A i mbijetoi Anastasia masakrës ndaj Romanovëve?/ Historia e vërtetë që hedh poshtë konspiracionet
Në 1917 në Rusi shpërtheu revolucioni dhe Car Nikolla ...

Mëngjesi i 22 janarit në Pekin i ngjan skenarit të një filmi apokaliptik. Rrugët e metropolit gjigant prej 22 milionë banorësh janë pothuajse të boshatisura, ndërsa “mysafiri” i vetëm që vjen si me porosi nga qielli, është pikërisht Dielli. Edhe pse gjatë natës temperatura zbriti në minus 7 gradë Celsius dhe në disa zona perëndimore dhe veriore të kryeqytetit ra dëborë, në Pekin dhe në mbarë Kinën sot është jo vetëm dita e parë e vitit të ri, por edhe edhe dita e parë e Pranverës.
Pas tri vitesh bllokimi për shkak të COVID-19, udhëtimi i Festës së Pranverës që njihet edhe si "lëvizja më e madhe e njerëzve në botë", këtë herë më shumë se kurrë duket se ka zbrazur qytetet e stërmëdha kineze. Pavarësisht thirrjes për vetëpërmbajtje nga autoritetet, vetëm në 12 ditët para Festës së Pranverës (7-18 janar), hekurudhat, autostradat, rrugët ujore dhe aviacioni civil i Kinës kanë zhvendosur gjithsej 480 milionë pasagjerë. Megjitatë “eksodi” i vërtetë ka nisur dje në ditën e parë të pushimeve njëjavore, kur qindra e qindra milionë kinezë të tjerë janë nisur për të festuar pranë vendlindjes dhe familjeve të tyre, sidomos në zonat rurale.
Prej natës së gjatë festive, por edhe eksodit të madh, sot në Pekin ke shansin e rrallë të ecësh apo të bësh një fotografi në mes të bulevardit qendror. Ndonjë taksi e rrallë apo autobus që udhëton pa asnjë pasagjer, shërbejnë për të kujtuar se nuk je përballë një fotoje të stërmadhe të kryeqytetit. Ndërsa shumica e dyqaneve, bareve dhe restoranteve kanë lënë pas dyerve të mbyllura dhe fasadave kryesore vetëm maskotën e bukur të lepurit dhe një njoftim të shkurtër për hapjen e tyre në datën 28 janar. Festa e Pranverës për kinezët, por edhe një të katërtën e popullsisë botërore në Lindjen e largët, duke përfshirë Indonezinë, Filipinet, Vietnamin, dy Koretë, Malajzinë, Singaporin dhe Brunein, është e shenjtë.
Në fakt kremtimet në Kinë për Vitin e Ri Hënor nisën që mbrëmë, në orën 20.00 me atë të Pekinit, me shfaqjen e përvitshme televizive, të shumëpritur nga kinezët në të gjithë globin. Edhe këtë vit Grupi Mediatik i Kinës (CMG) s’mund të prezantohej pa një “herë të parë”, duke sjellë risi teknologjike si transmetimi i drejtpërdrejtë me teknologjinë e qartësisë ultra të lartë 8K, plus Tingujt e Ngjyrshëm 3D. Galaja përveç kinezishtes u transmetua edhe në 68 gjuhë të tjera, në më shumë se 700 media nga mbi 170 vende e rajone të botës. Jo më kot ky program është përfshirë në librin e rekordeve botërore “Guinness” si më i ndjekuri në botë që nga fillimi i tij në vitin 1983, me miliarda shikues çdo vit.
Ky vit është viti i lepurit, një simbol i qetësisë, elegancës dhe fatit. Dhe pikërisht këtë të fundit duket se kinezët e dëshirojnë më shumë këtë fillimviti, sidomos në shëndet. Edhe pse në pjesën më të madhe të vendit piku i infektimeve nga COVID–19 duket se tashmë ka kaluar, eksodi i madh i këtyre ditëve, i ka detyruar autoritetet të përgatiten për një valë të re infektimesh, sidomos në zonat rurale. Burimet zyrtare bëjnë të ditur se janë shpërndarë më shumë se 57 milionë pako shëndetësore në këto zona, kryesisht për grupe të tilla si të moshuarit, fëmijët, njerëzit me sëmundje kronike ose në kushte të dobëta fizike, invalidët dhe gratë shtatzëna.
Gjithsesi, që nga 23 dhjetori i vitit të kaluar infeksionet kanë ardhur në rënie të vazhdueshme, deri në -94 për qind të arritur më 17 janar. Numri i pacientëve që iu drejtuan reparteve të urgjencës gjithashtu ra (-44 për qind), ndërsa situata në spitale u përcaktua afër normales, ku vetëm 0.5 për qind e pacientëve raportohet të shtrohen në spital për shkak të COVID-it.
Festimet për Vitin e Ri Hënor përfundojnë me Festën e Fenerëve që, sipas legjendës, i ka rrënjët në mitin e një përbindëshi që çdo 12 muaj dilte nga vendi i tij i fshehur për t’u bërë keq qenieve njerëzore. Këtë vit, kinezët me dekorimet e tyre të kuqe, vallëzimin e luanit, dritat e fenerëve dhe zhurmat e forta, më tepër se përbindëshin Nian, do kërkojnë të largojnë përfundimisht COVID-19. (CRI)/ CNA.al
Në 1917 në Rusi shpërtheu revolucioni dhe Car Nikolla ...
“Antverpi, kryeqyteti i krimit si Medelin i Pablo Eskobari...
Ideja se të qenit shtatlartë është një tipar fizik i lidhu...
Ndoshta në letër, Sulltan Kösen është një fermer me nj...
Vdekja është diçka e pashmangshme. Dhe duke qenë se të...
Në vitin 1883, teksa dergjej në shtratin e vdekjes, Karl M...
Pas dekadash paqeje, Rusia e riktheu luftën në Europë viti...
Romakët e lashtë ishin mjeshtër të ndërtimit dhe inxhinier...
Pas njoftimit të Francës javën e kaluar, se do të dërgojë ...
“Rezerva”, autobiografia e shumëpritur e Princit Herri të ...
Gratë e kanë të vështirë të bëjnë karrierë, gratë pagu...
Sytë, shikimi, janë vendimtarë në raportin që krijohet gja...
Fotografia u shfaq për herë të parë në fillim të shekullit...
Dihet prej kohësh që ngritja apo hedhja e flamurit të bard...
Motivimi është “porcioni magjik”, që i ndihmon njerëzit të...
Prej kohësh është besuar se egjiptianët e lashtë, e përdor...
Të gjithë ne qeniet njerëzore do të vdesim një ditë, por d...
Ai kishte planifikuar kryerjen e një grushti shteti, dhe m...
Të jetuarit deri në moshën 100-vjeçare, ishte dhe mbetet e...
Në verën e vitit 1940, Rajhu i Tretë i Adolf Hitlerit duke...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...