Si po i anashkalon Rusia sanksionet e vendosura nga Perëndimi
Sipas vlerësimeve të reja të Fondit Monetar Ndërkombët...

Një mister i madh, mbi të cilin debatohet ende sot kësaj dite është:Ku është varrosur Jezu Krishti? Madje disa madje nuk besojnë se kufoma e tij është varrosur, por ka kaluar në botën tjetër. Ndërsa shumica e të krishterëve e besojnë shpjegimin se vetëm shpirtrat tanë ngjiten në Parajsë, ndërsa kufomat tona mbeten këtu në Tokë.
Sipas përshkrimit biblik, kufoma ose trupi i një njeriu është vetëm një mjet që përdoret për t’i shoqëruar ata gjatë jetës, por është vetëm shpirti ai që ka vërtet rëndësi. Besimi më popullor është se Jezusi u varros në varrin e tij.
Varri i Jezusit, i njohur gjithashtu si Varri i Shenjtë, është një nga vendet e shenjta më të rëndësishme në botë, i adhuruar nga të krishterët si vendi ku Jezusi u varros pas kryqëzimit të tij. Ai gjendet në qytetin e vjetër të Jeruzalemit, dhe konsiderohet nga shumë njerëz si një nga vendet më të shenjta në botë.
Me kalimin e shekujve, vendndodhja e saktë e varrit ka qenë objekt i polemikave dhe spekulimeve të mëdha. Por ai konsiderohet botërisht si vendi që është nderuar për më shumë se 2 mijë vjet. Varri gjendet brenda Kishës së Varrit të Shenjtë, e cila u ngrit nga perandori romak Kostandin në fillim të shekullit IV.

Me kalimin e viteve, Kisha ka pësuar disa modifikime dhe zgjerime, me ndërtesën aktuale që është produkt i punës së madhe restauruese të përfunduar në shekullin XIX. Varri ndodhet në zemër të katedrales, i rrethuar nga kapela dhe faltore si Kapela e Engjëllit, Kapela e Gjetjes së Kryqit dhe Kapela e Shën Helenës.
Një nga tiparet më domethënëse të Varrit të Jezusit, është mënyra se si të krishterët e kanë respektuar dhe janë kujdesur përgjatë shumë viteve. Me gjithë luftërat dhe konfliktet e shumta që kanë ndodhur në Jeruzalem gjatë shekujve, Varri i Ushtarit të Panjohur ka mbetur një vend pelegrinazhi dhe adhurimi për të krishterët nga e gjithë bota.
Përgjatë viteve, vendndodhja ka qenë gjithashtu vendi i akteve të panumërta të përkushtimit dhe respektit, me shumë të krishterë që ofrojnë dhurata dhe lutje mbi varr. Kisha prej guri gëlqeror u shkatërrua më vonë dhe u rindërtua nga myslimanët në vitin 1009, duke lënë pak prova të historisë së saj të mëparshme, që të mund të analizohen nga shkencëtarët. Ekzaminimet e mëparshme e datonin ndërtimin vetëm në periudhën e kryqtarëve, rreth 1000 vite më parë. Sipas Testamentit të Ri të Biblës, të krishterët besojnë se Jezusi ishte Mesia, i ekzekutuar nga romakët në vitin 33.
Nuk ka asnjë konfirmim që Jezusi u varros në Kishën e Varrit të Shenjtë në atë moment, por provat sugjerojnë se ai mund të ishte aty. Varri përmban një shtrat funerali, të cilin National Geographic e përshkruan si “një tipar i zakonshëm në varret e hebrenjve të pasur të Jeruzalemit të shekullit I-të”.

Kjo jo vetëm për shkak të provave fizike të vendndodhjes, por edhe të dhënave historike dhe referencave biblike, të cilat tregojnë se ky vend ndodhej aty ku ishte varrosur kufoma e Jezu Krishtit. Përkundër gjithë kësaj, nuk ka asnjë provë vërtetë të fortë që të tregojë se Jezusi ishte varrosur këtu,apo që kufoma e tij apo e ndonjë tjetri të jenë gjetur në atë vend.
Një besim tjetër më pak i zakonshëm është se Jezusi është varrosur në Japoni.
Sipas kësaj teze, bëhet fjalë për varrin e një bariu shëtitës, që u vendos 2 mijë vjet më parë në majën e sheshtë të një kodre të pjerrët në një pjesë të largët të Japonisë veriore. Ai u martua me vajzën e një fermeri vendas të quajtur Mijuko, pati tre fëmijë dhe vdiq në moshën 106 vjeçare.
Në fshatin malor Shingo, ai njihet si Daitenku Taro Jurai. Pjesa tjetër e botës e njeh si Jezu Krishti. Sipas kësaj legjende, Jezusi i Nazaretit, Mesia mrekullibërës dhe një figurë shpirtërore e njërës prej feve më të rëndësishme të botës, nuk vdiq në kryq pas kalvarit siç tregohet gjerësisht.
Sipas folklorit japonez, ai që u kryqëzua ishte vëllai i tij i vogël, Isukiri, veshi i prerë i të cilit u vendos në një varr në Japoni. Shingo e quan veten si Kirisuto no Sato (Vendlindja e Krishtit), pavarësisht se ka vetëm një banor të krishterë (Toshiko Sato, sot 77 vjeç) dhe në një rreze prej 50 km nuk kishte asnjë kishë.

Çdo vit, rreth 20.000 pelegrinë dhe paganë vizitojnë vendin, që mbahet nga një biznes i prodhimit të kosit aty pranë. Muzeu Legjenda e Krishtit, është një thesar i thesareve fetare që shet gjithçka, nga ato që cilësohen si objektet personale të Jezusit deri tek gotat e kafesë. Çdo njeri që hyn aty duhet të paguajë një tarifë prej 100 jenësh japonezë.
Bazuar në Dhiatën e Vjetër, pasi u varros, kufoma e tij u zhduk nga varri. Ndërsa disa mund të thonë se kufoma e tij mund të jetë rrëmbyer, disa të krishterë besojnë se Krishti u ngrit në Parajsë bashkë me shpirtin e tij. Të dielën në mëngjes, ndërsa Maria Magdalena, Maria, nëna e Jakobit dhe Salomeja iu afruan varrit, ato ishin të shqetësuara dhe po diskutonin se kush do t’i ndihmonte të lëviznin gurin e madh që vuloste hyrjen e varrit.
Megjithatë, kur mbërritën, ata u habitën kur panë se guri tashmë ishte zhvendosur (Luka 24:1-2). Gratë u mahnitën edhe më shumë kur zbuluan se trupi i Jezusit ishte zhdukur. Ndërsa ato po qëndronin ende atje të hutuara, një engjëll i Zotit u shfaq me rroba të bardha që shkëlqenin si vetëtima dhe u tha: “Ai nuk është këtu; u ngjit lart në qiell!. E mbani mend se si ju tha kur ishte ende me ju në Galile: Biri i njeriut duhet të dorëzohet në duart e mëkatarëve, të kryqëzohet, dhe do të ringjallet ditën e tretë”.
Ashtu si me fenë, gjithçka varet nga besimi. A është kaq e rëndësishme vendndodhja ku është varrosur Jezu Krishti? Për disa shumë, por për disa nuk ka rëndësi, përderisa shpirti i tij është në zemrat tona./ "History of Yesterday" - Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Sipas vlerësimeve të reja të Fondit Monetar Ndërkombët...
Disa statistika të tmerrshme kanë dalë nga disa studim...
“Presidenti është këtu!” I veshur me rroba ushtarake d...
Në "Eneidën” e Virgjilit, një poemë epike latine, perë...
Mund të mos i ngjante momentit tronditës kur sovjetikes lë...
Për dekada, Shtetet e Bashkuara kishin një armë sekrete. G...
Edon Zhegrova po kalon në formë të mirë ndeshjet e fundit. S...
Phishing, Ransomware, sulme DDos. Janë që të gjithë terma ...
Në fushën e betejës, çdo lloj avantazhi mund të përcaktojë...
Sipas zyrës gjermane të statistikave, jetëgjatësia për...
Familja Fugejt nga Kentaki, SHBA, është e famshme për ...
Javën e kaluar, udhëheqësit e politikave dhe biznesit në T...
Në fjalimin e tij kryesor për vitin 2022, presidenti i SHB...
Duket se më në fund presidenti rus, Vladimir Putin, e ka v...
Kur mendojmë mbi mumiet, mendja na shkon menjëherë te qyte...
Gratë që kryejnë vrasje në seri janë një dukuri e rrallë, ...
Kur bisedon me një 70-vjeçare të sjellshme dhe shumë të sh...
Ekzistojnë një sërë mitesh mbi gjumin, të cilat shpesh...
Zakonisht besohet se një shkencëtar i famshëm me flokë...
2023-shi është viti 100 i Republikës Turke, themeluar nga ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Bashkimi Evropian ka kritikuar vendimin e ushtrueses së de...
Një tërmet me magnitudë 5.0 ballë të shkallës Rihter godit...
Përplasje mes policisë dhe protestuesve kanë shpërthyer në...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...