web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

A e pengon mirësia rrugën tonë drejt suksesit?

1 Janar 2023, 09:10, Blog CNA

A e pengon mirësia rrugën tonë drejt suksesit?

Ndoshta të gjithë mund të biem dakord se është mirë dhe e moralshme që të jesh i sjellshëm me të tjerët. Por a të çon kjo qasje drejt arritjes së suksesit në jetë? Tek e fundit, a nuk është mirësia të vënit në plan të parë të interesave së të tjerëve? A nuk kërkon ajo vetëmohim?

Megjithatë, merrni parasysh shembullin e këtyre njerëzve të njohur:Xhejms Timpson, shefi i dyqaneve të  zinxhirit të riparimit të këpucëve “Timpson”; Xhakinda Ardern, kryeministre e Zelandës së Re; dhe Garet Sauthgejt, një nga trajnerët më të suksesshëm që ka pasur ndonjëherë në krye kombëtarja angleze e futbollit.

Që të tre janë qartazi “fitues” në fushat e tyre, e megjithatë e vënë mirësinë në qendër të strategjive të tyre për të shkuar tek suksesi. Ata kanë zbuluar se pasja e një qasje më empatike dhe në dukje “më të butë” ndaj menaxhimit të biznesit, politikës dhe sportit sjell rezultate pozitive, jo vetëm për të mirën e njerëzve që punojnë për ta, por edhe për veten e tyre.

A e pengon mirësia rrugën tonë drejt suksesit?

Koncepti tradicional se duhet të jesh i pamëshirshëm, shumë ambicioz dhe i përqendruar nëse dëshiron të arrish sukses, po diskreditohet. Tani ka një numër në rritje provash shkencore se edhe njerëzit e sjellshëm mund të jenë fitues. Në vitin 2020, isha pjesë e një ekipi në Universitetin  Saseks, që kreu studimin më të madh të këtij lloji mbi qëndrimet e publikut ndaj të qenit dashamirës.

Më shumë se 60.000 njerëz nga 144 vende të botës plotësuan një pyetësor të quajtur “Testi i Mirësisë”. Ku u pyetën se ku kishin parë të ndodhnin më shumë akte dashamirësie, vendi i punës u rendit mjaft mirë, i treti pas shtëpisë dhe ambienteve spitalore.

Pra, në vendin që mund të ketë reputacionin si i akullt dhe jo-personal, ku njerëzit garojnë se kush të zërë një pozicion më të mirë, vërehen shumë më tepër akte të ndjeshmërisë dhe dashamirësisë sesa mund të mendoni.

Duhet të mos harrojmë se ky ishte një studim i vetë-përzgjedhur dhe në pamje të parë, rezultatet e një sondazhi të kryer me mbi 1.500 njerëz që punonin në Britani ishin më pak pozitive, me vetëm 1 në 3 të anketuar që pajtohen plotësisht me deklaratën se shefi i tyre ishte i sjellshëm, në një kohë që çereku i tyre e cilësonin si të pamëshirshëm drejtuesin e biznesit ku punonin.

Por nëse rezultatet analizohen më në detaje, zbulohet se të anketuarit që kishin shefa të mirë, kishin më shumë gjasa të thoshin se do të qëndronin në kompaninë e tyre për të paktën një vit tjetër, se ekipi i tyre kishte bërë një punë të jashtëzakonshme dhe se kompania e tyre po ecte mirë financiarisht.

A e pengon mirësia rrugën tonë drejt suksesit?

Ndërkohë, 96 për qind e punonjësve që morën pjesë në studim, thanë se të qenit i sjellshëm në punë ishte e rëndësishme për ta, duke sugjeruar se mirësia në punë ka rëndësi nëse një organizatë dëshiron që të ketë sukses. Kjo ide mbështetet edhe nga hulumtimi i Xho Folkman, psikometrik (psikometria është një degë e psikologjisë që merret me testimin dhe matjen) nga SHBA-ja.

Ai studioi vlerësimet e reagimeve të shumëllojshme të më shumë se 50.000 drejtuesve të kompanive dhe institucioneve dhe zbuloi se liderët e vlerësuar nga stafi i tyre si më të pëlqyeshëm, priren të vlerësohen më shumë për efektivitetin e tyre.

Po ashtu Foklman zbuloi se bizneset me drejtues të pëlqyeshëm nga stafi, shënuan rezultate më të larta në një gamë të tërë rezultatesh pozitive, përfshirë përfitimin dhe kënaqësinë e klientit.

Edhe studime të tjera kanë treguar një sjelljet dashamirëse mund të krijojë një atmosferë më pozitive në punë dhe se punonjësit kanë një rendiment më të mirë.

Psikologu organizativ Miçelanxhelo Vianelo nga Universiteti i Padovës në Itali, kreu një studim në një spital publik pranë Padovës. Ai mori në pyetje infermierët në lidhje me menaxherët e tyre, përfshirë shkallën në të cilën ata ishin të drejtë, sa vetëmohues ishin, dhe nëse e merrnin në mbrojtje stafin kur kritikohej padrejtësisht. 

A e pengon mirësia rrugën tonë drejt suksesit?

Aty ku kjo ishte e vërtetë, infermieret kishin më shumë gjasa të raportonin një dëshirë për të bërë diçka të mirë për dikë tjetër, pra për t’u sjellë më shumë si shefi i tyre apo për t’u bërë një person më i mirë kudo në jetë. Ndërkaq, ka prova që edhe veprimet e vogla të mirësisë dhe bashkëpunimit nga kushdo, mund të bëjnë diferencën në një vend pune.

Brenda psikologjisë ekziston një dukuri e njohur si “sjellja e qytetarisë organizative”. Një shembull mund të jetë riparimi i printerit, në vend se ta lini të prishur dhe me të të merret dikush tjetër, apo ujitja e bimëve në zyrë. Këto veprime nuk kërkohen si pjesë e punës, por nëse i kryejmë, ambienti i punës është pak më i mirë për të gjithë.

Madje ato kanë më shumë rëndësi sesa mund të mendonit. Në vitin 2009, studiuesi nga Universiteti i Arizonës, Natan Podsakof analizoi gjetjet e më shumë se 150 studimeve të ndryshme në një meta-analizë dhe rezultatet ishin më se të qarta. Këto lloj sjelljesh, megjithëse të vogla në vetvete, u shoqëruan me rendiment më të lartë në punë, produktivitet dhe kënaqësi të klientit.

Por edhe në politikë ka prova se një stil më i butë apo më i sjellshëm, mund t’ju çojë në majë, sikur ka ndodhur me kryeministren e Zelandës së Re Ardern. Por ç’mund të themi për politikanët më të vrazhdë si Donald Trump?

A nuk tregon suksesi i tij se në fund dominon qasja e ashpër? Gjatë viteve 1996-2015, studiuesi Xheremi Frimer analizoi gjuhën e përdorur nga anëtarët e Kongresit gjatë debateve. Ai tregoi se popullariteti i tyre u ul kur ato nuk silleshin me etikë në fjalimet e tyre, dhe u rrit kur tregoheshin më të sjellshëm dhe bujarë.

Kohët e fundit, ekipi i Frimer analizoi reagimet ndaj tweet-eve të Donald Trump (përpara se të ndalohej nga kjo platformë).

Ai zbuloi se shumë pak nga mbështetësit e tij i “pëlqenin” postimet e tij më agresive. Pra ju nuk mund të jeni fitues thjesht duke qenë arrogantë. Pasi ju duhet edhe motivim, përkushtim dhe aftësi. Por ka gjithnjë e më shumë prova se të tregosh njëfarë mirësie ndërsa ndjek qëllimin tënd nuk është aspak një pengesë për të pasur sukses.

Përkthyer nga CNA.al





22:00 Blog

Si lindi Panetone?

Panetonia është ëmbëlsira e preferuar e të gjithëve pë...

Lajmet e fundit nga