Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

Viti 2022 ishte kaotik, dhe duket se 2023-shi do të ndjekë një rrugë të ngjashme. Nga mungesat globale të ushqimit deri te fatkeqësitë mjedisore dhe lufta, viti që po lëmë pas ka qenë sfidues për shumë njerëz. Me afrimin e Vitit të Ri, ne të gjithë shpresojmë për një 2023 më të qetë dhe më të lehtë. Sipas studimeve dhe shkencëtarëve, ne duhet t’u kushtojmë vëmendje këtyre 7 parashikimeve.
Ndryshimet klimatike do të shkaktojnë një mot akoma më të nxehtë

Ndryshimi i klimës ka qenë një kërcënim mjedisor i njohur prej kohësh, por vetëm kohët e fundit ka nisur të cenojë aspekte të tjera të jetës. Një studim i kryer nga Komiteti Ndërkombëtar i Shpëtimit, ka zbuluar se ndryshimi i klimës do të jetë një nga faktorët më të mëdhenj kontribues në krizat e vazhdueshme humanitare në të gjithë globin.
Dhe 2023 do të jetë një nga vitet më me ndikim për këto ndryshime. "BBC" raportoi se temperaturat gjatë vitit të ri parashikohet të jenë midis 1.08-1.32 gradë Celsius mbi mesataren paraindustriale, duke e bërë atë një nga vitet më të ngrohtë të regjistruar. Këtë vit 2022, u regjistrua një i nxehtë rekord në disa zona anembanë globit. Duket se kjo tendencë do të vazhdojë edhe në vitin 2023.
Thellimi i problemit të mungesës së ujit dhe shtimi i fatkeqësive natyrore

Uji është një nga bazat e jetës, të cilin shumë prej nesh e marrin si të mirëqenë. 40 për qind e popullsisë së botës është e prekur nga mungesa e ujit, dhe nuk ka qasje tek uji i pijshëm i sigurt. Situata mund të përkeqësohet në vitin 2023. Nëse nuk veprojmë tani për të ndihmuar në ruajtjen e ujit, mbi gjysma e popullsisë së botës do të jetojë në zona me mungesë të ujit. Ky fenomen po përshpejtohet nga ndryshimet klimatike, të cilat ndryshojnë modelet e motit dhe shkaktojnë thatësira ose përmbytje.
Mungesa e ushqimit

Më 15 nëntor, bota arriti një popullsi prej 8 miliardë banorësh. Kjo shifër pritet të arrijë në 8.5 miliardë deri në vitin 2030. Një popullsi në rritje të shpejtë, nënkupton më shumë gojë për të ushqyer. Por pabarazitë ekonomike dhe mjedisore, pritet të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2023.
Ndryshimet klimatike po shkaktojnë thatësira dhe përmbytje, që mund të zhdukin të korrat brenda natës. Kjo po prek jo vetëm komunitetet që mbështeten te këto kultura, por mund të ushtrojë presion te zinxhirët e furnizimit dhe eksportet, duke bërë që çmimet e ushqimeve të rriten shumë siç ndodhi gjatë pandemisë së COVID-19.
Lufta në Ukrainë e ka ngadalësuar eksportin e njërit prej eksporteve kryesore të Rusisë dhe Ukrainës: grurit. Mungesa e tij shkaktoi rritje të çmimeve të disa prej produkteve më bazë si buka dhe mielli. Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, i paralajmëroi udhëheqësit e G20-ës gjatë samitit në Bali se bota po shkon drejt një “katastrofe të rëndë ushqimore”.
Mbetjet dhe ndotja mjedisore do të bëhen të pashmangshme

Emetimet globale të gazeve serrë, pritet të arrijnë rekordin historik në vitin 2023, dhe një kontribuues i madh janë mbeturinat tona. Mbeturinat dhe mbetjet ushqimore do të kontribuojnë me 5-10 për qind të emetimeve të gazeve serrë vitin e ardhshëm.
Mikroplastika po depërton me shpejtësi në ujë. Sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, 12 për qind e peshqve të ujërave të ëmbla përmbajnë mikroplastikë. Këto pjesë të vogla plastike dëmtojnë jo vetëm jetën e egër, por mund të përmbajnë kimikate që janë të dëmshme për njerëzit nëse gëlltiten përmes ujit të pijshëm.
Do të vazhdojnë të rriten tensionet bërthamore

Lufta midis Ukrainës dhe Rusisë, u përshkallëzua në një pushtim të plotë rus të Ukrainës në shkurt. Ukraina ka pësuar humbje të rënda, përfshirë vdekjen e civilëve, zhvendosjen dhe kërcënimet e vazhdueshme për sulm bërthamor. Në mesin e këtij muaji, Rusia shpërndau videon e një rakete balistike ndërkontinentale me aftësi bërthamore, që po vendosej në një bazë lëshimi.
Ndërsa më shumë vende po armatosen me armë bërthamore, në horizont po shfaqet një garë e re armësh. Regjimet autoritare si Irani dhe Koreja e Veriut i kanë shtuar arsenalet e tyre. Ndërsa më shumë vende me marrëdhënie armiqësore, përfshirë Iranin, Korenë e Veriut dhe Rusinë, po bëhen gjithnjë e më të afta për të nisur një luftë bërthamore.
Privatësia e të dhënave dhe epoka e dezinformimit

Epoka e mediave sociale, është shndërruar edhe në epokën e dezinformimit. Nga gjuha e urrejtjes te troll-sat dhe teoritë e konspiracionit, interneti mund të jetë një vend shumë konfuz. Vitet e fundit një çështje në tjetër internet e ka kërcënuar privatësinë e njerëzve: mashtruesit.
Email-et e padëshiruara duken më bindëse se kurrë më parë, dhe hakerimi i llogarive apo i pajisjeve dixhitale po bëhet më i zakonshëm. Është një gjë të humbasësh disa dosje, dhe një gjë tjetër kur në shënjestër janë të dhënat e ndjeshme të liderëve botërorë dhe figurave të rëndësishme.
2023-shi do të jetë viti i Metaverse

Inteligjenca Artificiale (AI) parashikohet të bëhet më e lehtë për t’u përdorur. Po ashtu ajo mund të personalizojë përvojat e blerjeve në internet për çdo blerës, dhe madje t’i dorëzojë ato menjëherë në derën tuaj. Ndërkaq, pjesë të “Metaverse” të Mark Zukerberg, ka të ngjarë të bëhen realitet po vitin e ardhshëm.
Interneti po bëhet më gjithëpërfshirës se kurrë më parë, duke i lejuar përdoruesit të përjetojnë një botë virtuale të njohur si Metaverse, ku vetja e tyre virtuale mund të blejë, luajë dhe madje të zotërojë asete si p.sh prona. Sipas "Forbes", ekspertët besojnë se metaversi do t’i shtojë 5 trilionë dollarë ekonomisë globale deri në vitin 2030, dhe “2023-shi do të jetë viti që përcakton drejtimin e metaversit për dekadën e ardhshme”.
Çfarë do të sjellë e ardhmja?

Gati të gjitha këto parashikime mund të korrigjohen nga një element i vetëm: bashkëpunimi. Tani më shumë se kurrë më parë, njerëzimi duhet të bashkohet për të ndalur ndryshimin e klimës, siguruar kushte të barabarta jetese për të gjithë, dhe për të shmangur konfliktet. Edhe nëse duket e pamundur që një person të ndikojë vetë te ndryshimet, edhe veprimet më të vogla mund të kenë një ndikim të madh.
Gati 21 vjet më parë, presidenti amerikan Xhorxh W.Bush pa...
Dihet tashmë se disa dhjetëra kilometra nën sipërfaqen e T...
Qeveria britanike mbështeti përpjekjen për të vrarë Os...
Teksa po i afrohemi fundit të vitit, është koha për të bër...
Si një festë familjare, Krishtlindjet më të mira për t...
Ndërsa viti po mbyllet, ne duhet të analizojmë me vëmendje...
Si sot më 26 dhjetor 1918, zhvillohej dita e dytë e punime...
Hysa është fqinji im. Banon tek shkalla ngjitu,por ballkonet...
Dy helikopterë ushtarakë e prishën qetësinë e periferisë s...
Historiani i njohur i Luftës së Dytë Botërore, Entoni Bivo...
Shkencëtarë të mëdhenj që u bënë spiunë, por që sot mund t...
Ministria e Jashtme amerikane njoftoi arritjen e një sukse...
Që nga shtatori i këtij viti, mësuesit në të gjithë Hungar...
Kur i thashë bashkëshortes sime se po planifikoja të shkru...
Është një e diel e qetë në Kukës, qytet në Shqipërinë e Ve...
Më 5 nëntor 1925, një burrë i quajtur Sidnej Rajli u ekzek...
Ky vit ka qenë i vështirë për liderët autoritarë më të këq...
Puna që bën çdo ditë Rob Olson për të jetuar është të hyjë...
Shkencëtarët kanë analizuar një meteorit që ra në Tokë, sa...
Kthjelltësia në çastet e fundit të jetës, është një fenom...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...