LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse shoqëria ka ende nevojë për familjen

14 Janar 2023, 09:07, Blog CNA

Pse shoqëria ka ende nevojë për familjen

Në vitin 1883, teksa dergjej në shtratin e vdekjes, Karl Marksi i zbuloi një sekret të tmerrshëm vajzës së tij, Eleonorës. Ishte një e vërtetë, të cilën ai e kishte mbajtur të fshehtë për dekada: në vitin 1851, kur gruaja e tij ishte shtatzënë, Marksit i lindi një djalë jashtë martese me shërbëtoren e familjes, Helen Demuth.

Për të mbrojtur imazhin publik të Marksit, Friedrih Engelsi pretendoi se ishte ai babai, dhe kështu foshnja u mor nga Helen dhe u rrit nga një familje e klasës punëtore në Londër. Marksi nuk i dërgoi asnjëherë para për ta ndihmua. Është e lehtë që dikush të kundërpërgjigjet duke thënë se Marksi nuk është i pari mendimtar i madh me dobësi të tilla karakteriale.

Në fakt, mohimi i detyrimit atëror nga ana e tij nuk ishte shumë larg nga vizioni politik utopik që përshkruan ai dhe Engelsi. Sepse që nga botimi i Manifestit Komunist, 3 vjet para lindjes së Fredi Demuth, doktrina ndoshta më e diskutueshme e tij ka qenë zhdukja e familjes.

Me këtë propozim, arkitektët e socializmit shpalosën një vizion, i cili që nga ajo kohë ka frymëzuar shumë feministe dhe utopistë. Por që po dështon edhe më shumë si një mekanizëm për krijimin e Parajsës në tokë sesa familjet me të meta që kemi ende sot.

Pse shoqëria ka ende nevojë për familjen

Arkitektët e komunizmit synuan veçanërisht të godisnin familjen borgjeze. Në librin “Origjinat e familjes, pronës private dhe shtetit”, Engelsi thotë se familja borgjeze ishte një shpikje e kohëve të fundit, e racionalizuar si e përjetshme, dhe që shërbeu si një mjet për të përjetësuar pabarazinë. Manifesti Komunist e denoncoi familjen si një koncept universal të rremë  që proletariatit nuk i jepte as gëzim dhe as intimitet.

Përkundrazi shërbente si një makineri për prodhimin e punëtorve të rinj të fabrikave: një ndërmarrje cinike në të cilën fëmijët proletarë “shndërroheshin në artikuj të thjeshtë tregtie dhe vegla pune”. Kritikët e sotëm të familjes e çojnë edhe më tej sulmin. Sipas tyre nuk duhet të zhduket vetëm familja borgjeze.

Por çdo lloj familje, madje edhe ato të të varfërve, të pambrojtur, të shtypur dhe të pafuqishmëve, për të cilët alternativa ndaj mbështetjes tek të afërmit e gjakut është varfëria. Ky është argumenti që shtron teoricienia anti-familje Sofi Luis në librin e saj “Zhdukini familjet”.

“Familja duhet të shfuqizohet si një strukturë edhe kur ajo aspirohet, mitizohet, vlerësohet dhe mishërohet nga njerëz që nuk janë as të bardhë, as heteroseksualë, as borgjezë dhe as kolonizues”- thotë ajo. Sepse sipas Luis speciet tona do të përparojnë vërtetë “vetëm përmes “braktisjes kolektive e kësaj teknologjie të privatizimit, familjes”.

Pse shoqëria ka ende nevojë për familjen

Ajo i bën jehonë Marksit dhe Engelsit në analizimin e lidhjeve të tilla afektive jo si një hapësirë pushimi nga tregu, por si të pandashme prej tij, dhe si një vend vendimtar të riprodhimit të tij. Megjithatë, për Luis dëmi i shkaktuar nga dashuria e veçantë e familjeve shkon më tej sesa përjetësimi i padrejtësisë ekonomike.

Për të familjet nuk janë vetëm mekanizma të shpërndarjes së dhunës dhe mizorisë. Ato përmbajnë seksizëm, racizëm, shovinizëm, “një mikrokozmos të shtetit-komb”. Si të tilla, ato janë një mjet i shtypjes së të bardhëve, dhe të përdorura për të rrënjosur ligësinë e çdo lloji.

Kjo qasje bazohet në një traditë të gjatë të feminizmit marksist, për të cilin familja nuk është vetëm një mjet për riprodhimin e kapitalizmit, por gjithashtu edhe një mjet kyç për të shtypur gratë. Aleksandra Kollontai, feministja marksiste më e hershme dhe më me ndikim, e quajti si një “dashuri pronësore” dashurinë e veçantë që u jepet anëtarëve të familjes.

Sipas saj, kjo loj dashurie imponoi pasoja të mëdha negative mbi gratë, se ajo përbën një pengesë për pjesëmarrjen e barabartë të grave në jetën publike. Për ta zgjidhur këtë problem, ajo sugjeroi që në një sistem komunist për fëmijët të kujdesej “shoqëria” në përgjithësi, ndërsa për nënat do të kishte një “mbështetje të madhe materiale dhe morale”.

Duke iu rikthyer këtyre argumenteve, Leuise çimenton pozicionin e saj si eksponentja më elokuente bashkëkohore e një doktrine që e sheh veten si socialiste, por që kuptohet më saktë si fytyra utopike e neoliberalizmit: ajo që vendos veten kundër çdo të dhëne, arbitrare, të  veçantë  etj, i quajtur si tipari “natyror” i jetës individuale dhe shoqërore të njeriut, në emër të çlirimit radikal.

Pse shoqëria ka ende nevojë për familjen

Kjo përfshin sidomos lidhjet midis nënës dhe foshnjës, që sipas kësaj rryme përbëjnë një pengesë për vetë-aktualizimin. Dhe në librin e saj, ka një sulm ndaj gjithë vlerave të veçanta shoqërore ose politike që ka jeta familjare. Luis ka argumentuar edhe më parë se feminizmi kërkon që ne të shkëputemi nga amësia, që ta shohim të gjithë riprodhimin njerëzor si një lloj zëvendësimi dhe të heqim konstruktet shtypëse të “natyrës” dhe dashurisë.

Nga Kollontai tek Luis, bie në sy ëndrra e një bote në të cilën aspekti i “kujdesit mëmësor” merret përsipër nga makineria, ose ndoshta diçka abstrakte e quajtur “shoqëri”.

Por ana e kundërt e shoqërizimit të kujdesi mëmësor, është se dashuria e zgjedhur është gjithashtu dashuri e heqjes dorë. Çfarë do të thotë termi “bazuar në konsensus” kur flitet për kujdesin e një foshnje? Nuk është “konsensusi”, ai që e ngre nga shtrati një nënë që ushqen me gji fëmijë n e saj që qan në orën 3 të mëngjesit pas disa orësh gjumi me ndërprerje.

Përkundrazi, ky është një detyrim i species tonë për t’u kujdesur për të voglin tonë, që ka një komponent biologjik të cilin ne e ndajmë me shumë specie të tjera. Njerëzit janë të papërsosur dhe shpeshherë jo të besueshëm. Dhe familjet mund të jenë paksa kaotike.

Por nëse do ta trajtonim vërtet kujdesin për foshnjat si një mundësi “çlirim”(pra si një punë vullnetare), do të vdisnin shumë më tepër foshnje.

Aleksandra Kollontai, kishte pak “oreks” për familjen e mërzitshme. Ajo e braktisi burrin e saj të parë por edhe djalin e tyre për të ndjekur jetën publike si një aktiviste socialiste. Edhe  Marksi eci në rrugën e zhdukjes së familjes kur erdhi puna për ta lënë Fredin nën kujdesin e “shoqërisë”. Dhe asnjë nga vajzat e Marksit nuk u rritën për të qenë të lumtura. Që të dyja kryen vetëvrasje.

Shënimi që la Laura Marks, vajza e dytë e Karlit, në vitin 1911, pak çaste para vetëvrasjes,  është një parashikim rrëqethës i perspektivës që ofron një botë ku shmanget kujdesi prindëror për fëmijët. Ajo shkruan: “E shëndetshme në trup dhe mendje, po i jap fund jetën time para pleqërisë së pamëshirshme që më ka marrë kënaqësitë dhe gëzimet njëra pas tjetrës; dhe që më ka zhveshur nga të gjitha fuqitë e mia fizike dhe mendore, që mund të paralizojë energjinë time dhe të thyejë vullnetin tim, duke më bërë një barrë për veten dhe për të tjerët”.

Sot, efekti praktik i një “çlirimi” të tillë mund të shihet në nxitjen në rritje për ligjërimin e eutanazisë, si një ilaç përfundimtar për cilindo që e percepton pozicionin e tij siç Laura  Marksi dikur. Në Kanada, vendi me liberal në botë ndaj eutanazisë, një numër gjithnjë e më i madh provash sugjerojnë se vetë-zhdukja vullnetare e asistuar nga mjekësia, është gjithnjë e më shumë opsioni i zgjedhur për ata që janë shumë të varfër, pa miq apo të ezauruar nga nervat nga burokracitë e ngurta të “kujdesit” shtetëror.

Për t’i shpëtuar këtij kurthi, ne duhet të mendojmë për marrëdhëniet në terma të  detyrimeve dhe dashurisë, në vend që t’i trajtojmë të dyja si ekskluzivisht reciproke. Të vetëquajturit “radikalë” që kërkojnë të çlirojnë dashurinë nga detyrimi, nuk duhet ta gënjejnë veten se ajo që ata propozuan është në ndonjë mënyrë kuptimplotë e ndryshme nga ajo që tashmë ofron logjika e ftohtë e tregut.

Përkthyer nga CNA.al

08:21 Blog

Gratë dhe paratë

Gratë e kanë të vështirë të bëjnë karrierë, gratë pagu...

Lajmet e fundit nga