VIDEO/ Ndryshim drastik i motit në Vlorë, stuhia përfshin qytetin bregdetar
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...
Qyteti i Vlorës është përfshirë mbrëmjen e sotme nga një s...

Ekzistojnë një sërë mitesh mbi gjumin, të cilat shpeshherë interpretohen si fakte. Ja cilat janë 8 nga mitet më të zakonshme mbi gjumin, që nuk janë të vërteta.
Sipas një rishikimi të disa studimeve në vitin 2015 botuar në revistën “Frontiers in Psychology”, nuk është e vërtetë që ky nënprodukt i qumështit provokon ëndrra të këqija. Në fakt nuk ka prova që të sugjerojnë se djathi shkakton makthe. Rishikimi zbuloi se ëndrrat ee këqija ishin më shumë të lidhura me ngrënien emocionale, ushqimin e pakontrolluar dhe dietën sesa me atë që hahej. Gjithsesi, ngrënia vonë natën mund të shkaktojë një gjumë të ndërprerë, duke prishur modelet e tij natyrale.
Ndërsa alkooli ka një efekt qetësues, duke ju ndihmuar të ndiheni më të relaksuar dhe të bini në gjumë më shpejt, ai ndikon negativisht në cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit. Kjo pasi e redukton drejtpërdrejt gjumin e fazës REM, që është jetik për kujtesën dhe përpunimin emocional. Po ashtu alkooli rrit rrezikun e gërhitjes dhe apnesë gjatë gjumit, duke çuar në shqetësime të mëtejshme gjatë gjumit.
Në fakt nuk ka një përgjigje të saktë mbi sasinë e gjumit që u duhet njerëzve, por ka rekomandime të përgjithshme për secilën grupmoshë. Për shembull, një i rritur ka mesatarisht nevojë për 7-9 orë gjumë. Por disa njerëz mund të kenë nevojë për 6 orë ose deri në 10 orë. Sasia e orëve në gjumë përcaktohet nga faza jonë e jetës, gjendja shëndetësore, dhe sa energji harxhojmë gjatë ditës.
Ndërsa është e vërtetë që disa njerëz janë të aftë vazhdojnë aktivitetet normale me më pak orë gjumë, shumica e njerëzve kanë nevojë për më shumë orë. Një kohëzgjatje më e shkurtër e gjumit lidhet me probleme serioze si obeziteti, diabeti, sëmundjet e zemrës dhe presioni i lartë i gjakut. Por shkencëtarët kanë zbuluar dy mutacione gjenetike, që u japin mundësi individëve të flenë më pak gjumë, pa vuajtur nga ndonjë pasojë shëndetësore negative. Por këto mutacione janë të rralla, dhe shumica e njerëzve kanë nevojë për më shumë se 5 orë gjumë.
Është një keqkuptim i zakonshëm, sipas të cilit me kalimin e viteve, njerëzit kanë më pak nevojë për gjumë. Në fakt ata kanë nevojë për po aq gjumë sa më parë, por kjo është e pamundur të arrihet. Kur arrijmë të 50-at, kemi humbur deri në 70 për qind të gjumit të thellë që kemi pasur në të 20-at. Por kjo nuk do të thotë se mjafton më pak gjumë.
Përkundrazi, sipas një studimi të vitit 2019 në “Sleep Health”, për një gjumë më të mirë rekomandohet një mjedis më i freskët, me një temperaturë midis 18-21 gradë Celsius. Çdo normë më e lartë, mund të krijojë një valë të nxehti, që me siguri e dëmton gjumin.
Është e vërtetë që një gërhitje e lehtë e herëpashershme mund të jetë e padëmshme. Por gërhitja e vazhdueshme dhe me shumë zhurmë, është një simptomë e Apnesë Obstruktive të Gjumit (ONS), një gjendje në të cilën njerëzit përjetojnë pauza në frymëmarrje apo frymëmarrje të cekëta gjatë gjumit. Përveçse është irrituese për partnerët që flenë me ju, ONS mund të çojë në probleme serioze si sëmundjet kardiovaskulare, goditje në zemër dhe në tru.
Ata që e kanë zakon të vrapojnë pas pune, apo të ushtrohen fizikisht në një palestër nuk duhet të shqetësohen për gjumin. Një studim i vitit 2016 i botuar në “Sleep Medicine”, analizoi zakonet e stërvitjes dhe cilësinë e vetë-raportuar të gjumit të 1000 amerikanëve, dhe zbuloi
se njerëzit që ushtroheshin në mbrëmje, më pak se 4 orë para se të shkonin në shtrat, nuk raportuan asnjë problem me rënien ose me qëndrimin në gjumë atë natë. Madje ata raportuan një gjumë më të mirë në mbrëmjet që ushtroheshin fizikisht, krahasuar me mbrëmjet kur nuk e bënin këtë./ Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Zakonisht besohet se një shkencëtar i famshëm me flokë...
2023-shi është viti 100 i Republikës Turke, themeluar nga ...
Luftëtarët ukrainas qëndronin të zhytur thellë në baltë, d...
A po vuan presidenti rus Vladimir Putin nga ndonjë sëmundj...
Aktualisht ka shumë parashikime se si do të vazhdojë lufta...
Rituale flijimesh, mallkime, kukulla dhe magji e zezë, ka ...
“Mali Magjik”, romani klasik i Tomas Man, ku ngjarjet ...
Mëngjesi i 22 janarit në Pekin i ngjan skenarit të një...
Në 1917 në Rusi shpërtheu revolucioni dhe Car Nikolla ...
“Antverpi, kryeqyteti i krimit si Medelin i Pablo Eskobari...
Ideja se të qenit shtatlartë është një tipar fizik i lidhu...
Ndoshta në letër, Sulltan Kösen është një fermer me nj...
Vdekja është diçka e pashmangshme. Dhe duke qenë se të...
Në vitin 1883, teksa dergjej në shtratin e vdekjes, Karl M...
Pas dekadash paqeje, Rusia e riktheu luftën në Europë viti...
Romakët e lashtë ishin mjeshtër të ndërtimit dhe inxhinier...
Pas njoftimit të Francës javën e kaluar, se do të dërgojë ...
“Rezerva”, autobiografia e shumëpritur e Princit Herri të ...
Gratë e kanë të vështirë të bëjnë karrierë, gratë pagu...
Sytë, shikimi, janë vendimtarë në raportin që krijohet gja...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
Një turiste ka humbur jetën në plazhin e Orikumit, ku po k...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Greqia ka ndërmarrë disa masa emergjente për mbrojtjen e p...
Një aksion i udhëhequr nga Europoli, përmes autoriteteve n...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, priti sot në një takim...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...
Zëvendësministri i Ekonomisë dhe Inovacionit, Enkelejd Mus...