31-të e NATO-s pasi pa...
Në një godinë ngjyrë rozë në lagjen e ambasadave në Pekin, e vendosur midis ambasadave iraniane dhe kazake, një roje sigurie qëndron para derës, duke ngrirë nga i ftohti pavarësisht nga palltoja dimërore që ka veshur. Zyra e Zhana Leshinskas ndodhet në godinës pas shpinës së tij.
Ajo është e ngarkuara me punët e Ukrainës në Pekin. Dy vjet më parë, eprori i saj vdiq nga një atak në zemër dhe që atëherë ajo drejton përfaqësinë diplomatike. Është një detyrë aspak e lehtë: Vendi i saj është në luftë, por askujt në kryeqytetin e Kinës duket se kjo nuk i intereson shumë.
Duhen saktësisht 27 minuta për të shkuar në këmbë nga atje në selinë e ambasadës ruse në Pekin. Disa godina banimi, një kompleks zyrash, një spital, dy fusha sportive dhe një park janë pjesë e hapësirës së madhe të ambasadës titullari i së cilës deri vonë ishte Andrej Denisov.
I lindur në vitin 1952 në Kharkiv, në atë që atëherë ishte Republika Sovjetike e Ukrainës, ai studioi për Sinologji (çështjet e Kinës), dhe më vonë u bë një figurë kyçe në marrëdhëniet ruso-kineze. Sa herë që flitej për Ukrainën, qeveria e Pekinit preferonte të bisedonte me Denisov, një rus, sesa me Leshinskan, një ukrainase.
“Ukraina është oborri i Rusisë. Rusët e kuptojnë këtë më së miri”- u thanë diplomatëve evropianë zyrtarët e Ministrisë së Jashtme të Kinës. Dhe kjo është pikëpamja që Pekini ka ende sot një vit pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia. Teksa ambasadorja ukrainase në Uashington u ftua në Kongresit për të dëgjuar fjalimin e më të rëndësishëm të vitit të presidentit amerikan Xho Bajden dhe u brohorit nga anëtarët e Kongresit, Leshinska duhet ende t`i shpjegojë publikut në Pekin se kush sulmoi kë në këtë luftë.
“Rusia është një shtet agresiv, ndërsa Ukraina është viktima”- thotë ajo. Herë pas here, shton ajo, i është drejtuar Ministrisë së Jashtme kineze duke i thënë se “për të mbajtur një qëndrim neutral, është e rëndësishme të bisedohet me të dyja palët”. Por fatkeqësisht, s’ka asnjë shenjë se pala kineze është e gatshme ta bëjë këtë.
Trajtimi krejtësisht i kundërt i dy diplomatëve në Pekin dhe Uashington, është dëshmi e tensionit të madh që ka krijuar lufta në Ukrainë në marrëdhëniet midis dy superfuqive. Edhe para saj raportet nuk kanë qenë shumë miqësore, por pushtimi i Putinit në Ukrainë ka sjellë atë që ish-kryeministri australian Kevin Rud e kishte paralajmëruar prej vitesh: një “Luftë të re të Ftohtë”.
Ky term është i diskutueshëm, sepse bota e fragmentuar politikisht dhe ekonomikisht e shekullit XXI-të është e ndryshme nga ajo e bllokut të pas Luftës së Dytë Botërore. Gara e armëve bërthamore midis Kinës dhe Amerikës, nuk ka arritur ende përmasa që mund të krahasohen me atë midis BRSS dhe SHBA në shekullin XX-të.
Dhe në dallim nga Bashkimi Sovjetik, SHBA-ja vazhdon të mbajë marrëdhënie tregtare me Kinën, banka qendrore e së cilës mban obligacione amerikane me vlerë 867 miliardë dollarë.
E megjithatë, që nga shkurti i vitit 2002, kanë ndodhur 3 zhvillime që të kujtojnë shumë Luftën e Ftohtë. Së pari, lufta e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, po perceptohet gjithnjë e më shumë si një lloj konflikti i deleguar, si ato që u zhvilluan gjatë shekullit të kaluar. Kjo jo në Ukrainën, ku një komb thjesht po mbrohet kundër një agresori, por në Moskë dhe Pekin, ku portretizohet si një mbrojtje kundër një Perëndimi që “synon të ruajë hegjemoninë e tij”, por edhe në
Uashington, ku kuptohet si pjesë e një lufte globale midis demokracive dhe autokracive. Së dyti, që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia, fuqitë e mëdha kanë bërë atë që munden për të rreshtuar partnerët dhe aleatët. Secila palë po mbledh “trupat” e saj - në debate dhe votime në Kombet e Bashkuara, me misione diplomatike të drejtuara nga politikanë individualë apo përmes ndihmës në shkallë të gjerë dhe të programeve ekonomike.
Së treti, lufta është shoqëruar nga një çimentim i ideologjive. Trajektorja e luftës e ka konfirmuar deri më tani për Pekinin dhe Uashingtonin imazhin që ata kishin për njëri-tjetrin: si atë të një kundërshtari ideologjik me të cilin mirëkuptimi pothuajse nuk është më i mundur.
Ky element ideologjik është sot shumë më i fortë. Më parë, rivaliteti kishte qenë më shumë në sferën e pushtetit-politik, ushtarak dhe teknologjik. Ndërsa Moska dhe Pekini ishin armiq për pjesën më të madhe të Luftës së Ftohtë, ata janë sot më afër se sa kanë qenë që nga vitet e themelimit të Republikës Popullore.
Ashtu si Stalini dhe Mao Ce Duni në atë kohë, Vladimir Putin dhe Xi Jinping ndajnë sot refuzimin e tyre themelor të një rendi botëror të dominuar nga SHBA, madje edhe një anti-amerikanizëm të fortë. Nga ky këndvështrim, mbështetja perëndimore për Ukrainën u duk për
Kinën dhe Rusinë si pjesë e një plani të drejtuar nga SHBA për të zgjeruar sferën e saj të ndikimit drejt lindjes.
Prandaj, nuk është për t’u habitur pse ekspertët e marrëdhënieve ruso-kineze nuk kanë iluzione për “planin e paqes” të paraqitur së fundmi nga Pekini”. Kjo sepse ai nuk është as një dokument që specifikon se cila palë duhet të ndërmarrë cilat hapa, dhe kur apo si duhet të ndëshkohen shkeljet.
Përkundrazi, është një deklaratë parimesh që rithekson pozicionet anti-perëndimore të Kinës, që kritikon tërthorazi Rusinë agresore, që bën thirrje për armëpushim në vend të tërheqjes së trupave ruse dhe për heqjen e të gjitha sanksioneve të pa miratuara nga Këshilli i Sigurimit iOKB-së.
Udhëheqësi kinez Xi është takuar me homologun e tij rus Putin rreth 40 herë në total, herën e fundit në shtator 2022. Ndërkohë ka folur vetëm një herë në telefon me presidentin ukrainas Zelenski. Dhe kjo në vitin 2021, një vit para luftës. Ndërkohë një rrugëdalje e përshkallëzimit të situatës në marrëdhëniet kino-amerikane, e përshpejtuar që nga fillimi i luftës në Ukrainë, duket gjithnjë e më e vështirë, sidomos pasi konfliktet e mëtejshme janë në prag ose tashmë janë të programuara paraprakisht.
Këtë pranverë, udhëheqësi kinez Xi planifikon të vizitojë Moskë. Ky udhëtim premton ta lehtësojë situatën po aq sa edhe udhëtimi i planifikuar në Tajvan nga Kryetari i Kongesit të SHBA Kevin Mekarthi. Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të territorit të saj. Pekini iu përgjigj me disa ditë stërvitje ushtarake një vizite verën e kaluar nga paraardhësja e Mekarthi, Nensi Pelozi.
Të dhënat e fundit ekonomike duken si një trashëgimi çuditërisht e vjetruar e një epoke të shkuar. Ndërsa vëllimi i tregtisë midis Kinës dhe Rusisë u rrit me 30 për qind vitin e kaluar në rreth 190 miliardë dollarë, ai midis Kinës dhe SHBA-së është më shumë se 3 herë më i madh, dhe më shumë se kurrë më parë.
Dhe aleatët evropianë të Amerikës kryejnë edhe më shumë biznes me Kinën, në shumën 900 miliardë dollarë. E gjithë kjo do të vihet në rrezik nëse konfirmohen dyshimet e shprehura nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony, i cili dy javë më parë u shpreh se: “Kina po mendon t’i japë Rusisë armë, municione ose dronë luftarakë. Nëse kjo do të ndodhte, mund tëshkaktojë një luftë ekonomike, të pa krahasuar me çdo gjë që i ka paraprirë”./Përshtatur nga CNA.al
Për botën perëndimore, rëndësia e luftës në Ukrainë ka...
Në epokën e mbikëqyrjes masive nga ana e shtetit, mund të ...
Aleanca de facto dhe gjithnjë e më e dukshme midis Rusisë ...
Mosha e mesme është një periudhë e karakterizuar nga vetër...
Lufta në Ukrainë filloi një vit më parë, më 24 shkurt 2022...
Për muaj të tërë në pranverën e vitit 1921, një konvikt pr...
Fotografia e trupit të pajetë të Alan Kurdit 2-vjeçar që d...
Ndryshimet e mëdha që po ndodhin në sistemin global, po i ...
Shkenca është përpjekur gjithmonë që të zgjidhë misterin e...
Nëse 30 vjet më parë ishim dakord me Frensis Fukujamën, ku...
Nëse kërkon në google për “varësi nga pornografia” të ...
Mendimet dhe ndjenjat nuk sillen si objektet materiale që ...
Një grua 82-vjeçare, e cila u shpall kohët e fundit vdekur...
Guximi mund të shfaqet në të gjitha format dhe madhësitë. ...
I dashur bir im, po të shkruaj këtë letër për 3 arsye: 1....
Sipas një studimi më të ri, të qenit në krye të listës së ...
Midis ekonomistëve po qarkullon kohët e fundit një batutë:...
Njerëzit janë përpjekur të shmangin pagimin e taksave që n...
Mijëra fëmijë dhe adoleshentë ukrainas janë rrëmbyer me fo...
Karnavalet? Të gjithë me maska për t’u veshur, fshehur, ...
Një grup invalidësh në qytetin e Elbasanit në lagjen ‘Vull...
Deputeti demokrat, Luan Baçi ka denoncuar marrëveshjen që ...
Një denoncim të fortë ka bërë pasditen e sotme kryetar...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të opozitës për Ti...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Një bilanc i zi është regjistruar në vetëm dy ditë nga kri...
Policia ka identifikuar autorin që plagosi 60-vjeçaren...
Detajet e para kanë dalë në dritë nga të shtënat me ar...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikim të ku...
Në Shqipëri, personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të p...
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën m...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Finlanda do të bëhet anëtarja e 31-të e NATO-s pasi pa...
Presidenti i SHBA, Joe Biden nuk ka komentuar aktakuzë...
Udhëheqës të lartë republikanë në Kongres shprehën mbë...
Votimi i një jurie të madhe në Manhatan ka hapur dritë...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 31 mars 2023, dollari amerikan blihet me 103.6 ...
Sot më 30 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.2 ...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...