Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Arti i arratisjes nga burgu i ka bërë legjenda hajdutët dhe vrasësit. Sepse në fakt për një arratisje të suksesshme nuk mjafton vetëm fati. Por duhet edhe një sasi e caktuar inteligjence dhe guximi për t’u shpëtuar hekurave të burgut. Por cilat janë arratisjet më të famshme në historinë e krimit, të cilat kanë frymëzuar shpesh kinematografinë si për shembull filmat: “Arratisje nga Alkatraz” apo “Arratisja e Madhe”? Ja cilët janë 6 emrat dhe rastet më të bujshme:
Xhakomo Kazanova
Përveç artit amator, Xhakomo Kazanova shfaqi edhe njëfarë aftësie në artin e arratisjes. Ai e tregoi këtë duke u arratisur nga burgu Piombi, që ishte vendosur në papafingon e Pallatit të Dozhëve në Venecia. Ai u burgos aty në korrikun e vitit 1755 për disa akuza, përfshirë atë të blasfemisë.
Pas përpjekjes së parë të dështuar, Kazanova u ndihmua nga një i burgosur tjetër, frati Marino Balbi, i cili i dha një copë hekuri të mprehtë të fshehur në një Bibël. Natën e Halluinit të vitit 1756, prifti hapi një vrimë në tavanin e dhomës së tij, kaloi nëpër papafingo dhe më pas bëri disa vrima në tavanin e qelisë së Xhakomos. Të dy zbritën në pallat, por në pamundësi për ta thyer derën nga brenda, trokitën në derë duke u paraqitur si 2 magjistratë. Pas kësaj, hipën në një gondola dhe u larguan.
Henri Braun
Kur padroni e ndau nga gruaja shtatzënë dhe tre fëmijët e tij, skllavi zezak, Henri Braun (1815-1897), me origjinë nga Virxhinia, mendoi të arratisej në Filadelfia, një qytet ku skllavëria ishte shfuqizuar me ligj. Por si e arriti këtë? Ai u ndihmua nga mbështetësi i zjarrtë i shfuqizimit të skllavërisë, Samuel Smith, që e fshehu në një arkë të madhe ku shkruante “fruta të thata”.
Pasi u largua nga Riçmond më 23 mars 1849, Braun mbërriti në selinë e Shoqatës Kundër Skllavërisë në Filadelfia pas një udhëtimi rraskapitës prej 27 orësh me tren, vagon dhe anije. Në muajt që pasuan ai u angazhua në teatër, duke vënë në skenë shfaqje të ndryshme në mbështetje të kauzës së heqjes së skllavërisë në SHBA. Por pas miratimit të Aktit mbi Skllevërit të Arratisur në vitin 1850 që i ndëshkonte ata, u detyrua që të shkonte në Britaninë e Madhe. Braun ishte i lirë të kthehej në Amerikë vetëm në vitin 1875. Vdiq në Toronto, Kanada.
Xhon Dillinxher
Në kohën e arrestimit të tij në Tukson të Arizonës në janarin e vitit 1934, Xhon Dillinxher (1903-1934) cilësohej si një personazh i famshëm në mbarë SHBA-në. I njohur për elegancën dhe sjelljet e tij prej “xhentëlmeni”, ai ishte një lloj Robin Hudi, duke pasur parasysh zakonin e tij gjatë grabitjeve të bankave, që t’u vinte flakën regjistrave të kontabilitetit për të shlyer borxhet e njerëzve në vështirësi ekonomike.
Për t’u arratisur nga burgu Kraun Point në Indiana, ku qëndroi i burgosur për më pak se 2 muaj në pritje të gjyqit, Xhon përdori një dredhi shumë të thjeshtë, por efektive. Ai mori një copë druri së cilës i dha formën e një pistolete dhe më pas e ngjyrosi me llak këpucësh. Me këtë armë ai kërcënoi rojet dhe kështu arriti të merrte një armë automatike. Më pas u largua me makinën e drejtorit të burgut. Disa muaj më vonë u kap dhe u vra nga FBI-ja.
Roxher Bashell

I ndërtuar në vitin 1942 në Poloninë e sotme, kampi i burgut Stalag Luft III strehonte mijëra pilotë aleatë, dhe konsiderohej nga nazistët si i pamundur për t’u arratisur. Por kjo siguri u trondit nga një grup të burgosurish të udhëhequr nga piloti britanik me origjinë nga Afrika e Jugut. Plani i arratisjes parashikonte ndërtimin e tri tuneleve të mëdha (të koduar Tom, Dik dhe Herri) që shtriheshin pothuajse 100 metra jashtë perimetrit të fushës së kampit.
Por në fund u përfundua vetëm njëri (Herri), që gjithsesi mundësoi arratisjen e 76 të burgosurve natën e 24 marsit 1944. Megjithatë, për të arratisurit, fundin ishte tragjik: 73 prej tyre u ndoqën dhe u kapën nga Gestapo, duke u ekzekutuar. Më vonë arritja e tyre do të frymëzonte filmin e famshëm “Arratisja e Madhe” (1963).
Arratia nga Alkatraz

I hapur në vitin 1934 në ishullin me të njëjtin emër në Gjirin e San Franciskos, burgu i sigurisë maksimale të Alkatrazit u mbyll pas 29 vitesh, duke fituar imazhin e një burgu shumë të ashpër dhe nga i cili nuk mund të arratiseshe. Megjithatë, kjo gjë nuk ishte plotësisht e vërtetë.
Më 11 qershor 1962, Frenk Morris dhe vëllezërit Xhon dhe Klarens Anglin bënë një arratisje të jashtëzakonshme, treguar më vonë në filmin “Arratisje nga Alkatraz” (1979). Për rreth një vit, të burgosurit hapën një tunel me lugë për të lidhur qelitë e tyre me boshtin e ventilimit, i cili përfundonte jashtë ndërtesës.
Gjatë punimeve, vrimën e qelisë e mbanin të fshehur me kartona të ngjyrosur me ngjyrën e murit, ndërsa mbrëmjen e arratisjes, për të mashtruar rojet dhe për të fituar kohë, vendosnin manekinë nën mbulesa në shtretërit e tyre. Pasi dolën nga ndërtesa ata ndërtuan një trap me rrobat e tyre dhe nisën lundrimin në det. Ajo që ndodhi më pas nuk dihet me saktësi. Shumë njerëz mendojnë se varka e improvizuar nuk ia doli t’i çojë në breg për shkak të rrymave shumë të forta, dhe se të arratisurit u mbytën po atë natë.
Billi Hajes
Në vitin 1970, 23-vjeçari amerikan Billy Hajes u arrestua në Turqi për zotërim të hashashit. I dënuar me 4 vite burg, që më pas u bënë 30, i riu u dërgua në dy burgje të ndryshme, duke mbërritur më në fund në vitin 1975 në burgun Imral, në një ishull të vogël në jug të detit Marmara.
Atje ai nisi të gëzonte një liri lëvizjeje relative, aq sa një ditë arriti t’i shmangej vëzhgimit të rojeve, u largua nga ndërtesa dhe arriti deri në zonën e portit. “Ishte një natë me stuhi, kur varkat e peshkimit po lëviznin pranë bregut, unë notova, hipa në njërën prej tyre dhe fillova të vozisja", - do të rrëfente më vonë Hayes, që pas një udhëtimi rraskapitës prej 9 orësh, zbarkoi pranë fshatit Bandirma.
Për t’u bashkuar me popullatën e zonës, ai errësoi ngjyrën e flokëve, u maskua, dhe u strehua fillimisht në Greqi dhe më pas në SHBA. Historia e tij, e treguar nga vetë Hayes në një libër, frymëzoi filmin “Midnight Express” (1978), që ngjalli disa polemika për shkak të mungesës së besnikërisë ndaj autobiografisë së Hajes në lidhje me paraqitjen e kushteve të burgut turk, përshkruar me ngjyra më të errëta sesa ishin në të vërtetë.
Tërmeti dhe gjeopolitika janë të ndërthurura midis tyre, m...
Kur shumica e njerëzve dëgjojnë fjalën kryqëzim, mendja i ...
Për shumicën prej nesh, jeta duket se ecën përpara pa prob...
Një mister i madh, mbi të cilin debatohet ende sot kësaj ...
Sipas vlerësimeve të reja të Fondit Monetar Ndërkombët...
Disa statistika të tmerrshme kanë dalë nga disa studim...
“Presidenti është këtu!” I veshur me rroba ushtarake d...
Në "Eneidën” e Virgjilit, një poemë epike latine, perë...
Mund të mos i ngjante momentit tronditës kur sovjetikes lë...
Për dekada, Shtetet e Bashkuara kishin një armë sekrete. G...
Edon Zhegrova po kalon në formë të mirë ndeshjet e fundit. S...
Phishing, Ransomware, sulme DDos. Janë që të gjithë terma ...
Në fushën e betejës, çdo lloj avantazhi mund të përcaktojë...
Sipas zyrës gjermane të statistikave, jetëgjatësia për...
Familja Fugejt nga Kentaki, SHBA, është e famshme për ...
Javën e kaluar, udhëheqësit e politikave dhe biznesit në T...
Në fjalimin e tij kryesor për vitin 2022, presidenti i SHB...
Duket se më në fund presidenti rus, Vladimir Putin, e ka v...
Kur mendojmë mbi mumiet, mendja na shkon menjëherë te qyte...
Gratë që kryejnë vrasje në seri janë një dukuri e rrallë, ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...