Si kapërcehet frika nga vdekja?/ Çfarë na këshillojnë filozofët e Greqisë së Lashtë
Vdekja është diçka e pashmangshme. Dhe duke qenë se të...

Ndoshta në letër, Sulltan Kösen është një fermer me një sjellje të butë që jeton në një fshat të humbur të Turqisë. Ai dëshiron shumë nga gjërat që duan shumica e burrave të fshatit të tij: një jetë familjare të qetë, me një grua dhe dy fëmijë.
Por ai mban gjithashtu Rekordin Botëror Gines si njeriu më i gjatë sot në botë, me një gjatësi prej mbi 2.4 metrash. Shtatlartësia e tij mbresëlënëse, i kanë dhënë atij mundësinë të bëjë një jetë deri diku luksoze, me mundësinë e hyrjes në partneritet me kompani të njohura, dhe duke pasur shansin të takohet me udhëheqës botërorë apo personalitete, të cilët sigurisht që nuk do të kishte shansin t’i takonte në rrethana të tjera.
Por pavarësisht këtyre avantazheve, Kösen thotë se e ka të vështirë të gjejë të vetmen gjë që dëshiron më shumë se çdo gjë tjetër: dashurinë. I lindur në dhjetorin e vitit 1982 nga prindër me prejardhje etnike kurde, Sulltan Kösen u rrit në qytetin Mardin, një nga më të vjetrit në Turqinë juglindore, dhe që është zyrtarisht nën mbrojtjen e UNESCO-s si një sit i Trashëgimisë Botërore.
Sipas faqes zyrtare të “Guinness World Records”, rritja anormale e Kösen nuk filloi derinë moshën 10 vjeç. Dhe të dy prindërit dhe 4 vëllezërit e motrat e tij, kanë një gjatësi mesatare. Për shkak të shtatlartësisë së tij të madhe, Kösen nuk ishte në gjendje të përfundonte studimet e tij.
Ai u bë fermer për të ndihmuar familjen e tij që të përballonte jetesën. Po ashtu ai nuk mundi t'i bashkohej klubit lokal të basketbollit, që vendosi se ai ishte shumë i gjatë për të luajtur sportin e tij të preferuar. Por më pas, erdhën Rekordet Botërore Gines.
Sipas faqes zyrtare të mbajtjes së të dhënave, Sulltan Kösen është njeriu më i gjatë sot në botë, me 2 metra e 51 centrimetra. Rritja e tij e pazakontë, ishte rezultat i asaj që njihet si gjigantizmi i hipofizës, kur gjëndra e hipofizës sekreton më shumë hormone të rritjes se te të tjerët.
Nëse nuk trajtohet, gjigantizmi i hipofizës mund të shkaktojë dhimbje të forta nyjeve, në gjymtyrë të rritura tej normës dhe në fund në vdekje. Në vitin 2010, Shkolla Mjekësore e Universitetit të Virxhinias njoftoi se do të trajtonin Kösen duke përdorur një teknologji të quajtur ‘kirurgjia e rrezeve gama”, e cila jo vetëm që do të hiqte një tumor që kishte filluar të rritej në gjëndrën e hipofizës së tij, por do të ndalonte rritjen e trupit të tij.
Në 2012, Shkolla e Mjekësisë njoftoi se përpjekjet e saj ishin të suksesshme, dhe Kösen kishte ndaluar së rrituri. Por kjo nuk ndodhi përpara se turku të kishte thyer rekorde të tjera botërore. Përveçse është sot njeriu më i gjatë në botë, Kösen ka duart më të mëdha në botë, të cilat kanë një gjatësi marramendëse 28.5 centimetra, dhe ka këmbën më të gjatë në botë,35.5 centimetra.
Sipas britanikes “The Mirror”, Kösen është emëruar ambasador kulturor për Turqinë, me shpresën se ai mund të përmirësojë turizmin në rajon. Ai ka vizituar 127 nga 195 vendet e botës, dhe shpesh i drejtohet për bashkëpunim ambasadorëve dhe drejtuesve të markave globale.
“Unë jam krenar që mund të marr pjesë në aktivitete për të mbështetur turizmin. Është diçka e mrekullueshme kur shoh se sa shumë e tërheq vëmendjen e njerëzve. Të gjithë duan të bëjnë foto me mua”-tha ai për median.
Megjithatë pavarësisht arritjeve të tij, Sulltan Kösen është e vështirë të gjejë një grua të veçantë për ta dashuruar. Në nëntorin e vitit 2022, Kösen deklaroi në një intervistë ekskluzive për britaniken “The Mirror” se kishte udhëtuar nga Turqia në Rusi për të gjetur grua.
Por pavarësisht përpjekjeve të tij, të cilat zgjatën mbi 1 vit, kërkimi i tij rezultoi i pasuksesshëm. Nuk është shumë e qartë pse Kösen nuk mundi të gjente atë dikë të veçantë për të ndarë jetën e tij. “Unë dëgjuar se gratë ruse i duan burrat e ngrohtë dhe të sjellshëm. Duhet të jetë e lehtë. Një grua ruse e dashuruar, do ta adhurojë përgjithmonë burrin e saj”-deklaroi gjiganti turk.
Por pavarësisht se ishte në gjendje t’i ofronte një jetë të mirë gruas së tij të mundshme - të dytës, pasi ishte divorcuar nga gruaja e tij e parë në vitin 2021, duke përmendur pengesën e gjuhës - asnjë bukuroshe ruse nuk u interesua për të. Prandaj Sulltan Kösen njoftoi se vazhdonte kërkimin e tij në një vend tjetër të njohur për gjërat e çuditshme dhe të pazakonta:Florida./ Përshtatur nga CNA.al
Vdekja është diçka e pashmangshme. Dhe duke qenë se të...
Në vitin 1883, teksa dergjej në shtratin e vdekjes, Karl M...
Pas dekadash paqeje, Rusia e riktheu luftën në Europë viti...
Romakët e lashtë ishin mjeshtër të ndërtimit dhe inxhinier...
Pas njoftimit të Francës javën e kaluar, se do të dërgojë ...
“Rezerva”, autobiografia e shumëpritur e Princit Herri të ...
Gratë e kanë të vështirë të bëjnë karrierë, gratë pagu...
Sytë, shikimi, janë vendimtarë në raportin që krijohet gja...
Fotografia u shfaq për herë të parë në fillim të shekullit...
Dihet prej kohësh që ngritja apo hedhja e flamurit të bard...
Motivimi është “porcioni magjik”, që i ndihmon njerëzit të...
Prej kohësh është besuar se egjiptianët e lashtë, e përdor...
Të gjithë ne qeniet njerëzore do të vdesim një ditë, por d...
Ai kishte planifikuar kryerjen e një grushti shteti, dhe m...
Të jetuarit deri në moshën 100-vjeçare, ishte dhe mbetet e...
Në verën e vitit 1940, Rajhu i Tretë i Adolf Hitlerit duke...
Vitet e fundit janë regjistruar shumë suksese në zbulimin ...
A besoni te fantazmat që sillen rreth e rrotull gjatë ...
Në poemën e tij me titull “Nachtgedanken” (“Mendimet e...
Elefsina, një nga tri kryeqytetet europiane të kulturë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...