
Turqia miraton aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO
Finlanda do të bëhet anëtarja e 31-të e NATO-s pasi pa...
Finlanda do të bëhet anëtarja e 31-të e NATO-s pasi pa...
Për muaj të tërë në pranverën e vitit 1921, një konvikt privat vetëm për femra në Universitetin e Kalifornisë, u trondit nga një valë krimesh. Në kolegjin Hall, të vendosur ne cepin e kampusit jetonin 90 vajza të reja, kryesisht të pasura, 18 dhe 19-vjeçare, paratë dhe sendet me vlerë të të cilave po zhdukeshin në mënyrë misterioze.
Vjedhjet nisën me gjëra të vogla: të brendshme mëndafshi, libra, letra dhe sende, mungesa e të cilave mund t’i atribuohej pakujdesisë. Drejtuesja e konvikti ngurroi në fillim t’i denonconte tek policia, prandaj i mblodhi të gjitha vajzat për një takim dhe kërkoi që hajdutja të dilte vetë përpara.
Kur kjo nuk funksionoi, ajo nisi hetimin e saj. Gjithçka që zbuloi ishte se grabitjet dukej se ishin të përqendruara në një cep të konviktit. Më pas, mbrëmjen e 30 marsit 1921, Etel Mekatçeon, studente e vitit të dytë nga Bejkersfilld, u kthye në dhomën e saj dhe pa se fustanet e saj të mbrëmjes ishin hequr nga dollapi dhe ishin vendosur mbi shtrat.
Po ashtu i ishte grabitur një libër shkollor me 45 dollarë të futur brenda tij. Mekatçeon nuk ishte viktima e vetme atë mbrëmje. Rita Benedikt, një studente e vitit të parë nga Lodi, i mungonin më shumë se 100 dollarë në bizhuteri dhe para. Margaret Tejlor, studente e vitit të parë nga San Diego, nuk mundi të dot gjente unazën e saj me diamant.
Ajo vlente 400 dollarë (më shumë se 6500 dollarë sot). Taylor nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të kontaktonte policinë. “Unë po bëj atë që 90 vajzat në konviktin tonë nuk donin ta bënin. Ne s’duam publicitet, por nuk mund të vazhdohet kështu”- deklaroi ajo para rreshterit në Departamentin e Policisë në Berkli.
Tejlor mund të kishte dashur të shmangte vëmendjen, por ato ditë departamenti i policisë ishte shumë i etur për publicitet. Shefi i policisë, August Volmer, një ushtarak veteran që kishte shërbyer në Filipine, ishte i pari në SHBA që e trajtoi krimin si një problem që mund të sulmohej përmes shkencës.
Ai punësoi ekspertë të analizës së gjurmëve të gishtërinjve dhe të shkrimit të dorës. Po ashtu u ofroi vartësve të tij teknologjinë më të fundit, duke instaluar një sistem të thjeshtë sinjalizimi rreth Berklit, në mënyrë që ata të mund të thërrisnin për përforcime. Po ashtu ishte i pari që i pajisi oficerët e tij me automjete.
Në fillim me biçikleta, pastaj motoçikleta dhe makina. Dalëngadalë i zëvendësoi policët me sjellje brutale dhe të pashkolluar që dominonin në polici, me të rinj të dalë nga universitetet. Gazetat i përçmonin ata si “policë të kolegjit. Por këta të rinj të zellshëm, të ‘armatosur’ me diploma dhe të përkushtuar ndaj drejtësisë, arritën shpejt rezultate.
Shkalla e kriminalitetit në Berkli nisi të binte, edhe pse popullsia e qytetit ishte pothuajse dyfishuar që nga tërmeti dhe zjarri që shkatërroi San Françiskon në vitin 1906. Si rezultat, Volmer konsiderohet edhe sot e kësaj dite babai i policimit modern. Pas denoncimit të Tejlor, Volmer ia caktoi çështjen Xhek Fisherit, një veterani me përvojë, si dhe Bill Uiltbergerit, një polic i sapo-diplomuar që i ishte bashkuar kësaj trupe vetëm 4 muaj më parë.
Ndërsa Fisher merrte në pyetje gratë e reja në konvikt, Viltberger vizitoi dyqanet e sendeve të përdorura në Berkli dhe Oklend. Fisher regjistroi jo pak të dyshuar. Sepse banoret e konviktit e shpejtuan përhapjen e thashethemeve dhe ngritën akuza kontradiktore ndaj njëra-tjetrës.
Ndërsa hetimi po zgjaste, drejtuesja e konviktit nisi të shqetësohej se vizitat e përsëritura nga policia, mund të dëmtonin reputacionin e kolegjit. Ndërkohë edhe Fisher po e humbte durimin, prandaj i kërkoi Volmer të angazhonte Xhon Larson, një polic me përvojë në shkencë.
Ai mendonte se pajisja e çuditshme që po ndërtonte Larson, mund të ishte në gjendje të ndihmonte në zgjidhjen e çështjes. Larson, 29-vjeç, ishte doktoruar në fiziologji, dhe i ishte bashkuar policisë në kërkim të përvojës reale përpara se të fillonte një karrierë në kriminologji.
Disa javë përpara denoncimit të vjedhjeve në konvikt, Volmer e kishte thirrur Larson në zyrën e tij për t'i treguar atij për një punim që sapo kishte lexuar nga Uilliam Marston, një student i psikologjisë në Universitetin e Harvardit. Marston kishte shpikur një metodë të re për zbulimin e gënjeshtrave duke përdorur shenjat jetësore të një personi, pasi vuri re se rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut i kolegëve të tij rritej kur ai u kërkonte atyre të thoshin enkas disa gënjeshtra.
Volmer mendonte se Larson mund të ishte në gjendje ta përsoste metodën e Marston. Ky i fundit u lehtësua që u largua nga puna e përditshme. Pas disa javësh dhe me ndihmën e një tekniku laboratori në universitet, ai u kthye në zyrën e Volmer me një pajisje të shëmtuar të përbërë nga një seri tubash prej gome dhe nga një rrotull letre të ngjitur pas një dërrase.
Kur mbështilleshin rreth krahut dhe gjoksit të një të dyshuari, tubat fryheshin dhe kontraktoheshin me rrahjet e zemrës së tyre. Lëvizja transferohej në 2 stilolapsa që gërvishtnin mbi letrën rrotulluese duke regjistruar nivelin e të emocioneve të tyre.
Larson e quajti pajisjen “kardio-pneumo-psikografi”, por ajo do të hynte në histori si makina poligrafike, ose detektor i gënjeshtrës. Shumë shpejt ia nisi të kryente teste mbi kolegët dhe studentët. Pas çdo prove ai e përsoste teknikën e tij dhe bëhej më i saktë për të treguar se kur gënjenin subjektet.
Volmer i sugjeroi Larsonit ta çonte aparatin e tij në konvikt dhe të testonte të 90 vajzat. Pasi siguroi lejen nga drejtoresha, ai i thirri të gjitha vajzat dhe i pyeti nëse ishin të gatshme të testoheshin nga pajisja e re. Të gjitha ranë dakord, ndoshta sepse refuzimi për të marrë pjesë do të dukej si një tregues i qartë i fajit.
Si fillim, 14 vajzave të reja nga konvikti - një përzierje midis të dyshuarave dhe subjekteve të kontrollit - iu kërkua të shkonin në laboratorin e fiziologjisë në universitet. Ato prisnin në një paradhomë, dhe u thirrën në dhomë një nga një. E para ishte Margaret Tejor, pronarja e unazës së humbur me diamante.
Ajo nuk konsiderohej vërtet e dyshuar (në fakt, e kishte ndihmuar Fisherin), por ia vlente të përjashtohej mundësia që ankesa të ishte e rreme. Pas disa pyetjeve fillestare sa për të thyer akullin Larson e pyeti:A i keni vjedhur ju paratë? Pajisja lëvizi dhe 2 lapsat nisën të regjistrojnë në rrotullën e letrës. Pastaj ishte radha e Helen Graham.
Ajo ishte paksa më e madhe në moshë se shumica e banoreve të tjera të konviktit. Shoqet e dhomës dyshonin për veshjet dhe bizhuteritë e saj të bukura, që nuk përputheshin me nivelin ekonomik të familjes së saj modeste në Kansas. Por edhe pse ishte një nga të dyshuarat kryesore edhe për detektivin Fisher, Graham nuk tregoi asnjë emocion ndërsa Larson vazhdoi me listën e pyetjeve, derisa arriti tek ato në lidhje me paratë dhe bizhuteritë e munguara. “A e vodhët ju unazën e zonjushës Taylor?”-pyeti Larson.
Pasi ajo iu përgjigj një “Jo” të shpejtë. “Por testi tregon se ju e keni vjedhur atë”- tha prerë Larson. Graham kundërshtoi sërish dhe nisi të bëhej agresive, dhe madje tentoi të shkatërronte pajisjen. Ata e lanë që të shkojë po vazhduan hetimet rreth saj dhe pak ditë më vonë e rimorën në pyetje për 12 orë.
Më në fund u dorëzua dhe e pranoi se ishte ajo autorja. Por gjatë një seance tjetër, policët mësuan se jeta e Graham nuk ishte e thjeshtë. Ajo ishte abuzuar seksualisht që fëmijë, dhe ndihej shumë fajtore për një lidhje që kishte pasur me një mjek të martuar para se të vinte në Kaliforni.
Detektori i gënjeshtrës kishte zgjidhur rastin e tij të parë. Volmer ishte i kënaqur. Por pak kohë më vonë Graham i shkroi Larsonit një letër duke e hedhur poshtë deklaratën e saj. Ai punoi me pajisjen për zgjidhjen e shumë rasteve atë vit, dhe nisi të kuptonte se reagimet e brendshme të trupit ishin më të ndërlikuara sesa dukeshin.
Një ndryshim në presionin e gjakut nuk ishte domosdoshmërisht një shenjë treguese e mashtrimit. Gjatë 100 viteve të fundit, këto të meta janë përhapur pasi përdorimi i makinerinisë u shtri në gjithë botën. Në fakt, pavarësisht se janë zhgënjyer në mënyrë të përsëritur nga studime të shumta shkencore, testet poligrafike përdoren ende gjerësisht për të kontrolluar punonjësit e qeverisë dhe për t’i bërë presion të dyshuarve që të rrëfehen. Rezultatet e testit janë tejet të njëanshme, dhe varen nga ai që e drejton testin dhe kush po testohet.
Shënim: Shkëputur nga libri “Dridhjet në gjak:Vrasja, obsesioni dhe shpikja e detektorit të gënjeshtrës” nga Amit Katwala./ Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Fotografia e trupit të pajetë të Alan Kurdit 2-vjeçar që d...
Ndryshimet e mëdha që po ndodhin në sistemin global, po i ...
Shkenca është përpjekur gjithmonë që të zgjidhë misterin e...
Nëse 30 vjet më parë ishim dakord me Frensis Fukujamën, ku...
Nëse kërkon në google për “varësi nga pornografia” të ...
Mendimet dhe ndjenjat nuk sillen si objektet materiale që ...
Një grua 82-vjeçare, e cila u shpall kohët e fundit vdekur...
Guximi mund të shfaqet në të gjitha format dhe madhësitë. ...
I dashur bir im, po të shkruaj këtë letër për 3 arsye: 1....
Sipas një studimi më të ri, të qenit në krye të listës së ...
Midis ekonomistëve po qarkullon kohët e fundit një batutë:...
Njerëzit janë përpjekur të shmangin pagimin e taksave që n...
Mijëra fëmijë dhe adoleshentë ukrainas janë rrëmbyer me fo...
Karnavalet? Të gjithë me maska për t’u veshur, fshehur, ...
Megjithëse mund të duhen javë ose muaj për të konfirmuar n...
Si mund të luftohet një armik si i ftohti? Ndërsa në t...
Një balonë spiune kineze e shkatërruar pasi u identif...
Që në fillim të këtij shekulli, shkencëtarët janë përpjeku...
Së shpejti do të mbushet një vit nga lufta që nisi Kre...
Armët bërthamore mund të vrasin miliona njerëz, të zhdukin...
Një grup invalidësh në qytetin e Elbasanit në lagjen ‘Vull...
Deputeti demokrat, Luan Baçi ka denoncuar marrëveshjen që ...
Një denoncim të fortë ka bërë pasditen e sotme kryetar...
Zëdhënësja e fushatës së kandidatit të opozitës për Ti...
Komisioni i Posaçëm i Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Ko...
Luan Daci, ish-anëtari i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, ...
Në 5 vite janë hetuar nga shkalla e parë e Vettingut 620 g...
Një tjetër gjyqtar ka ngecur në “sitën” e vettingut. Gjatë...
Një bilanc i zi është regjistruar në vetëm dy ditë nga kri...
Policia ka identifikuar autorin që plagosi 60-vjeçaren...
Detajet e para kanë dalë në dritë nga të shtënat me ar...
Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak më ...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikim të ku...
Në Shqipëri, personat me aftësi të kufizuar vazhdojnë të p...
Masat ajrore të qëndrueshme që kanë përfshirë pjesën m...
Ministria greke për Emigracionin dhe Azilin thotë se regji...
Finlanda do të bëhet anëtarja e 31-të e NATO-s pasi pa...
Presidenti i SHBA, Joe Biden nuk ka komentuar aktakuzë...
Udhëheqës të lartë republikanë në Kongres shprehën mbë...
Votimi i një jurie të madhe në Manhatan ka hapur dritë...
Shkencëtarët nxorën nga flokët e Bethovenit sekuencën e ti...
Gazetari Albert Vataj ka treguar skulpturën më të fun...
Shpallja e Parkut Kombëtar të Vjosës po çel perspektiva të...
Sekretari i Vatikanit për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Orga...
Sot më 31 mars 2023, dollari amerikan blihet me 103.6 ...
Sot më 30 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.2 ...
Sot më 29 mars 2023, dollari amerikan blihet me 104.5 ...
Ndryshon sërish çmimi i karburanteve në vend. Këtë her...