LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Historia e pabesueshme e Elizabet Fridman, “Nëna e Kriptologjisë”

9 Shkurt 2023, 08:27, Blog CNA

Historia e pabesueshme e Elizabet Fridman, “Nëna e

Për dekada, Shtetet e Bashkuara kishin një armë sekrete. Gjatë Luftës së Parë Botërore, Luftës së Dytë Botërore dhe Prohibicionit (Ndalimit të konsumit të pijeve alkoolike), vendi iu drejtua shpesh për ndihmë dekriptueses së talentuar të quajtur Elizabet Friedman për të dekriptuar kodet sekrete të armikut.

E talentuar dhe shumë e aftë në zbulimin e modeleve të ndryshme të kriptimit, Fridman u bë një nga dekiptueset e para të mesazheve të koduara të armikut gjatë Luftës së Parë Botërore. Gjatë dekadës që pasoi ajo dhe ndihmësi i saj dekriptuan mbi 12.000 mesazhe të koduara nga kontrabandistët e alkoolit.

Ndërkohë gjatë Luftës së Dytë Botërore, aftësitë e Fridmanit për të zbërthyer kodet ndihmuan në shmangien e një komploti nazist për të nisur një grusht shteti në Amerikën e Jugut. Por pavarësisht gjithë arritjeve të saj, puna e Fridman kalonte shpeshherë pa u vënë re.

Burrat, si themeluesi dhe kreu legjendar i FBI-së, J.Edgar Hoover ia merrnin jo rrallë meritat dhe vetë Friedman premtoi se nuk do të fliste kurrë për punën gjatë jetës së saj.

Por dosjet e deklasifikuara në vitin 2008, zbuluan të vërtetën: Elizabet Fridman, “Nëna e Kriptologjisë”, kishte luajtur një rol vendimtar si një zbërthyese e mesazheve të koduara gjatë disa prej momenteve më të rrezikshme për SHBA-në.

E lindur më 26 gusht 1892, Elizabet Smith Fridman, ishte e apasionuar që fëmijë me fjalët. Asaj i pëlqente të lexonte dhe të shkruante që në moshë të re, dhe këmbënguli që të ndiqte studimet për Letërsi Angleze kundër dëshirës së babait të saj. Kur u vendos me banim në Çikago, Fridman pati një takim të rastësishëm në Bibliotekën Newberry që i ndryshoi jetën.

Historia e pabesueshme e Elizabet Fridman, “Nëna e

Kur ndodhej atje për të ekzaminuar një botim origjinal të vitit 1623 të “Folios së parë të Shekspirit” , një punonjëse e rekomandoi të takonte Xhorxh Fabian, një milioner që shpresonte të përdorte zbërthimin e kodeve për të provuar se veprat e Shekspirit ishin shkruar në fakt nga Sër Frensis Bejkon.

Duke punuar për Fabian në “Riverbank Laboratories”, Friedman mësoi zbërthimin e kodeve. Po aty u njoh me atë që do të bëhej bashkëshortin i saj i ardhshëm, Uilliamin. Ata ndanin të njëjtën përbuzje për një nga eprorët e tyre dhe dashurinë e përbashkët për zbërthimin e kodeve.

Kur shpërtheu Lufta e Parë Botërore, Fabian ofroi vullnetarisht ekipin e tij të zbërthimit të kodeve për ta ndihmuar Departamentin e Luftës në deshifrimin e mesazheve të armikut. Në atë kohë, në SHBA kishte vetëm një grusht njerëzish që ishin në gjendje të zbërthenin kode, dhe Fridman dhe bashkëshorti i saj ishin dy prej tyre.

Ata punuan 4 vite në laboratorin e vetëm të kriptologjik në vend, dhe ishin përgjegjës për zbërthimin e të gjitha kodeve në Shtetet e Bashkuara për 8 muajt e parë të luftës. Pas Luftës së Parë Botërore Shtetet e Bashkuara u përballën me një problem të ri pas fillimit të Prohibicionit në vitin 1920: kontrabandën e alkoolit.

Elizebeth Fridman e shfrytëzoi talentin e saj për të zbërthyer kodet që përdornin kontrabandistët. Për të ajo punë ishte si një lojë fëmijësh, sepse kontrabandistët përdorën kode të thjeshta që ishin shumë të lehta për t’u zbërthyer. “Kur zgjidhni një fjalë kyçe, mos zgjidhni asnjëherë atë që lidhet me projektin me të cilin jeni i angazhuar”- shkroi ajo.

Historia e pabesueshme e Elizabet Fridman, “Nëna e

Ajo dhe ndihmësi i saj zgjidhën afërsisht 12.000 kriptime gjatë epokës së Prohibicionit. Puna e saj çoi në 650 ndjekje penale dhe vetë zonja Fridman dëshmoi në rreth 33 çështje gjyqësore. Por arritjet e saj më të mëdha do të ndodhnin pak më vonë. Edhe pse puna e saj gjatë Luftës së Dytë Botërore do të ishte shpeshherë zhgënjyese për të.

Së pari, Marina e SHBA-së mori nën kontroll në vitin 1941 drejtimin e Rojeve Bregdetare. Ajo u mënjanua për shkak të gjinisë së saj. Së dyti, Fridman u caktua të zbërthente kodet e spiunëve nazistë në Amerikën e Jugut, por ajo dëshironte të punonte me kodet më komplekse të përdorura nga qeveritë japoneze dhe gjermane.

Detyra e saj ishte të spiunonte nazistët për të cilët SHBA druhej se do të nxisnin një grusht shteti në Amerikën e Jugut, duke e destabilizuar rajonin. Puna e saj u vështirësua kur drejtori i FBI-së J.Edgar Huver informoi nazistët pak para një bastisje, duke e ekspozuar kështu operacionin e shërbimit sekret.

Po ashtu drejtori i FBI-së, ia vështirësoi jo pak punën e Fridmanit dhe mori vetë meritat për arritjet e saj. Pavarësisht nga kjo pengesë, Fridman triumfoi. Instituti Detar i SHBA-së raporton se ajo zbuloi rrjetin nazist në Amerikën e Jugut, deshifroi 4000 mesazhe të shtypura, dekriptoi 48 komunikime radio dhe zbërtheu tre kode të Enigma-s.

Megjithëse nazistët kishin ndryshuar shifrat e tyre pas bastisjes së Huver, Fridman dhe ekipi i saj ishin në gjendje të thyenin kodet e reja të nazistëve.

Në kohën kur vdiq në vitin 1980, Elizebet Fridman ishte pak e njohur për kontributin e saj. Dhe kjo sepse ajo bëri një betim para Marinës duke premtuar se sa të ishte gjallë nuk do të zbulonte detajet e plota të punës së saj.

Por gjithçka ndryshoi në vitin 2008 kur u de-klasifikuan shumë dosje në lidhje me punën e Fridman. Sot, ajo njihet së bashku me bashkëshortin e saj si një nga dekriptuesit më me ndikim në historinë e Amerikës. Nganjëherë Elizabrt Fridman quhet edhe “Nëna e Kriptologjisë” për rolin e saj në zhvillimin e zbërthimit të kodeve.

Përkthyer nga CNA.al

11:15 Blog Edmond Laçi

Sot, Viti i Ri Hënor

Mëngjesi i 22 janarit në Pekin i ngjan skenarit të një...

Lajmet e fundit nga