Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...

A besoni te fantazmat që sillen rreth e rrotull gjatë orëve të natës? Sipas një sondazhi të IPSOS të vitit 2019, 46 për qind e amerikanëve besojnë te fantazmat. Në vitin 2005 vetëm 32 për qind mendonin kështu, ndërsa në vitin 1990 vetëm 25 për qind. Pra, kemi një rritje me gati dyfishin.
Prandaj nuk është për t'u habitur që “gjuetia” e fantazmave është bërë kaq e popullarizuar në media, gjë që nga ana tjetër ka rritur gjithashtu interesin për dukuritë paranormale te njerëzit e zakonshëm. Gjithsesi, gjuetia e fantazmave nuk bazohet në ndonjë fakt shkencor.
Së pari, nuk ka asnjë provë konkrete që ekzistojnë fantazmat. Prandaj kur hetuesit e këtij fenomeni pretendojnë se kanë kontakt me shpirtin e një njeriu që ka vdekur, ne mbetemi të habitur.
Kjo ndodh sepse gjuetarët e fantazmave nuk përdorin të menduarit kritik dhe as metoda shkencore gjatë hetimeve të tyre. Një problem tjetër është se një pjesë e madhe e pajisjeve të përdorura nga këtë gjuetarë nuk funksionojnë ashtu siç pretendojnë ata.
Shumë nga ju mund të jenë të vetëdijshëm për ekzistencën e gjuetarëve të fantazmave për shkak të shumë shfaqjeve të shumta televizive si “Ghost Hunters”, “Ghost Adventureas” dhe “Paranormal Lockdown”. Por studiuesit e paranormales kanë ekzistuar prej dekadash.
Në fillimin e viteve 1900, Uilliam Houp ishte i famshëm për “fotografinë e tij shpirtërore”. Ai paraqiste për publikun figurat e “fantazmave” që do të shfaqeshin në pelikulë, ndërsa ai fotografonte njerëz. Kjo ndodhi derisa ai u demaskua si mashtrues nga hetuesi Herri Prajs në vitin 1922.
Prajs ishte një gjuetar entuziast i fantazmave dhe një anëtar i “Ghost Club”, organizata më e vjetër në botë që diskutonte dhe kryente hetime mbi fantazmat dhe fenomenet e ndryshme psikike. Ed dhe Lorein Uorren janë hetuesit më të njohur të paranormales dekadat e fundit, gjithnjë nëse e keni parë filmin “The Conjuring”.
Ata u bënë të famshëm në vitet 1950 për trajtimin e rasteve të spikatura të zotërimit të trupit nga një shpirt i lig si dhe gjuetisë së fantazmave. Çifti i bashkëshortëve themeloi “Shoqërinë e Nju Inglend për Kërkime Psikike” dhe u angazhua në mijëra raste të dukurive paranormale, përfshirë atë në Emitvill.
Ata ia kushtuan gjithë jetën botës paranormale, dhe Lorein doli në pension vetëm pasi Ed vdiq nga një goditje në tru në vitin 2006. Eksperti Xhonathan Xherri mendon se gjuetarët e fantazmave nuk po kërkojnë vërtetë fantazma kur dalin në terren netëve të errëta, por anomali.
Kjo do të thotë se çdo instrument ose teknikë e përdorur gjatë një hetimi paranormal nuk synon të provojë se ekzistojnë fantazmat. Por thjesht ka për qëllim të kapë shenja se atje ka “diçka”, qoftë ky një tingull, imazh apo ndjesi e papritur. Dy gjëra që zbulohen lehtësisht nga gjuetarët e fantazmave janë topat e dritës dhe zonat e ftohta.
Rënia e ndjeshme e temperaturave lidhet shpesh me praninë e fantazmave. Por nuk ka gjithashtu asnjë teori shkencore që shpjegon se pse fantazmat do ta ftohnin një dhomë. Gjithsesi, shumë hetues paranormalë përdorin pajisje si termometra, numërues të joneve të ajrit dhe kamera termike për të zbuluar ndryshimet në temperaturën e një dhome, edhe pse kjo nuk vërteton asgjë përveç se temperatura e ajrit ka ndryshuar.
Syzet e shikimit të natës janë gjithashtu të shkëlqyera, pasi kapin gjërat që do t’i shpëtonin syrit të njeriut. Edhe kamerat me sensorët e strukturuar të dritës (SLS) janë një tjetër mjet i shkëlqyeshëm, pasi ato projektojnë dritën infra të kuqe dhe kapin lëvizjen në formën e formave 3D.
Këto kamera kapin objekte të forta (si një qenie njerëzore), kështu që nëse ka zhurmë ose një zë që vjen nga një drejtim dhe kamera nuk kap asgjë, ajo do t’ju tregojë se zëri vjen nga një fantazmë. Ndoshta një nga pajisjet më të zakonshme që do të gjeni te gjuetarët e fantazmave është një detektor EVP, i përdorur për të kapur zërat ose tingujt e mundshëm të prodhuar nga shpirtrat. Ideja është që një fantazmë mund të mos jetë në gjendje të prodhojë një tingull aq të lartë sa të mund ta dëgjoni në kohë reale, por një regjistrues mund ta kapë atë.
Ishte Tomas Edison, shpikësi i llambës elektrike, ai që hodhi i pari idenë e detektorit të parë EVP. Në vitin 1920 ai njoftoi se po punonte mbi një “aparat për të parë nëse është e mundur të komunikojnë me personalitetet që e kanë lënë këtë botë”. Por asnjë prototip i kësaj makinerie nuk u zbulua apo u gjet kurrë pas vdekjes së tij.
Më shumë se 30 vjet më vonë, 2 priftërinj do të regjistronin aksidentalisht EVP-në e parë duke përdorur një magnetofon. Gjatë kohës që regjistronin këngët gregoriane, priftërinjtë kapën zërin e babait të vdekur të Atë Xhemelit duke thënë: “Unë do të jem gjithmonë me ju!”
Regjistruesit e sotëm dixhitalë dhe programet kompjuterike që përmirësojnë cilësinë e zërit janë një botë larg makinës EVP të Edison. Por me zhvillimin e teknologjisë dhe manipulimin e të dhënave po lindin më shumë dyshime për këtë fushë. Për shembull, Skeptical Enquirer vë në dukje se kompjuterët e bëjnë të lehtë modifikimin dhe “përmirësimin” e cilësisë së tingullit, aq shumë saqë në fakt mund të na bëjnë të dëgjojmë diçka që nuk është në të vërtetë atje.
Në poemën e tij me titull “Nachtgedanken” (“Mendimet e...
Elefsina, një nga tri kryeqytetet europiane të kulturë...
Dhimbja e qafës mund të ketë shumë shkaqe:stresi, qëndrimi...
Kohët e fundit shkencëtarët kanë arritur të ringjallin dis...
Red Bull është një tjetër markë e madhe që përdori tek...
Gazetarët e kanë përshkruar pushtimin e Ukrainës si “lufta...
Menjëherë pasi reperi 59-vjeçar amerikan Coolio ndërro...
Ata janë ndonjëherë protagonistë të lajmeve të kronikës së...
Mund të dukesh si një luftëtar, i përgatitur për betej...
Ndoshta të gjithë mund të biem dakord se është mirë dhe e ...
Përkufizimi i kohës është një çështje shumë e kontestuar. ...
Panetonia është ëmbëlsira e preferuar e të gjithëve pë...
1.Oleksandra Matvichuk - Juriste / Aktiviste, Ukrainë 39-...
Ishte një vit që e vuri botën në provë. Nga pushtimi i Ukr...
Për të gjashtin vit radhazi, "Forbes" publikoi klasifikimi...
1.Protesta kundër migracionit të paligjshëm, Iquique, K...
Viti 2022 ishte kaotik, dhe duket se 2023-shi do të ndjekë...
Gati 21 vjet më parë, presidenti amerikan Xhorxh W.Bush pa...
Dihet tashmë se disa dhjetëra kilometra nën sipërfaqen e T...
Qeveria britanike mbështeti përpjekjen për të vrarë Os...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...