E rëndë në Korçë, 66-vjeçari i jep fund jetës
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...

Megjithëse mund të duhen javë ose muaj për të konfirmuar numrin e saktë të të vdekurve në Turqi dhe Siri, e sigurt është se ai do të jetë në dhjetëra e mijëra. Kjo e bën tërmetin e 6 shkurtit më vdekjeprurësin në rajon në më shumë se një shekull. Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, tha se “ishte e pamundur të përgatiteshim për një fatkeqësi të tillë”.
Por të dhënat që krahasojnë vende të ngjashme sizmike sugjerojnë të kundërtën. Marrim si shembull Kilin dhe Japoninë. Kili ndodhet përgjatë asaj që duhet Unaza e Zjarrtë - një hark çarjesh tektonike dhe vullkanesh që rrethojnë Oqeanin Paqësor. Ky vend goditet shpesh nga tërmete të mëdha, në mos edhe më të mëdha, se ato që tronditën së fundmi Turqinë dhe Sirinë.
Dhe në mënyrë të pabesueshme, këto tërmete shkaktojnë shumë më pak viktima. Por nuk ka qenë gjithmonë kështu. Kili përjetoi disa tërmete shkatërruese gjatë shekullin XX. Në vitin 1939, një tërmet me magnitudë 8.3 shkaktoi mbi 28.000 të vdekur. Në vitin 1960, tërmeti më i madh i atij shekulli, me magnitudë 9.5, vrau rreth 1.600 njerëz.
Pas goditjes së vitit 1960, Kili investoi shumë në kërkimet mbi projektet sizmike dhe hartoi rregulla shumë të ashpra mbi mënyrën e ndërtimit. Dhe sot shumica e ndërtimeve mund të përballojnë edhe tërmetet më të fuqishme. Ngjarjet me magnitudë 8.0 apo më të rëndë e godasin rajonin çdo disa vjet, por shkaktojnë pak viktima.

Kështu, në vitin 2010, më shumë se 500 njerëz vdiqën pas një tërmeti me magnitudë 8.8. Dhe vendimtar në numrin e ulët të humbjeve ishin kodet rigoroze të ndërtimit. Megjithatë, Kili vazhdoi të mësonte nga shembja e disa ndërtesave. Ai i përditësoi kodet e ndërtesave për të mbuluar dobësitë strukturore që inxhinierët identifikuan pas lëkundjeve të forta.
Një shembull tjetër është Japonia. Ky komb me një popullsi të dendur, përjeton herë pas here tërmete me magnitudë 7.8 ose më shumë. Me kode ndërtimi shumë strikte, rregulloret e Japonisë nënkuptojnë që në shumicën e ngjarjeve të tilla nuk vdes askush. Përjashtim ishte ngjarja e vitit 2011 që shkaktoi katastrofën bërthamore të Fukushima Daiichi.
Në atë ngjarje vdiqën më shumë se 18.000 njerëz, por thuajse të gjithë u mbytën si rezultat i cunamit dhe jo nga godinat e shkatërruara. Japonia goditet shpesh nga tërmete të mëdha, por regjistron pak vdekje. Natyrisht krahasimet kanë kufizimet e tyre. Vendet kanë dendësi të ndryshme të popullsisë dhe përjetojnë tërmete në thellësi të ndryshme.
Të dhënat më të reja janë më të plota. Sa më të vjetra të jenë të dhënat, aq më shumë pasiguri ka rreth numrit dhe madhësive të vdekjeve. Dhe një rol luan edhe pasuria. Japonia është shumë më e pasur se Turqia, prandaj ka mundësi të ndërtojë godina më të qëndrueshme.

Kili, megjithatë, ka një prodhim të ngjashëm të brendshëm bruto për person. Dhe Turqia është shumë më e pasur sot sesa Kili në vitet 1960, '70 ose '80, kur infrastruktura e saj po përmirësohej me shpejtësi.
A u befasua Turqia? Jo. Të dhënat e 120 viteve të fundit, tregojnë se tërmeti i fundit është i dyti më i madhi në atë periudhë, pas atij të vitit 1939 që i mori jetën rreth 33.000 njerëzve. Gjashtëdhjetë vjet më vonë ndodhi një tjetër tërmet i madh.
Në vitin 1999, një tërmet me magnitudë 7.6 shkaktoi rreth 18.000 të vdekur. Studimet thonë se ka një probabilitet të lartë për një tjetër tërmet të madh që mund të godasë Turqinë brenda 30 viteve të ardhshme. Por fakti është që në Turqi, tërmetet kanë qenë më vdekjeprurës sesa në Japoni dhe Kili.
Një vit pas tërmetit të 1999-ës, qeveria turke vendosi që ndërtesat e reja duhej të ishin rezistente ndaj tërmeteve. Ajo miratoi disa nga rregulloret më të zhvilluara në botë mbi ndërtimin. Atëherë, çfarë shkoi keq? Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së raporton se “popullsia në këtë rajon banon në struktura që janë jashtëzakonisht të cenueshme nga lëkundjet e tërmeteve, ndonëse ekzistojnë disa struktura rezistente”.

Shumica e 6.000-7.000 ndërtesave që u shembën në këtë tërmet ishin ndërtuar përpara vitit 1999. Ndërsa qeveria turke ofroi një mbështetje financiare për ndërtesat e vjetra që do të përforcoheshin ose rindërtoheshin, kjo nuk ishte e detyrueshme, dhe shumë biznese dhe pronarë shtëpish private e refuzuan ofertën.
Ç’është më e keqja, kompanitë e ndërtimit ndërprenë zbatimin e rregullores së re te godinat e reja. Ndaj sot ka prova të dukshme të ndërtesave të reja të ndërtuara gjatë viteve të fundit që janë shembur lehtësisht. Po të ishin ndërtuar siç duhet, shumica e tyre mund të kishin qëndruar në këmbë.
Pra, qeveria turke dështoi të zbatonte rregulloret e veta të ndërtimit dhe madje ofroi amnisti, përjashtime ligjore nga rregullat në këmbim të pagimit të një tarife. Turqia u godit nga dy goditje të forta dhe epiqendra ishe shumë pranë sipërfaqes.
Magniduta ishte e tillë që është e pamundur të shmangen plotësisht dëmet dhe humbjet e jetës së njerëzve. Kodet e saj të reja të ndërtimit padyshim që shpëtuan jetë, por jo aq sa duhej të kishin bërë. Siç e tregojnë shembujt e Kilit dhe Japonisë, është e mundur të përgatitesh më mirë dhe të shpëtosh shumë më tepër jetë.
Si mund të luftohet një armik si i ftohti? Ndërsa në t...
Një balonë spiune kineze e shkatërruar pasi u identif...
Që në fillim të këtij shekulli, shkencëtarët janë përpjeku...
Së shpejti do të mbushet një vit nga lufta që nisi Kre...
Armët bërthamore mund të vrasin miliona njerëz, të zhdukin...
Arti i arratisjes nga burgu i ka bërë legjenda hajdutët dh...
Tërmeti dhe gjeopolitika janë të ndërthurura midis tyre, m...
Kur shumica e njerëzve dëgjojnë fjalën kryqëzim, mendja i ...
Për shumicën prej nesh, jeta duket se ecën përpara pa prob...
Një mister i madh, mbi të cilin debatohet ende sot kësaj ...
Sipas vlerësimeve të reja të Fondit Monetar Ndërkombët...
Disa statistika të tmerrshme kanë dalë nga disa studim...
“Presidenti është këtu!” I veshur me rroba ushtarake d...
Në "Eneidën” e Virgjilit, një poemë epike latine, perë...
Mund të mos i ngjante momentit tronditës kur sovjetikes lë...
Për dekada, Shtetet e Bashkuara kishin një armë sekrete. G...
Edon Zhegrova po kalon në formë të mirë ndeshjet e fundit. S...
Phishing, Ransomware, sulme DDos. Janë që të gjithë terma ...
Në fushën e betejës, çdo lloj avantazhi mund të përcaktojë...
Sipas zyrës gjermane të statistikave, jetëgjatësia për...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Mësohen detaje të reja lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmj...
Disa të shtëna me armë zjarri janë shënuar mbrëmjen e sotm...
Një pjesë e autostradës Fier–Vlorë është përfshirë pasdite...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Një tjetër transport me ndihma humanitare nga Gjermania ka...
Banorët e fshatit Memëlisht në Bashkinë Pogradec kanë ngri...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...