Të premten, mbledhja e Grupit të PS-së dhe kabinetit/ Zbardhet agjenda e takimit
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e premte Grupin ...

Fotografia u shfaq për herë të parë në fillim të shekullit XIX, saktësisht në vitin 1822, kur u arrit prodhimi i imazheve me substancën e parë fotosensitive. Por në dekadat e para që pasuan, portretet e para, shpeshherë familjare, nuk dalloheshin nga buzëqeshjet e protagonistëve, por gjithmonë nga fytyrat shumë serioze dhe të zymta, duke kontrastuar dukshëm me fotot e realizuara sot në formatin dixhital, si nga aparatet profesionale ashtu edhe nga telefonat inteligjentë.
Vetëm një shekull më vonë, midis viteve 1920-1930, te portretet e njerëzve që dilnin në foto nisën që të mbizotërojnë buzëqeshjet, ose në çdo rast grimasa që duhej të shprehnin në njëfarë mënyre lumturinë e njerëzve. Por cilat ishin kriteret fillestare, dhe cilat ishin arsyet e ndryshimit të shprehisë së fytyrës gjatë momentit të fotografimit?
Shumë teori
Në mesin e shumë arsyeve, bazuar në supozime krejtësisht të ndryshme nga ato aktuale, sipas të cilave të mos buzëqeshësh është sinonim i pakënaqësisë, shumë njerëz në atë kohë besonin se shfaqja e dhëmbëve ishte një shenjë çmendurie ose në çdo rast një mungesë elegance, pa përjashtuar faktin që higjiena orale ishte shumë më e dobët sesa sot.
Të tjerë, si Angus Trabëll, ish-drejtor i Galerisë Kombëtare të Portreteve në Kanberra të Australisë që ndërroi jetë pak kohë më parë, besonte se fotot e njerëzve të para një shekulli pa buzëqeshje ndodhnin për arsye teknike. Koha e pozimit para objektivit deri në momentin e shkrepjes ishte aq e gjatë, saqë ishte e pamundur që njerëzit të qëndronin të buzëqeshur.
Në fillimin e shekullit XIX, mund të duheshin deri në 30 minuta ekspozim për një fotografi me kushte të veçanta të dritës. Pra një përjetësi, krahasuar me pak sekonda që duhen sot për të realizuar një selfi me celularin personal. Megjithatë, ka nga ata që nuk janë të bindur me këtë arsyetim.
Sepse në vitet 1860 teknologjia e kohës bëri të mundur uljen e kohës së ekspozimit deri në disa sekonda. Prandaj, për studiues të tjerë mungesa e buzëqeshjes ka qenë më shumë për shkak të estetikës, pra e motivuar më shumë sesa nga dhëmbët, nga besimi se buzëqeshja e përkeqësonte pamjen e fytyrës dhe imazhin e atyre që fotografoheshin.
Sipas teorive të tjera, mungesa e buzëqeshjes përfaqësonte një arsye sociale reale. Meqë vetëm njerëzit më të pasur kishin luksin të dilnin në fotografi në atë kohë, ata duhet të mbanin domosdoshmërisht një qëndrim arrogant, të aftë të frikësonte ata që mund ta shihnin më pas, dhe kështu ndodhi me disa portrete të njerëzve të fuqishëm. Buzëqeshja përfaqësonte informalitetin dhe mungesën e profesionalizmit, dhe nuk pranohej dhe aq nga ata që donin të ruanin një reputacion të caktuar në shoqëri, në krahasim me një buzëqeshje që shpesh lidhej me pijanecët apo të çmendurit.
Pika e kthesës
Gjatë shekullit XX, ndryshimi i kësaj tendence ndodhi paralelisht me qasjen më të madhe të njerëzve te fotografia, për shkak të uljes së kostove në lidhje me materialet dhe teknologjitë e përdorura. Buzëqeshjet u bënë më të shpeshta, pasi njerëzit patën mundësi të bënin më shumë sesa një fotografi.
Ky proces çoi gradualisht në rrëzimin e stereotipeve të shumta që ndikonin negativisht te fytyrat e buzëqeshura të subjekteve të fotografuara. Me daljen e kaq shumë fotografëve amatorë, të cilët nuk ishin më të kushtëzuar nga kryerja e fotove në studio apo jo domosdoshmërisht profesionale, edhe qasja ndaj kamerës u bë më informale.
Ndaj pozimi duke qeshur nisi të dukej si diçka natyrale. Që nga vitet e Luftës së Dytë Botërore e në vazhdim, buzëqeshja para objektivit është bërë në fakt normë, një veprim që natyrshëm krijon ndjeshmëri më të madhe edhe në sytë e shikuesit.
Njëkohësisht, buzëqeshjet zbulojnë një funksion social të fotografisë, i cili është krejtësisht i ndryshëm nga ai i supozimeve që e karakterizuan atë në vitet e para pas shpikjes së saj. Ato do të cilësoheshin gjithnjë e më shumë si zbulimi i një momenti, në të cilin transmetimi i lumturisë dhe gëzimit është sigurisht më i mirë sesa i çdo emocioni tjetër.
Dihet prej kohësh që ngritja apo hedhja e flamurit të bard...
Motivimi është “porcioni magjik”, që i ndihmon njerëzit të...
Prej kohësh është besuar se egjiptianët e lashtë, e përdor...
Të gjithë ne qeniet njerëzore do të vdesim një ditë, por d...
Ai kishte planifikuar kryerjen e një grushti shteti, dhe m...
Të jetuarit deri në moshën 100-vjeçare, ishte dhe mbetet e...
Në verën e vitit 1940, Rajhu i Tretë i Adolf Hitlerit duke...
Vitet e fundit janë regjistruar shumë suksese në zbulimin ...
A besoni te fantazmat që sillen rreth e rrotull gjatë ...
Në poemën e tij me titull “Nachtgedanken” (“Mendimet e...
Elefsina, një nga tri kryeqytetet europiane të kulturë...
Dhimbja e qafës mund të ketë shumë shkaqe:stresi, qëndrimi...
Kohët e fundit shkencëtarët kanë arritur të ringjallin dis...
Red Bull është një tjetër markë e madhe që përdori tek...
Gazetarët e kanë përshkruar pushtimin e Ukrainës si “lufta...
Menjëherë pasi reperi 59-vjeçar amerikan Coolio ndërro...
Ata janë ndonjëherë protagonistë të lajmeve të kronikës së...
Mund të dukesh si një luftëtar, i përgatitur për betej...
Ndoshta të gjithë mund të biem dakord se është mirë dhe e ...
Përkufizimi i kohës është një çështje shumë e kontestuar. ...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
Dy persona u vunë në pranga dhe dy të tjerë u proceduan pe...
Rreth orës 08:40, në lagjen nr. 10, Korçë, një automjet ti...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore rela...
Kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, Andy Burnham, ...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka vendo...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, iu përgjigj me retorik...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha këtë të hënë se k...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...