Armë, kokainë dhe kanabis në zonat bregdetare/ Arrestohen dy persona
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...

Tërmeti dhe gjeopolitika janë të ndërthurura midis tyre, me ndihmën e dërguar atje dhe vizitat e zhvilluara nga zyrtarët e lartë. Përmes kësaj tragjedie humanitare, Mesdheu Lindor mund të ketë mundësinë të rikuperojë kohezionin dhe vizionin në prag të zgjedhjeve të rëndësishme në Athinë dhe Ankara.
Katastrofa që i mori jetën dhjetëra mijëra njerëzve, ka nxitur ndjeshmërinë dhe domosdoshmërinë, dhe ajo shndërrohet në një mundësi (mos harroni se diçka e ngjashme ka ndodhur edhe me COVID-19), sepse vendet e prekura zbulojnë pikat e tyre më të dobëta.
Vendet që e ofrojnë ndihmë preken nga ndjenjat e bamirësisë, por ndikohen edhe nga llogaritjet më pragmatike. Prandaj, në këtë rast kombinohen një sërë nevojash. Për shembull, ndërsa Italia ishte vendi i parë europian që dërgoi ndihma humanitare në Siri, zyrtari i parë i një qeverie europiane që udhëtoi në Turqi për të treguar afërsi me pushtetin vendor ishte Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias.
S’ka nevojë të kthehesh shumë pas në historinë e Mesdheut, për të kuptuar se kjo vizitë nuk është aspak e parëndësishme. Po ashtu, mjafton të shihni koincidencën po aq interesante me të cilën Emiri i Katarit, Tamin bin Hamad al Thani, ishte në të njëjtën ditë në Stamboll, kur Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zajed udhëtoi drejt Damaskut.
Dendias u mirëprit në provincën jugore të Adanasë, të shkatërruar nga tërmeti i Turqisë, nga homologu i tij turk Mevlut Çavushoglu. Kreu i diplomacisë së Rexhep Taip Erdogan tha se sa “e rëndësishme është mbështetja e qeverisë greke në këto ditë të vështira”, ndërsa deri pak muaj më parë thoshte se “Greqia po i militarizon ishujt në Detin Egje, ne gjithashtu do të merrnim masat e nevojshme”.

Për më tepër, Ministri i Jashtëm turk tha se nuk dëshironte të priste një tërmet tjetër për të ndrequr marrëdhëniet me Athinën, ndërsa Greqia ishte së bashku me Qipron ndër të parat që u solidarizua me Turqinë dhe dërgoi ndihma. Një zyrtar europian e ka nënvizuar rëndësinë e këtij udhëtimi, duke shpresuar që ajo të jetë fillimi i zhvillimeve të reja pozitive.
Vitet e fundit, tensionet midis Greqisë dhe Turqisë janë rritur në nivele shumë të rrezikshme. Të dyja vendet po përplasen për kontrollin e disa zonave detare, që janë vendimtare për daljen e Ankarasë përtej Detit të Zi, dhe që është bërë edhe më interesante nga nxitja e aktivitetit intensiv gjeopolitik rreth zbulimeve të rezervuarëve të rinj të energjisë (pa harruar kritikat ndaj marrëveshjeve për Zonën Ekonomike Ekskluzive).
Prandaj, në dritën e “degëve të ullirit” të shkëmbyera mes Athinës dhe Ankarasë, është legjitime të pyesim se si do të ndikojë tërmeti, si në marrëdhëniet dypalëshe po ashtu edhe në politikën e brendshme turke, dhe çfarë skenarësh e presin Greqinë me zgjedhjet politike në pranverën e këtij viti.
Ndërkohë Qiproja - qendra e tensioneve historike greko-turke - ka tashmë një president të ri me ish-Ministrin e Jashtëm Nikos Kristodhulides (i mbështetur nga qendra e djathtë) që pason konservatorin Nikos Anastasiades.
Fjalët e tij të para pas fitores ishin: “Do të punojmë për t’i dhënë fund pushtimit turk, dhe ribashkimit të vendit tonë, zhbllokimin e ngërçit, rinisjen e dialogut për një zgjidhje që u siguron fëmijëve tanë një vend të ribashkuar, i cili do të respektojë të drejtat e të gjithë banorëve të saj të ligjshëm, grekë dhe turq qipriotë, maronitë, armenë dhe latinë. Qipro nuk mund të jetë shteti i fundit i paralizuar i Bashkimit Europian”.
Në të njëjtën kohë tërmeti “shkaktoi” hapjen pas 35 vitesh të një pike kufitare midis 2 armiqve të vjetër, Turqisë dhe Armenisë, për të lejuar transferimin e ndihmave për viktimat. Ishte vetë i dërguari i posaçëm i Turqisë për Armeninë, Serdar Kiliç, ai që postoi në "Twitter" foto të kamionëve që kalonin pikën e kontrollit të Alikanit në anën turke të lumit Aras.
“Unë do ta kujtoj gjithmonë ndihmën bujare të dërguar nga populli armen për të ndihmuar në shpëtimin e njerëzve të prekur nga tërmet në Turqi”- deklaroi ai duke falënderuar zyrtarët armenë. Leja u përdor për herë të fundit në vitin 1988 për të transportuar ndihma nga Gjysmëhëna e Kuqe Turke në Armeninë e goditur nga tërmeti.
Që nga ajo kohë marrëdhëniet diplomatike midis Ankarasë dhe Jerevanit kanë ngecur për shkak të fërkimeve shumë të forta mbi rajonin e Nagorno-Karabakut. Tërmeti lëvizi diçka përtej vijës së thyerjes së Anadollit.
Kur shumica e njerëzve dëgjojnë fjalën kryqëzim, mendja i ...
Për shumicën prej nesh, jeta duket se ecën përpara pa prob...
Një mister i madh, mbi të cilin debatohet ende sot kësaj ...
Sipas vlerësimeve të reja të Fondit Monetar Ndërkombët...
Disa statistika të tmerrshme kanë dalë nga disa studim...
“Presidenti është këtu!” I veshur me rroba ushtarake d...
Në "Eneidën” e Virgjilit, një poemë epike latine, perë...
Mund të mos i ngjante momentit tronditës kur sovjetikes lë...
Për dekada, Shtetet e Bashkuara kishin një armë sekrete. G...
Edon Zhegrova po kalon në formë të mirë ndeshjet e fundit. S...
Phishing, Ransomware, sulme DDos. Janë që të gjithë terma ...
Në fushën e betejës, çdo lloj avantazhi mund të përcaktojë...
Sipas zyrës gjermane të statistikave, jetëgjatësia për...
Familja Fugejt nga Kentaki, SHBA, është e famshme për ...
Javën e kaluar, udhëheqësit e politikave dhe biznesit në T...
Në fjalimin e tij kryesor për vitin 2022, presidenti i SHB...
Duket se më në fund presidenti rus, Vladimir Putin, e ka v...
Kur mendojmë mbi mumiet, mendja na shkon menjëherë te qyte...
Gratë që kryejnë vrasje në seri janë një dukuri e rrallë, ...
Kur bisedon me një 70-vjeçare të sjellshme dhe shumë të sh...
Janë 12 ditë proteste në kryeqytet, të cilat filluan pas p...
Dritan Prençi është prokurori i SPAK-ut që fle mbi dosjen ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Vlorës ka finalizuar operacionin e koduar “Sigur...
Zbardhen detaje të reja lidhur me aksidentin e rëndë që u ...
Një biznesmen shqiptar është vënë në pranga këtë pasdite n...
Një aksident i rëndë është shënuar në aksin Korçë-Ersekë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Një aksident tragjik u shënua pasditen e kësaj të premteje...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Lajme të mira për ata që fluturojnë: Pas negociatave shumë...
Zgjati më shumë se dy vjet por tani BE mund të fillojë neg...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi se ushtria ame...
Irani ka ndërmarrë masa të reja për të forcuar mbrojtjen e...
Disa gërmime arkeologjike të kryera gjatë këtotij sezoni n...
Në Muzeun e Arteve të Bukura në Chambéry të Francë, më dat...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ndau sot d...
Kreditimi i biznesit është rritur në pjesën e parë të këti...
Tregu i punës ka shfaqur tendenca shqetësuese në fillim të...