Eric Wendt një hap larg emërimit/ Komiteti i Senatit voton pro gjeneralit si ambasador i SHBA-së në Shqipëri
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...
Komiteti për Marrëdhëniet me Jashtë i Senatit amerikan ka ...

Disa statistika të tmerrshme kanë dalë nga disa studime të fundit. Gratë kanë 73 për qind më shumë gjasa sesa burrat që të lëndohen rëndë në një aksident ballor me makinë, dhe thuajse 2 herë më shumë gjasa për t’u bllokuar në rrënojat e një aksidenti automobilistik, dhe 17 për qind më shumë gjasa për të vdekur në një aksident automobilistik.
Janë një sërë faktorësh, dhe kryesisht përgjegjësia bie mbi projektuesit e automjeteve që nuk marrin parasysh dallimet midis fizikut mashkullor dhe atij femëror. Për shembull, një studim në Suedi zbuloi se gratë janë më të prirura për t’u lënduar në qafë, sepse sediljet e makinave nuk i lënë shumë vend trupave më të lehtë.
“Në përgjithësi femrat janë më të lehta në peshën trupore sesa meshkujt. Ndaj ato katapultohen më shpejt përpara dhe i nënshtrohen një lëvizjeje përshpejtuese më të madhe në rastin e një aksidenti. Po ashtu një grua lidhet më fort pas rripit të sigurimit”- thotë Ana Karlson nga Universiteti i Teknologjisë Chalmers.
“Sediljet duhet të jenë më pak të ngurta, dhe më të zhdërvjellta. Kur një makinë goditet nga pas, pjesa e pasme e sediljes vepron si një trampolinë duke na katapultuar përpara. Unë do të doja të shihja mbështetëse të sediljeve që janë më të mira në amortizimin e tronditjes”- shton ajo.
Siç e thekson edhe Karolin Kriado Perez, autore e librit “Gratë e padukshme: Ekspozimi i paragjykimeve gjinore me të cilat përballen çdo ditë gratë” e vitit 2019, gratë priren të ulen më afër pedaleve sesa burrat, ato janë në përgjithësi më të shkurtra, ndërsa kanë vështirësi në arritjen e pedaleve për të përdorur si duhet makinën.
Ky lloj drejtimi konsiderohet të jetë “jashtë pozicionit” dhe jo pozicioni i rekomanduar nga prodhuesi. Qëndrimi ulur në këtë pozicion, edhe pse kërkohet për të drejtuar makinën, e vë shoferin përballë një rreziku më të madh për t’u lënduar. Një pjesë e problemit është mënyra se si testohen makinat.
Përpara testeve të përplasjes, dikur në teste përdoreshin kufoma të vërteta njerëzore. Dhe ashtu si klasifikimi i lëndimeve të mëparshme nga ato të pësuara në teste, kishte një problem demografik: shumica e kufomave të përdorura ishin meshkuj të moshuar.
Kur nisi përdorimi i manekinëve, ishte koha e duhur për ta korrigjuar atë, dhe ndoshta për të vendosur disa forma të tjera trupore. Fatkeqësisht testimet vazhduan të bazoheshin te modelet mashkullore, dhe pastaj prej tyre nxirrej një deduksion.
Sot kryhen edhe teste enkas për fëmijët, por manekinët që përdoren si përfaqësues të trupave të femrave janë modele meshkujsh me përmasa të vogla, afërsisht me madhësinë e një vajze 12-vjeçare, me gjatësi 149 centimetra.
Studiuesit rekomandojnë zhvillimin e modeleve femërore të testimit të përplasjeve dhe përdorimin e tyre si një standard gjatë testimit, në mënyrë që makinat të jenë më të sigurta për gratë. Modelet e grave shtatzëna gjatë një përplasjeje janë përdorur në të kaluarën, por duhet të përfshihen edhe në testet e sigurisë për të përmirësuar sigurinë.
Testet që simulojnë gratë shtatzëna, tregojnë se sistemet e kufizimit me tri pika janë më të sigurta për nënën dhe fetusin gjatë një përplasjeje. Po ashtu, po bëhen përpjekje për të riparuar pabarazinë që vihet re në këtë aspekt. Kohët e fundit u projektua nga studiues suedezë një model i tillë i testimit.
Ekipi shpreson që ai të mund të përdoret për të mësuar rreth lëndimeve të ndryshme - si për shembull një legen i thyer- që ndodhin në mënyrë disproporcionale te femrat e përfshira në aksidente automobilistike. “Nuk mund të kesh të njëjtën pajisje për të testuar një burrë dhe një grua. Ne nuk do të reduktojmë dot lëndimet që po shohim sot në rast se nuk vendosim sensorë për t’i matur ato”- tha për "BBC" Kristofer O’Konnor, drejtuesi i prodhuesit më të madh të testeve të përplasjes.
“Duke i matur ato lëndime, ne mund të prodhojmë makina më të sigurta me një ‘airbag’ më të sigurt, me rripa sigurie më të sigurt, me ndarje më të sigurta për pasagjerët që lejojnë trupa të madhësive të ndryshme”-theksoi ai./ Përshtatur nga CNA.al
“Presidenti është këtu!” I veshur me rroba ushtarake d...
Në "Eneidën” e Virgjilit, një poemë epike latine, perë...
Mund të mos i ngjante momentit tronditës kur sovjetikes lë...
Për dekada, Shtetet e Bashkuara kishin një armë sekrete. G...
Edon Zhegrova po kalon në formë të mirë ndeshjet e fundit. S...
Phishing, Ransomware, sulme DDos. Janë që të gjithë terma ...
Në fushën e betejës, çdo lloj avantazhi mund të përcaktojë...
Sipas zyrës gjermane të statistikave, jetëgjatësia për...
Familja Fugejt nga Kentaki, SHBA, është e famshme për ...
Javën e kaluar, udhëheqësit e politikave dhe biznesit në T...
Në fjalimin e tij kryesor për vitin 2022, presidenti i SHB...
Duket se më në fund presidenti rus, Vladimir Putin, e ka v...
Kur mendojmë mbi mumiet, mendja na shkon menjëherë te qyte...
Gratë që kryejnë vrasje në seri janë një dukuri e rrallë, ...
Kur bisedon me një 70-vjeçare të sjellshme dhe shumë të sh...
Ekzistojnë një sërë mitesh mbi gjumin, të cilat shpesh...
Zakonisht besohet se një shkencëtar i famshëm me flokë...
2023-shi është viti 100 i Republikës Turke, themeluar nga ...
Luftëtarët ukrainas qëndronin të zhytur thellë në baltë, d...
A po vuan presidenti rus Vladimir Putin nga ndonjë sëmundj...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...